‘Ditët e Gjeravicës 2023’ bashkoi dhjetëra adhurues të natyrës dhe bjeshkës

Këto ditë është organizuar ngjarja e përvitshme  me karakter turistik-natyror “Ditët e Gjeravicës 2023”, e cila mbledh dhjetëra adhurues të natyrës dhe bjeshkës, shkruan KultPlus.

Ngjarja është organizuar nga Komuna e Junikut dhe  Sh.B.A “Rrasa e Zogut”, e cila ka për qëllim promovimin e turizmit të kësaj treve, brenda dhe jashtë Kosovës.

“Është mbajtur eventi takimet ndërkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës 2023”. Komuna e Junikut dhe Sh.B.A.“Rrasa e Zogut“ kanë organizuar eventin turistik takimet ndërkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës 2023”. Ne këtë ngjarje e cila organizohet çdo vit në bjeshkët e Gjeravices dhe ku marrin pjese shume dashamir të natyrës dhe bjeshkës.”, thuhet në njoftimin e Komunës së Junikut në Facebook./KultPlus.com