Farija dhe Bajrami kanë një ëndërr (VIDEO)

Edhe dy ditë kanë ngelur deri në plotësimin e ëndrrës së Farijës dhe Bajramit. Fondacioni “Unë e du Kosovën” fton të interesuarit që të ndihmojnë këta dy artistë, shkruan KultPlus.

Fahrije dhe Bajram Mehmeti kanë prekur ndjesinë e të qenit artistë, duke shijuar edhe ndjesinë e ekspozitave, të cilët tashmë me ndihmën e të tjerëve i kanë prezantuar në Prishtinë, shkruan KultPlus.
Por prezantimi i ekspozitave të tyre nëpër hapësira të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Galerisë Kombëtare të Kosovës, duket të jetë një ëndërr e pakapshme për dy artistët e komunitetit rom, pasi që, shtëpia në të cilën jetojnë bashkë edhe me pesë anëtarë të tjerë, është shumë më e vogël se sa një sallë ekspozite.

Dhe pikërisht këtë hapësirë po e ëndrrojnë këta dy artistë, të cilët nuk kanë kryer shkollë arti, por të njëjtit kanë dhunti për të pikturuar, dhe në fondin e tyre tashmë numërojnë mbi 200 vepra artistike.
Erzen Shkololli është personi që ka takuar fillimisht këta dy artistë, përgjatë vitit 2009, i cili ka përfshirë punen e Fahrijes në një ekspozitë që është kuruar nga Shkololli, në kuadër të SURF Summer Urban Festival në Prishtine në vitin 2010, sikurse edhe një ekspozitë tjetër që është organizuar nga Erzeni, por kjo e dyta në cilësinë e drejtorit të GKK-së.

Dhe duke parë dashurinë për artin dhe ëndrrën e artistëve që të kenë një atelie, Erzen Shkolloli bashkë me regjisorin Ilir Hasanj e Njomza Dragushën kanë realizuar një video, në kuadër të Fondacionit “Unë e du Kosovën”, ku edhe po kërkohet mbështetje për këta dy artistë, ide kjo që tashmë është plasuar në Kosova Ideas, platformen per crowdfunding, në mënyrë që të ndihmohen që të ju sigurohet një hapësirë, e cila do tu shërbente për atelie./KultPlus.com
https://kosovaideas.com/campaign/detail/353