Ndahen çmimet në natën e fundit të edicionit të 15-të të Festivalit “Hyjnesha në Fron”

Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” shënoi edicionin e 15-të të tij. Në Kino “Armata” në Prishtinë për tre ditë me radhë janë shfaqur filma dhe janë mbajtur aktivitete artistike nga komuniteti i film-krijuesve dhe film-dashësve, përcjell KultPlus.

Festivalin “Hyjnesha në Fron” tashmë tradicional në vendin tonë, jemi mësuar të ndjekim gjatë stinës së verës por këtë edicion jubilar, të 15-tin me radhë e majti në fundvit.

Kështu publiku dhe filmdashësit patën mundësi të mbyllin vitin 2022 me shumë filma vendas e ndërkombëtar.

Në këtë edicion ishin 16 filma në kategoritë filmi i shkurtër dhe filmi i gjatë.

Të dielën është shënuar ceremonia përmbyllëse e edicionit të 15-të, ku janë ndarë çmimet:

Filmi i metrazhit të shkurtër:

• Filmi më i mirë : The table of the grove (Kosova);
• Regjia më e mirë : La Clé De L’amour- (Zvicra);
• Aktor/ja më i/e mirë : Mentor Zymberaj;
• Skenari më i mirë : Taking the desert;
• Hyjnesha në Fron : Kristali;
• Fotografia më e mirë : Bujar Zeqiri;

Filmi i metrazhit të gjatë :

• Filmi më i mirë: Internment;
• Regjia më e mirë: Kastriot Avdyli;
• Aktor/ja më i/e mirë : Klodi Hoxha
• Skenari më I mirë : Kastriot Avdyli
• Hyjnesha në Fron : Medea

• Çmimi për vepër jetësore : Selman Lokaj (me votim të komunikimit artistik).

Juria për ndarjen e çmimeve ishte e përbërë nga artistë vendore dhe ndërkombëtar (Maqedonia, Zvicra dhe Kanadaja).Pjesë e jurisë për metrazhin e filmit të gjatë ishin : Maryam Zahirimehr, Petra Terzi, Faik Spahiu, Ilir Ajdini dhe Ilirjan Himaj. Ndërsa anëtarët e jurisë për kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër ishin : Jeton Zogjani, Valina Muçolli dhe Arbër Krasniqi.

Çmimin “Vepër jetësore” e ndau aktori Besim Ajeti që njëherësh është themelues i festivalit “Hyjnesha në fron” në vitin 2002.

Në këtë edicion janë shfaqur shumë projekte filmike vendore dhe ndërkombëtarë por mbi të gjitha vlen të theksohet që festivali ka filluar me prodhimin e filmit. Filmit i shkurtër ”N’sytë e Katës” me regji të regjisorit Shkëlzen Sylejmani – është prodhim i këtij edicionit të Festivalit “Hyjnesha në fron” që trajton temën e personave me nevoja të veçanta në kohëra lufte.

Drejtori i festivalit “Hyjnesha në fron”, Enis Brahimi zotohet që festivali do të vazhdoj zhvillimin e tij edhe në vitet në vijim, ku së shpejti do të hapet edhe mundësia për aplikim në Edicionin e 16-të për vitin 2023. / KultPlus.com

“Hyjnesha në Fron” sjell premierën botërore të filmit “The Devoted”

Dita e tretë e Fest Film Kosova “Hyjnesha në Fron 2018” ka një program mjaft të pasur me kategori të ndryshme filmash të cilët do të shfaqen në dy kinema – kinoja në stacion të trenit dhe Kino Armata, shkruan KultPlus.

Dita fillon me segmentin për më të vegjlit “Hyjnesha Kids” prej orës 14:00 në kinon në stacionin e vjetër të trenit ku do të shfaqen filma artistik dhe të animuar për fëmijë, transmeton KP.

Paralelisht në të njëjtën kohë në Kino Armata do të shfaqen filma të metrazhit të mesëm nga produksione të huaja.
Pasditja e vonë e ditës së tretë është e rezervuar për filma të gjatë artistik të produksioneve të huaja dhe kulmon me shfaqjen e premierës botërore të filmit hungarez ‘The Devoted’ (Të Përkushtuarit) që nis në orën 20:00 në Kino Armata.

Në kuadër të programit janë po ashtu edhe punëtori të ndryshme profesionale si dhe një ekspozitë e veprave të artit që do të jetë e hapur tek stacioni i vjetër i trenit në Prishtinë. Hyrja në të gjithë filmat është pa pagesë përgjatë gjithë kohëzgjatjes së festivalit.

Më poshtë gjeni programin e ditës së tretë të festivalit:

25 Gusht 2018 – August 25, 2018
14:00
My short words 70 min. – Director: Bekir Bulbul, Turkey 2017 (Film artistik për fëmijë / Kid’s Artistic Movie)
What’s inside “Hyjnesha në fron” – Director Mikio Saito 2’32”, Japan (Film i animuar për fëmijë – Children’s animated film)

Kino Armata -Prishtinë

14:00
Eight Days – Director: Jasmin Pivic, 9.55min. Bosnia and Herzegovina, 2018
No Ghosts – Director: Ragnar Snorrason 15.51min. Iceland, 2017
Tzar Bomba Director: Oskar Rosetti 14min. Switzerland, 2018
A Ferry Tale – Director: Mehmet Tigli 10.14min.Turkey, 2018
The Waste Land – Director: A Cheng Dong 15min. China, 2017
16:00 Stone Circle – Director: Patrick Pfister United States 2017 109 min
18:00 Un’ Ati – Director: Mark Norfolk 91min. Kosovo/ Great Britain, 2018
20:00 The Devoted – Director: Pozsgai Zsolt 99min. Hungary, 2018 (Premierë botërore – World premiere)
22:00 Dad is Pretty – Director: Park So Min 92min, Republic of Korea, 2017 (Premierë evropiane -European premiere)./ KultPlus.com

Sonte nis festivali ‘Hyjnesha në Fron’

Me shfaqjen e filmit lituanez ‘Breathing Into Marble’, sonte nis në Prishtinë edicioni i XI-të i festivalit ndërkombëtar të filmit ‘Hyjnesha në Fron’, shkruan KultPlus.

Ceremonia hapëse paraprakisht ka rezervuar për publikun edhe një performancë muzikore nga duoja Makfire Miftari (Vokal) dhe Taulant Rruci (Violinë).

Ngjarja do të zhvillohet në Stacionin e trenit në Prishtinë, gjatë pesë ditëve të ardhshme duke shpalosur tek publiku ofertën e pasur artistike të këtij viti me llojllojshmërinë e prodhimeve filmike nga kineastë të vendeve të ndryshme.

Nata përmbyllëse e 27 gushtit, mbyll edicionin e sivjetmë me ndarjen e çmimeve fituese./KultPlus.com