“Nuk i dua retë”, një ndër këngët më të dashura nga ‘Seleksioni 039’ (VIDEO)

Sot lajmi për vdekjen e këngëtarit të njohur pejan, Eduard Meraku i njohur si “Edi King”, befasoi të gjithë artdashësit e zhanrit rok dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Edi King ishte dhe do të vazhdojë të mbetet pionier i rokut në Kosovë. Ai themeloi bendin ‘Seleksioni 039’, një nga bendet më të rëndësishme në trevat shqiptare.

Zëri i tij arriti të gjente hapësirën në secilin zhanër, kjo edhe e bëri atë një këngëtar unik i cili përherë do të kujtohet si një nga ikonat e muzikës rok.

Më poshtë KultPlus ju sjell njërën nga këngët më të dashura të këtij bendi, këngët e të cilit vazhdojnë të jehojnë ende edhe sot me veçantinë e tyre dhe tekstet autentike aq bukur të interpretuara. / KultPlus.com

Gupi Seleksioni 039 performojnë sonte në Rockuzinë

Sonte në Rockuzinë do të performojë rock grupi i viteve të 80-ta Seleksioni 039.

Seleksioni 039 u themelua në vitin 1982 nga Nehat Kollçaku (kitarë), Ardijan Rusta(vokal), Eduard Meraku(bateri), Gëzim Hasku(kitarë), Gultekin Valla(bass). Njihet si një ndër rock grupet e para të viteve të ’80-ta. Më vonë nga grupi në vitin 1985 shkëputen Guli Valla në (Bass),dhe Edi
King (bateri), po në atë vit njihet gjenerata e dytë: Fatmir Karagjyzi (bass kitarë), Besim (Babuka) Gashi (bateri) dhe Ilir Bajri (Kllaviaturë).

Ndër këngët më të njohura janë: E Shtune Mbrëma, Ti je dritë e unë jam yll, Semafori Defekt, Baraz Dashuri, Tre të humbur etj. Njihen edhe bashkëpunimet e grupit me solisten e mirënjohur Deniza

Begolli. Albumi përmban 11 këngë dhe u quajt ” Më jep rast” por që nuk arriti që të del në shitje. Poashtu si grup kanë marrë pjesë edhe në shumë festivale të asaj kohe si “Okarinat e Arta”, “Akordet e Kosovës”,”Boom Festivalin” etj.

Sonte, Seleksioni 039 do të këtë në përbërje: Gezim Hasku Geza në kitarë, Edi King – vokal, Rinor Ukimeri – keyboards dhe Faton Aliu – bateri.
Performanca e tyre fillon në ora 21:00 në Rockuzinë. / KultPlus.com