Nga 1 deri më 30 shtator 2025, Muzeu “Dan Gerbo” në qytetin Mulhouse të Francës do të jetë nikoqir i ekspozitës së artistit shqiptar Ramë Dardania.
Ekspozita “Emocionet” sjell një përzgjedhje të krijimeve abstrakte që përmes ngjyrave të forta, formave simbolike dhe portreteve, shpalosin histori nga Kosova dhe ndjenja universale njerëzore.
Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm për prezantimin e artit shqiptar në Francë, duke ofruar një përvojë vizuale dhe shpirtërore për publikun ndërkombëtar.
Hapja zyrtare do të bëhet më 5 shtator, ku vizitorët do të kenë mundësi të takojnë personalisht piktorin dhe të njihen me veprat e tij./ KultPlus.com
Data 24 mars shënon sot 22-të vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s.
Bombardimet zgjatën nga 24 marsi 1999 deri më 10 qershor 1999.
Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë bombardimeve u vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura, baraka dhe lokacione ushtarake. Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s, pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995.
Sipas Human Rights Watch, 60 për qind e rreth 528 të vrarëve ishin nga Kosova, derisa Serbia doli me numra se bëhej fjalë deri në 5700 të vrarë. Tre gazetarë kinezë u vranë në bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd.
Sulmet kishin filluar në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë ishte lajmi më i mirë që qytetarët e këtij vendi morën në atë kohë kur shpresa për liri po ju shuhej. Përmes këtyre fotografive shihet gëzimi i tyre dhe shpresa e rikthyer. / KultPlus.com