Dua Lipa: Qëndrimi im në Kosovë më bëri ta kuptoj se sa shumë e dua atë vend (VIDEO)

Dua Lipa nuk e mohon origjinën e saj si shqiptare nga Kosova. Këngëtarja me famë botërore ka thënë sot në një intervistë me revistën amerikane Time, se e reprezenton Kosovën në botë.

Në këtë intervistë, Dua Lipa shpjegon lidhjen e saj me Kosovën. Thotë se periudha katër vjeçare kur ka jetuar në Kosovë, e ka bërë atë të kuptojë se sa shumë e do vendin e saj.

“Kam lëvizur në Kosovë në moshën 11-vjeçare, dhe kam jetuar aty deri në moshën 15-vjeçare. Ka qenë kjo periudhë e qëndrimit tim në Kosovë, që me të vërtetë më ka bërë të kuptoj se sa shumë e doja”, ka thënë Lipa për revistën Time.

Lipa tregon për mbështetjen e madhe, siç thotë ajo, që e merr nga shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri, raporton Insajderi.

“Ndjehem se unë e reprezentoj Kosovën në njëfarë mënyre. Ata kanë qenë mbështetës të mëdhenj të çdo gjëje që kam bërë, sidomos kur publikova këngën e parë ‘New Love’ – jam i sigurt se të gjitha shikimet e para të këngës kanë ardhur nga Kosova dhe Shqipëria”, ka thënë Lipa.

“Sepse janë vende të vogla dhe të gjithë të përkrahin dhe me të vërtetë të mbështesin. Deri në këto ditë, ata kanë qenë përkrahës të mëdhenj të punës time”.

Dua Lipa ka zënë vendet e para të ‘chart’-eve botërore me krijimin e saj të fundit “New Rules”. / KultPlus.com