Vdes shkrimtari i njohur norvegjez, Kjell Askildsen

Shkrimtari norvegjez, Kjell Askildsen, vdiq në moshën 91-vjeçare, njoftoi shtëpia botuese norvegjeze “Oktober”.

Askildsen shkroi mjaft romane dhe novela gjatë dekadave të tij si shkrimtar dhe konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë e Norvegjisë së pasluftës me stilin e tij të matur dhe minimalist.

“Ai vendosi një standard të tijin për artin e novelës dhe prozës dhe është një humbje e madhe për letërsinë norvegjeze, si edhe për shtëpinë botuese “Oktober”, shpjegoi drejtoresha e botimeve, Ingeri Engelstad.

Aksildsen bëri debutimin e tij në 1953 me “Tani e tutje, unë do të të shoqëroj deri në shtëpi”.

Ai ka marrë disa çmime për veprat e tij, përfshirë Çmimin Nordik të Akademisë Suedeze, që jep edhe Çmimin Nobel për Letërsinë, në 2009.

Disa nga veprat e Askildsen janë botuar, gjithashtu, edhe në anglisht, të përkthyera nga Sean Kinsella, Jon Fosse dhe Eric Dickens. / KultPlus.com