Historianët e Deçanit i reagojnë “Europa Nostras” dhe kreut të Manastirit

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, nga dega në Deçan, Shkodran Imeraj, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar ndaj Organizatës “Europa Nostra” dhe deklaratës së fundit të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenti Sava Janjiç.

“Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, nga dega në Deçan.

Imeraj ka shkruar se cilësimet e Organizatës jo-qeveritare “Europa Nostra” për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme, duke aluduar se “Europa Nostra” po bën politike hileqare me Manastirin.

“OJQ ‘Europa Nostra’, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar. Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare. Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç”.

Tutje në reagim thuhet se është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, “për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit”.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan.

Manastiri i Deçanit, është nder vendet me të sigurta në Kosovë, pasi që objektin dhe zonën për rreth tij e sigurojnë forcat e Aleancës së NATO-së. Tashmë, ka ardhur koha që sigurinë e Manastirit, të e bëjnë Policia e Kosovës.

Cilësimet e Organizatës jo-qeveritare (OJQ) “Europa Nostra”, për rrezikshmërinë e Manastirit të Deçanit, nuk janë të qëndrueshme.

OJQ “Europa Nostra”, duhet të dije se Manastirin e Deçanit, që nga ndërtimi i tij e deri me sot, e kanë ruajtur dhe siguruar banorët vendas shqiptar.

Manastiri i Deçanit, në të gjitha etapat e historisë sonë, është ruajtur dhe respektuar nga popullsia vendase shqiptare. Me shekuj të tërë Manastiri ka bashkëjetuar dhe vazhdon të qëndroj edhe sot në bashkëjetesë të plotë me popullsinë vendase shqiptare.

Pra, Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar nga shqiptarët. Ai monumente rrezikohet vetëm nga politika dashakeqe e kreut të saj, Igumenti Sava Janjiç.

Përfaqësuesit e OJQ “Europa Nostra”, duhet me patjetër të vizitojnë lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, i cili është tepër i rrezikuar nga mos ndërhyrja në te. Mos lejimi nga ana e Manastirit të Deçanit, që institucionet e Kosovës të ndërhynë në lokalitetin arkeologjik “Kulla e Qelisë”, e rrezikon tej masë këtë monumente antik që të zhdukët nga faqja e dheut.

Pra, OJQ “Europa Nostra”, nuk duhet të beje politike me Manastirin e Deçanit. Ajo duhet të qëndroj larg politikës.

Dënojmë ashpër qëndrimin e djeshëm të kreut të Manastirit të Deçanit, Igumenit Sava Janjiç, i cili duke berë reagim në emër të institucionit, kërkon zbatimin e aktgjykimit anti ligjor dhe anti kushtetuesë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aktgjykimit i cili bazën e ka në ligjet e kohës së Millosheviçit dhe si i tillë ai vendim nuk duhet të zbatohet ngase do të prodhoj efekt zinxhirë, pra do të jetë precedent i rrezikshëm për Kosovën, ngase në Kosovë janë me dhjetëra kisha politike të cilat i ka ndërtuar shteti serb gjatë viteve 1989-1999 dhe ju ka falur toka gjithnjë duke u bazuar në legjislacionin e dhunshëm të viteve 1989-1999 që ka nxjerrë për Kosovën.

Pra Gjykata Kushtetuese e Kosovës me aktgjykimin e saj të majit të vitit 2016, për pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, ka shkelur rende Kushtetutën e Kosovës, respektivisht Nenin 113, paragrafin 7. Si i tillë aktgjykimin i kushtetuesës është anti kushtetuesë dhe anti ligjor me legjislacionin e Kosovës.

Është absurde kërkesa e Igumenti Sava Janjiç, për zbatimin e kinse një marrëveshje (ujdie) të disa viteve me parë, me të cilën institucionet e Kosovës duhet të devijojnë rrugën e cila bie kah Manastirit i Deçanit.

Devijimi i rrugës sipas kërkesave të Manastirit të Deçanit nuk duhet të pranohet nga institucionet e Kosovës, ngase është e papranueshëm devijimi i rrugës, sepse me mija vjet rruga ka qenë e kalueshme dhe e qasshme për qarkullim ajo që kalon në afërsi të Manastirit.

Tentimi i Igumenti Janjiç, për të devijuar rrugën me ndërtimin e një traseja të re kah pjesa e Isniqit dhe kah pjesa e grykës së Lloqanit, dhe mos lejimi i kalimit të njerëzve dhe automjeteve në rrugën ekzistuese është tentim i qartë për të i hapur mundësinë e futjes në geto Manastirit dhe krijimin e kushteve për themelim e një territori të shkëputur nga juidiksioni i shtetit të Kosovës.

Idesë së kreut të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, me të madhe është duke i ndihmuar edhe OJQ “Europa Nostra”, e cila me Manastirin po bën politike hileqare.

I japim mbështetje të plotë dhe të pa rezervë në qëndrimet e saja rreth kësaj teme Qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera Republikës, të cila si asnjëherë më parë janë tepër parimore në këtë temë.

Përsërisim qëndrimin tonë së kreu i Manastirit, Sava Janjiç, duhet të ndal sa me pare fushatën kundër shtetit të Kosovës, dhe të pranojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, e të mos luaj me standardet të dyfishta. Pra ai nuk duhet të luaj me petkun e klerikut, sepse petku i klerikut i takon klerikut e jo politikanit. /KultPlus.com

Kumbaro takon ekspertë nga “Europa Nostra”, bashkëpunime dhe projekte të përbashkëta

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtoresha e Institutit të Monumenteve, Arta Dollani pritën në një takim pune misionin e ekspertëve të Europa Nostra-s, përfaqësuar nga Anëtari i Bordit, Paolo Vitti dhe Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, ekspertë teknikë nga Banka Europiane e Investimit.

Pas vizitës në terren, në kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, Vitti u shpreh i mrekulluar për vlerat arkitektonike dhe artistike që përcjellin këto monumente të kulturës, frymëzuar nga trashëgimia e kultit bizantin, duke i cilësuar “ Thesare Unike” në rajon e më gjerë. Misioni u shpreh entuziast dhe sugjeroi përgatitjen e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO.

“Trashëgimia Kulturore nuk është luks, por potencial për zhvillim ekonomik. Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka kthyer fort vëmendjen ndaj trashëgimisë kulturore. Programet si “100 Fshatrat”, apo “Rrugët e Besimit”, nuk janë vetëm sensibilizim ndaj pasurive kulturore, natyrore dhe shpirtërore të Shqipërisë, por një itinerar i pasur i këtyre thesareve që presin të zbulohen për të komunikuar kulturalisht por edhe për të gjeneruar ekonomi lokale”, u shpreh Kumbaro gjatë takimit.
Misioni vlerësoi maksimalisht punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve në mirëmbajtjen, restaurimin dhe vëmendjen e treguar ndaj këtyre monumenteve dhe u shpreh i gatshëm të “krijojmë urat e nevojshme të komunikimit dhe bashkëpunimit në nivel institucional”.

Misioni i Europa Nostras u njoh me strategjinë e programit të Trashëgimisë Kulturore, ligjin e ri për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, projektet e monumenteve që janë në proces restaurimi, ose pritet të fillojnë përmes partneriteve me donatorë privatë, apo komunitetet fetare.

Në takim u shkëmbyen mendime rreth bashkëpunimit në të ardhmen duke ngritur grupe të përbashkëta ekspertësh në vlerësim, ekspertizë apo zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në ndihmesë të restauratorëve, ikonografëve, teknikave të restaurimit, etj./ ma.me/ KultPlus.com