Belgjika miraton dozën e katërt të vaksinës anti-Covid

Belgjika është një ndër vendet në botë që ka vendosur aplikimin e dozës së katër të vaksinës Anti-Covid.

Autoritetet shëndetësore belge kanë vendosur që doza e katër të aplikohet fillimisht tek personat me imunitet të dobët.

“Këshilli i Lartë i Shëndetësisë rekomandon forcimin e individëve me imunitet të dobët që janë shumë të cenueshëm dhe të rrezikuar nga koronavirusi. Ministrat e Shëndetësisë sapo kanë dhënë dritën jeshile, me një zbatim së shpejti”,  ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë e Wallonisë, Christy Moreal.

Ndërkohë aktualisht në Belgjikë doza e tretë e vaksinës mund të merret nga të gjithë qytetarët që janë mbi 18 vjeç. /abcnews.al/ KultPlus.com

Agjencia Evropiane e Barnave: Doza e katërt nuk është e nevojshme në popullatën e përgjithshme

Doza e katër e vaksinave kundër koroanvirusit, ka ngjallur debate të mëdha në të gjithë botën. Kjo ka bërë që një reagim të vijë edhe nga Agjencia Evropiane e Barnave. Kjo e fundit rekomandon se doza e katërt e vaksinës nuk është e nevojshme në popullatën e gjerë.

Nga ana tjetër organizatat dhe shkencëtarët kryesorë shëndetësorë, si specialisti i sëmundjeve infektive Anthony Fauci , flasin për nevojën e prodhimit të një vaksine që do të synojë ekskluzivisht variantin dominues të Omicron.

Agjencia Evropiane e Barnave, nga ana e saj, e bëri të qartë në një konferencë për shtyp se doza përforcuese e koronavirusit në intervale të rregullta nuk do të ishte e nevojshme në planin afatgjatë. Sa i përket dozës së katërt , EMA thekson se nuk është e nevojshme për popullatën e përgjithshme.

Sipas Agjencisë Evropiane të Barnave, nëse vaksinimi duhet të përsëritet në të ardhmen, ai do të bëhet pak para dimrit, siç ndodh me gripin , i cili do të rrisë antitrupat e trupit, pikërisht atëherë kur kemi më shumë nevojë për të.

EMA vëren se ende nuk ka të dhëna të mjaftueshme për dozën e katërt. Megjithatë,  nuk ka asnjë provë që një dozë e katërt është e nevojshme në popullatën e përgjithshme që tashmë është vaksinuar.

EMA nuk përjashton mundësinë e miratimit të një regjimi vaksinimi me katër doza për Covid-19 për njerëzit me “sistem imunitar të dobësuar”, tha Marco Cavaleri, kreu i Divizionit të Kërcënimeve Biologjike dhe Infrastrukturës, në një konferencë shtypi. /abcnews.al/ KultPlus.com