‘Libri i karantinës’, rekomandimi nga KultPlus: ‘E penguara’

Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.

KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.

Tashmë, Ismail Kadare është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë. I përkthyer në shumë gjuhë. Letërsia e tij ka arritur që të depërtojë në pothuajse mbarë botën, duke e bërë atë njërin prej shkrimtarëve më të njohur në botë.

Ismail Kadare është kandiduar disa herë për çmimin “Nobel” por nuk e ka fituar ende, megjithatë ai ka arritur të laureohet me cmime tjera të rëndësishme ndërkombëtare, një ndër ta është edhe çmimi “Princi i Asturias”.

“E penguara” është roman i botuar në vitin 2009. Në këtë libër përveç tjerash, flitet për kohën e shkuar në Tiranë, pra nostalgjia për Tiranën është e pranishme në faqet e këtij libri.

Me një përshkrim mjeshtëror, Kadare, sjell kryqëzimet e rrugëve në sheshin “Skënderbe”, kafenenë “Flora”, kopshtet e Akademisë e Hotelin e famshëm “Dajti”. Këtë roman, autori ua ka kushtuar vajzave shqiptare që u lindën dhe rritën në internim. Por më vonë, përveç internimit, përshkruhet një tjetër pengesë, pengesa e shtetit. Kjo nostalgji epokash për kryeqytetin merr ngjyrim dramatik përmes së cilit jepet vizioni i një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në Tiranë. E kjo është “e penguara”, vajza 18-vjecare, e cila ngrihet kundër fatit dhe përpiqet ta kapërcejë pengesën e shtetit.

“E penguara” ka një narrativitet të fuqishëm, dhe është metaforë për fatin tragjik të kësaj heroine e cila hynë në piedestalin e personazheve model në kulturën shqiptare, ngase arti kadarean është pjesë e kulturës botërore dhe komunikon me të.

Rudia Stafa është bartësi kryesor i ngjarjes i cili ia nënshkruan një libre një vajze të panjohur, shkak për këtë bëhet Migena, shoqja e Lindës, e cila krijon marrëdhënie me dramaturgun Rudinë, të cilën e mban fshehur nga shoqja e saj.

Kadare si mjeshtër i rrëfimit, zhbiron nëpër kohë dhe fatin e Lindës e kontekstualizon përmes mitit të Orfeut dhe trajtesën universale të tij. Linda B. është personazh shkak-pasojë, ku bëhet simbiozë e fuqishme e vajzës së pasionuar për jetën, dashurinë por së cilës i mohohet për arsye të pakuptimta. Figura e Lindës është realitet i zymtë, ajo nuk ka të drejta jetësore, si e tillë ajo përfundon tragjikisht duke u vetëvrarë. Ky fund i dhimbshëm, funebër, është pretekst për të filluar gjurmimin, hulumtimin e jetës së saj si dhe ndërlidhjes që ka ajo me dramaturgun Rudian Stefa.

Ndaj, jua rekomandojmë këtë vepër kadarenae për këto ditë karantine. /KultPlus.com

New York Times: Lexuesit e gjithë botës habiten pse Kadare nuk e merr çmimin ‘Nobel’

“Lexuesit e Ismail Kadaresë habiten çdo vit kur komiteti i çmimeve të Nobelit shpallin fituesin. Shkrimtari më i madh shqiptar fitues i çmimit Man Booker International, Çmimit të Jeruzalemit dhe shumë çmimeve e nderimeve të tjera tashmë është 82 vjeç”.

Kështu fillon shkrimi i gazetës së njohur amerikane, New York Times, kushtuar shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare.

Cynthia Haven, e cila është kritike e letërsisë, i ka bërë një analizë romanit “Vajza në ekzil, Requiem për Linda B” ose siç është titulli në gjuhën shqipe “E penguara”, përkthyer në anglisht nga John Hodgson, e botuar në shqip në vitin 2009, shkruan nytimes, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq, ajo çfarë veçon kritikja Haven është gjuha shqipe, e bërë ndërkombëtare përmes librave të këtij shkrimtari, ndërsa ndalet dhe tek jeta e tij nën regjimin komunist.

Pastaj, ‘E penguara’ është një roman ku flitet për nostalgjinë e Tiranës. ‘Kafe Flora’, kryqëzimet e rrugëve rreth sheshit “Skënderbe”, kopshtet e Akademisë, në ish-pallatin mbretëror, gjethet e rëna parkun përballë hotel “Dajtit”.

Kjo nostalgji epokash të përziera për kryeqytetin e vendit, merr një ngjyrim të skajshëm dramatik kur jepet nëpërmjet vizionit të një vajze që e ka të ndaluar të shkelë në kryeqytet.

Sipas Kadaresë, “Libri flet për një njeri të penguar. Zakonisht në traditën e letërsisë botërore pengesën e krijon fati, këtu është përshkruar një pengesë e një tipi të ri më të vonshëm se fati, pengesa e shtetit. I kushtohet të gjithë vajzave shqiptare që kanë pësuar internimin dhe jo një emri, apo një tjetri. Vajzat shqiptare kanë thithur brengën shqiptare”.

Ky libër ka marrë vëmendjen e medieve ndërkombëtare që pas përkthimit të tij në gjuhën angleze.

Në fund të kësaj historie Kadare lejon personazhet e tij të shkelin natyrën dhe vdekjen, duke i bërë jehonë gjurmëve të Orfeut. Eurydice e Rudian-it i tregon atij udhëtimin e saj tjetër për të ardhur tek ai – të ftohtit, qenve dhe telit me gjemba që shtrihet kudo. Është një përfundim që ndriçon faqet e fundit si një flakë që shkëlqen me alabastërm, shkruan Cynthia Haven… / KultPlus.com