Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Më 5 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit.

Në Kosovë, kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Duke filluar nga ora 11:30, në Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizohet ngjarja për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit në Kosovë, me moton “Volunteer Noë For Our Common Future”.

Ngjarja do të organizohet në bashkëpunim mes MKRS-së dhe Zyrës së UNICEF-it në Kosovë.

Në ngjarje do të marrin pjesë Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ulrika Richardson, Koordinatore e OKB-së për Zhvillim.

Në kuadër të ngjarjes do të shpallen edhe vullnetarët e vitit./KultPlus.com

Sot Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit shënohet më 5 dhjetor.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së në vitin 1985 dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Zyra e Vullnetarëve të Kombeve të Bashkuara (UNV) dhe UNICEF do të shënojnë këtë ditë me moton “Të bëjmë punë vullnetare për një ardhmëri gjithëpërfshirëse”.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti, që mbahet në Kosovë do të kenë mundësinë të bashkëveprojnë përmes aktiviteteve interesante, të shkëmbejnë histori kuptimplotë dhe të njohin vlerën e diversitetit në shoqërinë tonë. / KultPlus.com