Vritet kameramani dhe plagoset gazetari i Fox News në Ukrainë

Pierre Zakrzewski, një fotoreporter i Fox News, është vrarë derisa po raportonte në Ukrainë, tha rrjeti i lajmeve të martën.

“Me trishtim të madh dhe me zemër të pikëlluar ne ndajmë lajmin këtë mëngjes në lidhje me kameramanin tonë të dashur Pierre Zakrzewski. Pierre u vra në Horenka, jashtë Kievit, Ukrainë”, u shkroi punonjësve të martën në mëngjes shefja ekzekutive e Fox News, Suzanne Scott.

“Ai kishte raportuar nga Ukraina që nga shkurti dhe ishte me korrespondentin Benjamin Hall kur automjeti i tyre u godit”, tha Scott.

Sipas tij, Zakrzewski ishte një fotoreporter veteran i luftës i cili kishte mbuluar pothuajse çdo storie për Fox News nga Iraku, Afganistani deri në Siri.

Scott lavdëroi punën e tij, duke thënë se atë e bëri me guxim, profesionalizëm dhe etikë.

Scott tha se ishte një ditë e rëndë për Fox News dhe për të gjithë gazetarët që rrezikojnë jetën e tyre për të raportuar.

Ndërkohë, Hall mbetet në spital në Ukrainë, u tha ajo kolegëve.

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, tha se një gazetare ukrainase, Oleksandra Kuvshynova, gjithashtu u vra në incident. / KultPlus.com

Ditëlindja e Mbretit Zog I u filmua nga ekipi i ‘Fox News’ (FOTO)

Në tetor të vitit 1929 shoqëria kinematografike ‘Fox News’ dërgoi në Shqipëri një ekip për të filmuar festimet për ditëlindjen e Mbretit Zog I dhe fjalimin e tij.

Ky filmim është i pari i bërë me zë në Shqipëri.

Flitet gjithashtu, se ekipi i Fox News, udhëtoi nëpër Shqipëri, por materialet e tyre nuk u publikuan kurrë dhe ende nuk dihet nëse ekzistojne dhe ku mund të gjenden.

Në foto shihet ekipi i Fox News gjatë xhirimeve, të shoqëruar nga autoritete të kohës në Shqipëri, së bashku me gazetarin Nebil Çika./KultPlus.com