‘Elita 5’ rikthehet pas disa vjetësh, publikohet kënga e re (VIDEO)

Elita 5′ ka sjell këngë të re për fansat e tyre, pas disa vjetësh pauzë në muzikë.

Rok-grupi i famshëm nga Maqedonia kanë publikuar të premten këngën me titull “Lamtumirë”.

Kënga është një baladë e cila si shumë të tjera të grupit, i dedikohet dashurisë. Kënga është publikuar vetëm në versionin audio, ndërkohë, nuk dihet nëse asaj do t’i bashkëngjitet edhe videoklipi.

Elita 5 është një grup rok shqiptar, i formuar në Tetovë në vitin 1988. Grupi konsiderohet një pionier i rok-ut shqiptar dhe këngët e tyre kanë një bazë shumë të madhe fansash në trojet shqip-folëse.

Disa prej hiteve të Elita 5 janë: “E urrej shiun”, “Al Kapone” dhe “Faleminderit”. / KultPlus.com