Albumi ‘Anima Rara’ i Ermonela Jahos nominohet nga ‘Opus Klassik’ në Gjermani

Albumi ‘Anima Rara’ e sopranos së njohur Ermonela Jaho është nominuar për dy çmime nga “Opus Klassik’ , transmeton KultPlus.

“Opus Klassik” është një vlerësues muzikor gjerman për personalitete dhe prodhime nga fusha e muzikës klasike.

‘Këngëtarja e vitit’ dhe ‘Albumi vocal solo’, janë dy nominimet që ka marrë soprano Jaho.

Thank you OPUS KLASSIK for distinguishing the Anima Rara CD with two nominations: 1) Singer of the year @ermonelajaho 2)…

Posted by Ermonela Jaho on Saturday, June 5, 2021

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ermonela Jaho ne Facebook, e cila shprehet se ndihet e privilegjuar nga ky vlerësim./ KultPlus.com

“Një zë i shkëlqyer”, Ermonela Jaho mahnit Barcelonën

Vepra ‘Turandot’ e Giacomo Puccini është vendosur në skenën e Operas së Barcelonës nga një grup artistësh, midis tyre edhe sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho.

Performanca e Jahos ka qenë e një niveli shumë të lartë dhe kjo është raportuar në mediat spanjolle.

‘El Espanol’ shkruan për sopranon shqiptare: “Duket se me vetëm dy masa, sopranoja shqiptare Ermonela Jaho është në gjendje të na emocionoje. Ajo është një artiste e kompletuar, e cila të bën të dorëzohesh përpara pianisimo-ve të saj (akute) dhe besueshmërisë në regjistrin e ulët.

Ajo qëndron mbi të gjithë këngëtarët e tjerë, sidomos kur aftësitë e saj muzikore kombinohen me përbindëshin aktrues perbrenda saj.

Ajo e kontrollon këtë përbindësh gjithë kohës për t’ia ofruar shikuesit në shkëmbimin e parë. Kjo ishte arsyeja pse hyrja e saj e parë qiellore, në fillim të veprës, u vlerësua nga publiku. Kjo është arsyeja pse vdekja e saj, në aktin e tretë, ishte prekëse. Jaho është, pa dyshim, një nga ata zërat e shkëlqyer që hedhin magjinë e vetë mbi ajrin magjik që rrjedh në kutinë e bukur skenike të Liceu, një teatër që krenohet të kërkojë dhe tërheqë zërat më të mire ndërkombëtare të momentit. Mision i kryer”.

Edhe ‘El Pais’ ka të njëjtin vlerësim për Jahon: “Por ajo që përbën një hap gjigant në evolucionin e të kënduarit është mrekullia e quajtur Ermonela Jaho. Sopranoja shqiptare impresionoi publikun sapo këndoi pianissimo-n e saj të parë”. /gazetashqip/ KultPlus.com