“Nuk i dua retë”, një ndër këngët më të dashura nga ‘Seleksioni 039’ (VIDEO)

Sot lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur pejan, Eduard Meraku i njohur si “Edi King”, befasoi të gjithë artdashësit e zhanrit rok dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Edi King ishte dhe do të vazhdojë të mbetet pionier i rokut në Kosovë. Ai themeloi bendin ‘Seleksioni 039’, një nga bendet më të rëndësishme në trevat shqiptare.

Zëri i tij arriti të gjente hapësirën në secilin zhanër, kjo edhe e bëri atë një këngëtar unik i cili përherë do të kujtohet si një nga ikonat e muzikës rok.

Më poshtë KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të dashura të këtij bendi, këngët e të cilit vazhdojnë të jehojnë ende edhe sot me veçantinë e tyre dhe tekstet autentike aq bukur të interpretuara. / KultPlus.com

Vdes themeluesi i “Seleksioni 039”, Edi King

Sot ka vdekur themeluesi i “Seleksioni 039”, Edi King, shkruan KultPlus.

Vdekjen e këngëtarit të njohur pejan, Eduard Meraku i njohur si “Edi King” e bëri të ditur antari i grupit përkatës “Seleksioni 039”, Gezim Hasku – Geza, pjesë e së cilës ishte edhe i ndjeri.

Ndarja nga jeta e vokalistit të grupit ‘Seleksioni 039’, raportohet të ketë ardhur pas një infarkti.

Në lidhje me vdekjen e tij edhe muzicienti Genc Salihu ka shprehur ngushëllimin e tij nëpërmejt një postimi në rrjetin social Facebook.

“Na la Edi King, pionier i rock’n’rollit KS, themelues i nji prej bendeve ma te randesishme tonat Selekcioni 039, nji njeri aq i ambel. Kemi mesu shume prej teje, King”, ka shkruar Salihu. / KultPlus.com