“Salvador Mundi” do të shitet mbi 100 milionë dollarë

Tabloja e fundit e piktorit italian, Leonardo da Vinçi në duart e një koleksionuesi privat do të shitet në Nju Jork më 15 nëntor gjatë ankandit të organizuar nga ”Christie’s”, që e ka vlerësuar 100 milionë dollarë.

“Salvator Mundi” (Shpëtuesi i botës), tablo me një finesë ekstreme që përfaqëson Krishtin, ishte konsideruar prej shumë kohësh si një kopje, para se ekspertët të provonin origjinalitetin e saj.

”Të paktën 20 tablo të Leonardo da Vinçit, vepra e të cilit ishte marrë tashmë kur ishte gjallë, ekzistojnë edhe sot”, sipas ”Christie’s”.

Me përjashtim të “Salvator Mundi”, të gjitha janë në pronësi të muzeve apo institucioneve.

Përgjithësisht, pjesa më e madhe e tablove para shekullit XIX janë sot të aksesueshme për publikun dhe shumë rrallë për t’i parë të ofruara në ankande.

Para shitjes, tabloja do të udhëtojë në Hong Kong, San Francisko dhe Londër, ku do të jetë e ekspozuar, para se të mbërrijë në Nju Jork gjatë ditëve para ankandit./ KultPlus.com

Tasi 1000 vjeçar shitet për 37.7 milion dollarë

Në Kinë një tas qeramike i vjetër 1000 vite është shitur në vlerë prej 250.8 milionë juan (37.7 milionë dollarë).
Në ankandin e organizuar nga Shtëpia e Ankandit “Sotheby’s” në Hong Kong, tasi i qeramikës i periudhës së Dinastisë Song është shitur për 37.7 milionë dollarë.

Tasi me diametër prej 13 centimetrash dhe ngjyrë të ndritshme dhe të kaltër u nxor në ankand për 10.2 milionë dollarë. Tasi u shit brenda 20 minutash pasi u nxor në ankand, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e “Sotheby’s” nuk dhanë informacione në lidhje me identitetin e blerësit, ndërsa theksuan se nga ky lloj tasi në botë gjenden vetëm 4.

Shtëpia e Ankandit “Sotheby’s” në muajin prill në një ankand të organizuar në Hong Kong kishte shitur diamantin oval prej 59.6 karat i quajtur edhe si “Ylli Rozë” në një vlerë prej 71.2 milionë dollarësh.
Çmimi fillestar i diamantit “Ylli Rozë” i cili u nxor nga kompania De Beers në vitin 1999 në një minierë të Afrikës së Jugut ishte 60 milionë dollarë. “Ylli Rozë” para se të gdhendet ishte 132.5 karat, ndërsa prerja e saj zgjati më shumë se 20 muaj./ KultPlus.com