Rrezikojnë zhdukjen, elefantët në listën e kuqe

Elefantët afrikanë duket se rrezikojnë zhdukjen. Të dy speciet që ndodhen në kontinent janë futur në Listën e Kuqe të specieve në rrezik të Kombeve të Bashkuara.

Sot statistikat flasin për 415 mijë elefantë, nga të cilët vetëm 30 mijë janë të variantit të pyjeve.

Popullsia e species “Pyjore” në 30 vitet e fundit kanë pësuar një reduktim prej 86%, ndërsa specia tjetër, ajo e Savanës, ka humbur 60%. Shkaqet kryesore janë vrasja e tyre për tregtinë e fildishit dhe fragmentimi dhe shkatërrimi i habitatit.

Në rezultatet e gjithë studimit të publikuara në revistën shkencore Current Biology, thuhet se rreth 60% e kontinentit afrikan është potencialisht i banueshëm nga elefantët.

Por dy pikërisht i duhet krijuar mundësia të shfrytëzojnë hapësirat e pafundme, që të mund të kthehen të kenë një të ardhme dhe të ripopullohen. / KultPlus.com

Rreth 2 500 gjuhë në botë përballen me rrezikun e zhdukjes

Aktualisht ekzistojnë rreth shtatë mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2 500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.

Me rastin e 21 shkurtit, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Alcal Oğuz, theksoi se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët.

“Në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes”, shtoi Oğuz.

“Në botë ka rreth shtatë mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2 500 po përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, nënvizoi ai.

“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oğuz.

Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.

Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.

“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, theksoi Oğuz.

Shënimi më 21 shkurt i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999./ atsh / KultPlus.com

Rreth 2500 gjuhë në botë drejt zhdukjes

Aktualisht ekzistojnë rreth 7 mijë gjuhë në botë dhe afërsisht 2500 prej tyre po përballen me rrezikun e zhdukjes, paralajmëroi një përfaqësues i Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara (UNESCO) në Turqi.

Duke folur për Anadolu Agency (AA) me rastin e 21 Shkurtit – Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, kryetari i Komisionit Kombëtar të Turqisë (UTMK) të UNESCO-s, Prof. Dr. Alcal Oğuz, tha se nga 62 ditë ndërkombëtare të shpallura nga UNESCO, pesë kanë të bëjnë me gjuhët.

Oğuz thotë se në kuadër të kësaj dite, organizohen aktivitete për të mbrojtur diversitetin kulturor, si dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj diversitetit gjuhësor dhe gjuhëve që përballen me rrezikun e zhdukjes.

“Në botë ka rreth 7 mijë gjuhë. Në mesin e tyre, rreth 2.500 përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak se numri i njerëzve që i flasin ato po zvogëlohet. Sipas statistikave dhe të dhënave të përpiluara, fatkeqësisht, në çdo 15 ditë, një nga këto gjuhë zhduket”, tha ai.

“Rrezikimi dhe zhdukja e gjuhëve është rritur viteve të fundit në veçanti për shkak të ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike në botë”, shtoi Oğuz.

Sipas tij, shumica e gjuhëve të rrezikuara përbëhen nga gjuhë që fliten nga më pak se 10 mijë njerëz.

Ai po ashtu tha se është e vështirë të gjenden folës të rreth 200 gjuhëve.

“Numri i gjuhëve të zhdukura nga viti 1950 është mbi 250”, tha Oğuz.

Shënimi më 21 shkurt i Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare është miratuar në Konferencën e Përgjithshme të 30-të të UNESCO-s më 17 nëntor të vitit 1999./ KultPlus.com