Festivali “Albania, si Gira” në Romë hapet me filmin e regjisorit shqiptar Elton Gllava

Regjisori Elton Gllava hap edicionin e dytë të festivalit “Albania, si Gira”, me filmin e tij “Albanian Cinema Paradiso”.

Mbrëmjen e djeshme filloi festivali i kinemasë shqiptare në Itali, i cili mbahet në Casa del Cinema në Romë.

Elton Gllava është fotograf dhe kineast shqiptar me banim në Romë. I larguar nga Shqipëria në vitin 1991 ai u diplomua nga Scuola Romana di Fotografia e Cinema në Itali dhe zhvillon projektet e tij me në fokus çështjet sociale dhe mjedisore në Itali dhe në vendlindjen e tij. Projekti më i fundit i Gllavës është realizuar në Bulqizë dhe u botua si libër në vitin 2019.

Ky prezantim i kinematografisë shqiptare në Romë, i titulluar Albania, Si Gira – “Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit” është një projekt i shoqatës artistike Cultural Pro./ KultPlus.com