‘Eja e dashur’, nga zëri i paharruar i Nijazi Bytyqit (VIDEO)

Nijazi Bytyqi ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare.

Ai konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.

Këngëtari i mirënjohur prizrenas, Nijazi Bytyqi që për shumë dekada i ka kënduar dashurisë, ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare. Mirëpo, ajo që ka mbetur pas nga ai është krijimtaria e tij artistike.

Një ndër këngët e tij është edhe ‘’Eja e dashur’’, e cila shquhet për melodinë e qetë dhe tekstin e saj tejet të ndjeshëm, e që KultPlus ua sjell sonte.

Ti eja, eja e dashur
Unë të dua
Ti eja në ëndrrat e mia më të bukura
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua
Ty të adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua ty gjithmonë të adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua
Ti eja në ëndrrat e mia më të bukura
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua, ty të adhuroj
Ti eja, eja e dashur

Se ti më je gjithmonë në kujtime
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua, ty të adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Se ti më je gjithmonë në mendime
Ti eja, eja e dashur
Unë të dua, ty të adhuroj
Ti eja, eja e dashur
Se ti më je gjithmonë në kujtime.
/ KultPlus.com