Ukraina lëshon pullë postare të Banksy për të shënuar përvjetorin e pushtimit

Për të shënuar përvjetorin e pushtimit nga Rusia, Ukraina ka përkujtuar një nga muralet që artisti misterioz, Banksy pikturoi në mbetjet e ndërtesave të djegura përreth Kievit në nëntor.

Murali tregon një djalë të ri duke ekzekutuar me qetësi një lëvizje xhudo të njohur si “rënie lundruese” kundër një burri plotësisht të rritur që mendohet se përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin.

Sipas Guardian, banorët e kryeqytetit të Ukrainës, Kievit, u mblodhën të premten në zyrën kryesore të postës së qytetit për të grumbulluar pullat, të cilat, përveç muralit provokues, kanë frazën “FCK PTN” të shkruar në këndin e poshtëm majtas.

Murali është një nga  shtatë  që Banksy pikturoi në kryeqytetin ukrainas. Në dhjetor, tetë persona u arrestuan për  përpjekjen për të vjedhur  një nga muralet nga një mur në Hostomel, një qytet jashtë Kievit.

Autorët u arrestuan në vendngjarje. Personi që dyshohet se orkestroi grabitjen e dështuar mund të përballet me më shumë se 10 vjet  burg.

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët ukrainas vendosën  xhami mbrojtës  mbi disa prej muraleve për t’i mbrojtur ato nga vandalët dhe kushtet e vështira të motit.

/Shqip.com

Pushtimi rus i Ukrainës: Një vit nëpër foto

Kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, më 24 shkurt 2022, ajo shkaktoi konfliktin më të madh ushtarak në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ky konflikt përmbysi jetët e miliona njerëzve dhe shkaktoi shkatërrim në masë, i cili po vazhdon edhe sot./REL / KultPlus.com

Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv. "Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë", tha ajo.
1Ndërsa trupat ruse filluan pushtimin e tyre në Ukrainë më 24 shkurt 2022, mësuesja 53-vjeçare Olena Kurylo u plagos në një sulm në qytetin e Çuhujiv.

“Kurrë nuk e kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte. Nuk e kam menduar kurrë se kjo do të ndodhte me të vërtetë në këtë jetë”, tha ajo.
Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.
2Ushtarët ukrainas në pozicione në një urë brenda qytetit të Kievit më 25 shkurt 2022. Pas nisjes së sulmeve ajrore në qytete, instalimeve ushtarake dhe zbarkimit të trupave dhe tankeve nga tri drejtime, pushtuesit rusë arritën përfundimisht në periferi të kryeqytetit.
Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.
3Automjetet e blinduara ruse të shkatërruara mbushin një rrugë në qytetin e Buça pranë Kievit më 1 mars 2022. Forcat ruse nuk arritën ta rrethonin apo kapnin kryeqytetin dhe përfundimisht u tërhoqën nga rajoni.
Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur  djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.
4Maryna Yatsko duke vrapuar në një spital pas të dashurit të saj, Fedir, që është duke mbajtur  djalin e saj 18 muajsh, Kyrylo, i cili u godit gjatë bombardimeve të Mariupolit më 4 mars 2022. Kyrylo nuk mbijetoi.
Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.
5Një burrë bart një fëmijë nga qyteti Irpin pas granatimeve të rënda, ndërsa trupat ruse përparonin drejt Kievit më 6 mars 2022.
Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin. Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.
6Një vajzë me macen e saj në një stacion metroje në Kiev më 8 mars 2022, ku shumë njerëz u detyruan të strehoheshin.

Skenat që të kujtojnë Luftën e Dytë Botërore tronditën botën në fillim të marsit, ndërsa civilët ukrainas u zhvendosën nën tokë për të qenë më të sigurt, derisa Rusia sulmoi me raketa në disa qytete të mëdha.
Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022. Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.
7Varrosja e trupave në një varr të përbashkët në periferi të Mariupolit më 9 mars 2022.
Një rrethim gati tre-mujor i qytetit port rezultoi me vrasjen e dhjetëra mijëra banorëve dhe shkatërrimin e 90 për qind të ndërtesave të tij.
Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.
8Një shpërthim në një ndërtesë apartamentesh pasi një tank rus qëlloi mbi të në Mariupol më 11 mars 2022.
Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën "Zemra e Qytetit të Kievit" (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.
9Një jetim 5-muajsh, i shpëtuar nga qyteti i rrethuar i Sumyt, duke fjetur në karrocën e tij në qendrën “Zemra e Qytetit të Kievit” (Kyiv City Heart Center), më 20 mars 2022.
Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.
10Një burrë duke kaluar me biçikletë jo larg tij shihen flakët dhe tymi që dalin nga zjarri pas një sulmi rus në Harkiv më 25 mars 2022.
Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022. Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë "ëndërr" ose "frymëzim", ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.
11Një ushtar ukrainas duke ecur pranë mbetjeve të avionit transportues Antonov An-225 Mriya, më 2 prill 2022.

Mriya, i cili kishte qenë avioni më i madh në botë, u shkatërrua nga një sulm rus më 27 shkurt gjatë luftimeve në aeroportin Antonov në Hostomel. Mriya, që do të thotë “ëndërr” ose “frymëzim”, ishte e dashur nga entuziastët e aviacionit në mbarë botën.
Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.
12Vlad Tanyuk, 6 vjeç, duke qëndruar pranë varrit të nënës së tij, Ira Tanyuk, në oborrin e shtëpisë në periferi të Kievit më 4 prill 2022. Vdekja e nënës së tij erdhi si pasojë e urisë dhe stresit nga pushtimi rus.
Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.
13Yana Bachek ngushëllohet nga partneri i saj, Yevhen Vlasenko, dhe nëna e saj, Lyubov Hubareva, teksa qan mbi trupin e babait të saj, Viktor Hubarev, 79 vjeç, i cili u vra nga sulmet në Harkiv më 18 prill 2022.
Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
14Ekipet e pastrimit duke u përgatitur të punojnë në vendin ku ka ndodhur një sulm rus në Kiev më 28 prill 2022, në të cilin u vra gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych. Kohët e fundit, Hyrych ishte zhvendosur në ndërtesën e banesës. Të paktën 10 persona të tjerë thuhet se u plagosën në sulmin, i cili goditi pas takimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.
15Trupat e 11 ushtarëve rusë të shtrirë në tokë në fshatin Vilkhivka, të rimarrë nga forcat ukrainase më 9 maj 2022.
Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj. "Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia  menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë -- vetëm kocka, mish dhe gjak", rikujton ajo.
16Oksana Balandina, 23 vjeç, bartet nga bashkëshorti i saj, Viktor, në një spital në Lviv më 13 maj 2022. Oksana humbi të dyja këmbët dhe katër gishtat e dorës së majtë kur një predhë shpërtheu pranë shtëpisë së saj.

“Kishte një shpërthim. Ndjeva një zbrazëti në këmbët e mia  menjëherë pas kësaj. Po përpiqesha të shikoja përreth dhe pashë se nuk kishte më këmbë — vetëm kocka, mish dhe gjak”, rikujton ajo.
Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t'i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.
18Anëtarët e familjes duke shikuar ekipet e shpëtimit teksa punojnë për t’i shpëtuar të afërmit e tyre që janë nën rrënojat e një ndërtese banimi të dëmtuar nga një sulm ushtarak rus në qytetin Chasiv Yar, në rajonin e Donjeckut, më 10 korrik 2022.
Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022. Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.
19Një vajzë e re duke mbajtur qenin e saj, përshëndet gjyshërit e saj nga një tren evakuimi që niset nga Pokrovski, në rajonin e Donjeckut, më 2 gusht 2022.

Qeveria ukrainase lëshoi një urdhër për banorët që të largoheshin nga rajoni i Donjeckut nga shqetësimi se mund të mos kishte qasje në furnizimet me ngrohje, energji elektrike apo edhe ujë të pastër për banorët e tij.
Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.
20Njerëzit duke pushuar në një plazh ndërsa tymi dhe flakët ngrihen nga një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e okupuar të Krimesë në Ukrainë, më 9 gusht 2022.
Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022, Anastasia Ohrimenko, 26 vjeç, ngushëllohet nga të afërmit dhe miqtë teksa qan për humbjen e bashkëshortit të saj, Yuriy Styhlyuk, një ushtar ukrainas që u vra në luftime.
21Në një funeral në Buça më 31 gusht 2022, Anastasia Ohrimenko, 26 vjeç, ngushëllohet nga të afërmit dhe miqtë teksa qan për humbjen e bashkëshortit të saj, Yuriy Styhlyuk, një ushtar ukrainas që u vra në luftime.
Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Hersonit, i cili qe pushtuar nga forcat ruse në mars.
22Një ushtar ukrainas me një shalqi në dorë, ngre gishtin e madh teksa një raketë lëshohet drejt vijës së frontit në rajonin e Donjeckut më 3 shtator 2022. Fruti u bë simboli i operacionit kundërsulmues të ushtrisë ukrainase për çlirimin e qytetit të Hersonit, i cili qe pushtuar nga forcat ruse në mars.
Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri jav.
23Një grua duke ngrohur qenin e saj me pallton që ka veshur, në Kivsharyvka më 16 tetor 2022. Banorët kishin jetuar pa gaz, energji elektrike dhe ujë të rrjedhshëm për tri jav.
Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022.
24Fotot kapin momentet para dhe pas goditjes së një droni kamikaz të prodhuar nga Rusia në Kiev më 17 tetor 2022.
Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022. 
25Trupi i ushtarit ukrainas, Vadym Bereghnuy, 22 vjeç, para se të varroset në një varrezë në Harkiv më 17 tetor 2022. 
Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022. Rajoni lindor i Ukrainës është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh.
26Një çift të moshuarish duke u përqafuar. Të moshuarit janë ulur në një stol në qytetin e vijës së parë të Bahmutit gjatë një momenti qetësie nga bombardimet më 27 tetor 2022. Rajoni lindor i Ukrainës është sulmuar nga forcat ruse prej muajsh.
Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022.
27Ushtarët ukrainas duke qëlluar me artileri drejt pozicioneve ruse pranë Bahmutit në rajonin e Donjeckut, më 20 nëntor 2022.
Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022.
28Një grua duke ecur me një elektrik dore gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike në Kiev më 14 dhjetor 2022.
Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut. Presidenti ukrainas mbajti një fjalim gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit në Uashington më 21 dhjetor 2022 gjatë vizitës në SHBA.
29Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris (majtas), dhe kryetarja e atëhershme e Dhomës Nancy Pelosi, reagojnë ndërsa presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u dhuroi ligjvënësve një flamur ukrainas me autografe nga trupat që po luftojnë në Bahmut. Presidenti ukrainas mbajti një fjalim gjatë një sesioni të përbashkët të Kongresit në Uashington më 21 dhjetor 2022 gjatë vizitës në SHBA.
Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023.
30Një burrë ukrainas duke qarë pasi gruaja e tij u vra kur një raketë ruse shkatërroi shtëpinë e tyre në Zaporizhja natën mes 25-26 janarit 2023.
Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023.
31Fëmijët qëndrojnë pranë një krateri të krijuar nga goditjet raketore ruse në qytetin Hlevakha, jashtë Kievit, më 26 janar 2023.
Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023.
32Një tank rus i shkatërruar i mbuluar nga dëbora në qytetin e Sviatohirsk më 12 shkurt 2023.

Vizita e Bidenit në Ukrainë ia kujton Kosovën, ish-ambasadori amerikan: Biden sjell shpresë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ditën e hënë qëndroi për vizitë në Ukrainë ku u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Nga Kievi, presidenti amerikan dha një deklaratë të fuqishme duke konfirmuar përkrahjen e madhe ndaj Ukrainës.

Ndërsa ish-ambasadorit amerikan në Kosovë Greg Delawie, kjo vizitë po i kujton atë që Biden, në cilësinë asokohe të zëvendëspresidentit, i bëri vendit tonë, Kosovës.

“Biden sjell shpresë në Ukrainë. E mbaj në mend kur zëvendëspresidenti Biden solli shpresë në Kosovë duke kaluar një ditë së bashku me ne në Ambasadën në Prishtinë në vitin 2016-të”, shkruan Delawie / KultPlus.com

Ukraina shpreson në ftesën për anëtarësim në NATO gjatë verës

Ukraina shpreson të marrë ftesën për anëtarësim në NATO në fillim të kësaj vere.

Kështu tha kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk.

“Ne presim që Ukraina të marrë një ftesë në samitin e Vilniusit dhe të nisë rrugën e saj në aleancë”, i tha Stefanchuk televizionit ukrainas më 19 shkurt.

Samiti i ardhshëm i NATO-s është planifikuar të mbahet më 11-12 korrik në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius.

Më 30 shtator të vitit të kaluar, Ukraina ka dorëzuar kërkesën për aplikim për anëtarësim në NATO përmes procedurës së përshpejtuar.

Në ditën e aplikimit, sekretarit i përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet për ofertën e Ukrainës në NATO tha se “çdo demokraci në Evropë ka të drejtë të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe aleatët e NATO-s e respektojnë këtë të drejtë. Dhe, ne kemi deklaruar vazhdimisht se dera e NATO-s mbetet e hapur”.

Disa ditë pas, nëntë shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore kanë ofruar mbështetjen e tyre që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s, por ende është larg konsensusi i 30 vendeve (ose 32 kur Finlanda dhe Suedia të anëtarësohen në Aleanc). /REL/ KultPlus.com

Tre figurat kryesore të Ministrisë së Brendshme në Ukrainë vdesin në një aksident me helikopter

Tre figurat kryesore në ministrinë e brendshme të Ukrainës kanë humbur jetën në një përplasje helikopteri pranë një çerdheje në një periferi lindore të kryeqytetit Kiev, shkruan BBC.

Ministri i Brendshëm Denys Monastyrsky, 42 vjeç, vdiq së bashku me zëvendësministrin e tij të parë dhe sekretarin e shtetit.

14 njerëz vdiqën kur helikopteri u rrëzua në Brovary, përfshirë një fëmijë, u njoftua nga autoritetet përkatëse.

Nuk ka asnjë tregues se përplasja ishte diçka tjetër përveç një aksidenti.

Por shërbimi i sigurisë shtetërore SBU tha se po ndiqte disa shkaqe të mundshme për rrëzimin, të cilat përfshinin sabotim, si dhe një mosfunksionim teknik ose shkelje të rregullave të fluturimit.

Shërbimi Shtetëror i Urgjencës kishte deklaruar më parë se deri në 18 persona humbën jetën, por më vonë rishikoi numrin e viktimave nga përplasja, duke thënë se numri i të vdekurve ishte 14.

Monastyrsky, i cili ishte një nga këshilltarët politikë me shërbimin më të gjatë të Presidentit Volodymyr Zelensky, është viktima e profilit më të lartë ukrainas që nga fillimi i luftës, transmeton KultPlus.

Nënkryetari i zyrës presidenciale të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko, tha se ministri kishte qenë duke udhëtuar në një “pikë të nxehtë” të luftës kur helikopteri i tij u rrëzua.

Kreu i policisë në qytetin verilindor të Kharkiv, Volodymyr Tymoshko, tha se ekipi ministror ishte në rrugë për ta takuar atë atje dhe ai kishte folur me ta vetëm dje.

Vdekja e ministrit prek zemrën e qeverisë në Kiev pasi ministria e brendshme ka detyrën jetike për të ruajtur sigurinë dhe drejtimin e policisë gjatë luftës.

Kreu i forcës kombëtare të policisë së Ukrainës, Ihor Klymenko, është emëruar ushtrues detyre i ministrit të brendshëm pas vdekjes së zotit Monastyrsky. /KultPlus.com

Një ditar lufte në Ukrainë

Worldcrunch”

Kiev – Volodimir Vakulenko jetonte në fshatin ukrainas Kapitolivka pranë Iziumit, me djalin e tij 14-vjeçar që vuante nga autizmi. Ai u rrëmbye nga rusët në muajit mars, që në javët e para pas pushtimit. Për muaj të tërë, familja e tij, hetuesit, kolegët e tij shkrimtarë, gazetarët dhe vullnetarët e kërkuan pa rezultat.

Volodimir tregoi në ditarin e tij, që u gjet më vonë, javët e para të pushtimit rus në rajonin Izium në Ukrainën Lindore. Media me seli në Kiev, Livy Bereg, hedh një vështrim pas në jetën e Volodimir dhe boton fragmente nga ditari i tij, origjinali i të cilit tani ruhet në Muzeun Letrar të Harkiv.

Ditari i tij tregon historinë e një civili, faji i vetëm i të cilit ishte përkushtimi i vazhdueshëm ndaj vendit të tij. Volodimir kishte mbajtur për herë të fundit një armë në duar që në rininë e tij, ndërsa shërbente në ushtrinë sovjetike. Ai u rrah keqazi 2 herë në atë kohë, gjë që e kishte lënë me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës:probleme me shtyllën kurrizore dhe dëgjimin.

Volodimir pësoi një tjetër lëndim, këtë herë në kokë, gjatë revolucionit demokratik të Ukrainës në vitin 2014, dhe kjo ishte arsyeja pse ai nuk shërbeu në ushtrinë ukrainase. Në vend të kësaj, ai vazhdoi punën e tij me shkrime dhe si vullnetar. 

“Vullnetarizmi im nisi shumë kohë përpara këtyre ngjarjeve. Por ishte ndryshe, si për shembull ndihma ndaj personave me aftësi të kufizuara, e cila nuk u ndal për shumë vite… Megjithatë, luftimet mbërritën edhe këtu në vendlindje, si një nepërkë e zemëruar që zvarritet gjithnjë e më pranë”- shkruan ai në ditar.

Volodimir e rriti i vetëm djalin e tij 14-vjeçar Vitalik. Ai  ka një formë komplekse të një çrregullimi autik. Nuk flet dhe ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Nëna e tij, Irina Novicka, humbi aftësinë për të ecur 3 vite pas lindjes së birit. Ndaj pas divorcit, familja vendosi që djali të qëndronte me babain e tij.

Volodimir nuk i pëlqente ta linte vetëm të birin, qoftë edhe për një minutë. Ndaj ai e merrte kudo me vete, madje edhe kur filloi të ndihmonte ushtarët ukrainas në postblloqe. Çdo ditë ata ecnin së bashku për 5-20 kilometra. Si shumë të tjerë ai mblidhte para për të ndihmuar ushtarët përmes rrjeteve sociale. 

Ndonjëherë, dikush në supermarket i afrohej duke i kërkuar që ti jepte nga ana e tij ushtarëve një “paketë të mirash”, siç e quan ai në ditarin e tij. Vështirësia më e madhe nën pushtimin rus ishte mungesa e komunikimit dhe e informimit mbi situatën në vend. 

Ai shkruan në ditarin e tij:“Kryetari iu fsheh përgjegjësive. Nuk mbante fare kontakte me qytetarët, dhe ne nuk e dinim nëse qyteti rezistonte ende, apo ishte pushtuar nga armiku. Nuk kishte absolutisht asnjë lajm, një mungesë e plotë komunikimi për të na sqaruar disi se çfarë po ndodhte në fshatin tonë. Ndërkohë nëpër rrugë shihnim shumë pushtues. Postblloqet e tyre ishin çdo 100 metra. Ata na kontrollonin vazhdimisht, madje edhe çantat bosh. Nervat e mia nuk mund të duronin një poshtërim të tillë”.

Gjëja e dytë më e vështirë ishte se si të siguronte stabilitetin e një adoleshenti me një sistem nervor jashtëzakonisht të ndjeshëm, dhe t’i shpjegonte atij se çfarë po ndodhte. Nëna e Volodimir, Olena, thotë se gjatë 2 javëve të para të pushtimit, ajo i kërkoi vazhdimisht djalit të saj të largohej bashkë me nipin e saj, por ai u përgjigj se do të qëndronte që të ndihmonte njerëzit, por edhe të kujdesej për babain e tij, që pak kohë më parë kishte pësuar një goditje në tru.

Pastaj ishte shumë vonë. Ndërsa kujdesej për djalin dhe babanë e tij, Volodimir vazhdoi të angazhohej si vullnetar. “Çdo lloj heroizmi, si ndalimi i një autoblinde duke i dalë para në rrugë, ndodh në qytetet e mëdha. Ne jemi një fshat i vogël, ku maksimumi që mund të bëhet është të mblidhen vetëm njerëzit patriotë, jo më shumë se 2-3 veta. Unë e dija prej kohësh këtë gjë, ndaj jetoja si një vetmitar. Gjithmonë e dija se herët a vonë do të tradhtohesha. Dhe siç doli më vonë, midis nesh kishte shumë informatorë të armikut”- vijon më tej në ditarin e tij.

Olena thotë se djali i saj ishte shumë patriot, dhe ndoshta tepër i guximshëm. Ai i bindi bashkëfshatarët të flisnin ukrainisht, dhe të mos i besonin atyre që dëgjonin në televizionet ruse. Gruaja thotë se dikush nga fshati e denoncoi tek pushtuesit. Në fillim, rusët e ndaluan në rrugë, e kontrolluan, duke kërkuar edhe çantat bosh.

Më 22 mars, 5 ushtarë rusë mbërritën në oborrin e shtëpisë së babait të Volodimir dhe pyetën:”Ku është ai nacionalisti juaj?”. Ata morën “për inspektim” telefona, dokumente dhe libra në gjuhën ukrainase. Të nesërmen, e arrestuan Volodimirin dhe djalin e tij. I detyruan të zhvishen dhe të tregonin nëse kishin tatuazhe.

Atë mbrëmje, Volodimir dhe i biri u liruan. Rusët i thanë se do t’ia kthenin dokumentet të nesërmen, por sigurisht që nuk e bënë këtë. Herën e dytë që e ndaluan shkrimtarin ishte më 24 mars. Por këtë herë ai nuk u kthye më në shtëpi. “Dokumentet u gjetën më vonë, më 12 maj, në një çantë së bashku me trupin e tij të pajetë”- thotë ish-gruaja e Volodimir, Irina Novicka. 

Gjithsesi para të kapej, ai e fshehu ditarin e tij nën një pemë qershie në oborr. Olena e kërkoi të birin për muaj të tërë. Ajo trokiti në çdo derë të administratës së pushtuesve dhe të ashtuquajturave “militsiya”. Në fillim i thanë “Mos u shqetëso, ne do ta lëmë të lirë, nuk jemi nazistë”. 

Më pas e gënjyen duke i thënë se nuk kishin informacion, por se po e kërkonin. “Kur shkova sërish tek komandanti rus, ai nuk ktheu fare kokën nga unë. Pa diku mbi kokën time, tek muri:Po punojmë. Jemi duke e kërkuar. Aty e kuptova se të gjithë e dinin se ku ishte dhe çfarë i ndodhi. Ata thjesht po më gënjenin”- shprehet Olena.

Më pas në vjeshtë bota do të zbulonte se në Izuium kishte pasur 12 dhoma torturash. Ndërsa kërkonte Volodimirin, familja u përpoq të mbijetonte. Në qytet nuk kishte thuajse fare ushqim që nga fillimi i pushtimit. Vitalik ishte 3 herë në prag të vdekjes, por për fat të mirë mbijetoi.

Shkrimtarë të tjerë mësuan mbi rrëmbimin e Volodimir më 10 prill, kur ish-gruaja e tij Irina Novicka shkroi për të në Facebook. Që atëherë dhe deri në çlirimin e territoreve të pushtuara të rajonit të Harkiv në shtator, askush nuk kishte asnjë kontakt me të afërmit e Volodimirit në Kapitolivka. 

Ata as që e dinin se pushtuesit e kishin liruar menjëherë Vitalikun. Aktivistët e të drejtave të njeriut mundën të flisnin për rastin e Volodimir në platformat ndërkombëtare, por nuk kishte asnjë mënyrë për të kontrolluar faktet dhe për të mbledhur prova. Pas çlirimit të rajonit të Iziumit, u gjetën dhe rihapën varrezat masive. 

Sipas librit të të dhënave të shërbimit funeral të Iziumit, trupi i Volodimir Vakulenko ndodhet në varrin nr. 319. Olena, që gajtë gjithë asaj kohe jetoi me shpresë, thotë se në atë moment  zemra e saj gati sa nuk i plasi nga dhimbja. Në trupin e tij u gjetën 2 plumba nga një pistoletë.

Kishte më shumë se një muaj në rrugë. 

Olena nuk e di nëse Vitalik e kupton që babai i tij ka vdekur. Ajo thotë:”Unë ende nuk e di  se si t’ia shpjegoj. Por kur flasim për Volodimirin, ai bëhet shumë nervoz”. Në hyrjen e ditarit të Volodimir shkruhet:“Në fillim ëndërroja numra, kalendarë të vjetër, miqtë dhe djemtë e mi (ushtarët ukrainas), sikur po i përqafoja, i takoja. Frikësohem të mendoj se çfarë ka ndodhur me ta. Në ditët e para të pushtimit gati u dorëzova për shkak të urisë. Tani e kam mbledhur veten, madje kam punuar pak në kopsht dhe kam sjellë patate në shtëpi. 

Zogjtë cicërojnë vetëm në mëngjes… Më në fund, në mbrëmje më shpëton muzika në celular. Edhe sot, në Ditën e Poezisë, një tufë e vogël zogjsh më uruan nga qielli. M’u duk sikur më thanë:”Gjithçka do të jetë Ukrainë ! Unë besoj tek fitorja!”. / WorldCrunch / KultPlus.com

‘Pussy Riot’ dedikon një album të ri kundër luftës në Ukrainë

“Mami, mos shiko TV”, është kënga e re e grupit rus ”Pussy Riot” për të protestuar kundër luftës në Ukrainë, censurës ruse dhe gjithashtu kundër Perëndimit që “sponsorizon” regjimin duke blerë naftë dhe gaz rus.

Në album kërkohet edhe që lideri rus Vladimir Putin të gjykohet nga një gjykatë ndërkombëtare.

Në një deklaratë për “Guardian”, grupi e përshkroi qeverinë e Putinit si një “regjim terrorist” dhe e quajti atë, zyrtarët, gjeneralët dhe propagandistët e tij “kriminelë lufte”.

“Muzika jonë është një klithmë dëshpëruese dhe qortuese kundër marionetave gjakatare të Putinit, një përbindësh i vërtetë kanibal, vendi i të cilit është në pafundësinë e flakëve të zjarrta të ferrit mbi kockat e viktimave të kësaj lufte të tmerrshme.”

Titulli dhe refreni i këngës bazohet në fjalët e një ushtaraku rus të kapur, i cili i tha nënës së tij: “Mami, nuk ka nazist këtu, mos shiko TV”.

“Propaganda ruse helmon zemrat e njerëzve me urrejtje çdo ditë. Ata që e kundërshtojnë Putinin burgosen, helmohen dhe vriten”, deklaroi grupi, duke vënë në dukje se paratë që Kremlini merr nga komuniteti ndërkombëtar duke bërë biznes me Rusinë janë shndërruar “në gjak ukrainas”./atsh/ KultPlus.com

EPA/ANTHONY ANEX

Qyteti ukrainas Lviv, shpallet Kryeqyteti Europian i Rinisë 2025

Lvivi, qyteti ukrainas, u shpall dje Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2025, në ceremoninë e zhvilluar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Titullin e dorëzoi kryebashkiaku Erion Veliaj, duke qenë se Tirana e mbajti këtë vit titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, ku u shënuan mbi 1000 aktivitete për të rinjtë.

“Fqinjët kanë rëndësi! Ata kanë rëndësi për ne kur i kemi në pallat, janë ata që na rrethojnë në shkollë, në punë, por më shumë rëndësi kanë nëse janë shtete që na rrethojnë. Teksa ne përjetojmë një luftë në Europë, si kjo në Ukrainë, të gjithë po e kuptojmë se nuk duhet t’i marrim fqinjët për të mirëqenë,” u shpreh Veliaj gjatë fjalës së tij gjatë ceremonisë.

Kryebashkiaku ndau edhe një copëz nga përvoja si drejtues i qytetit që mbajti titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë. “Kur më pyesin se cila është paja që la Viti i Rinisë, sigurisht që më vijnë në mend shumë punë fizike që kemi bërë. Por, e di se çfarë do t’i ngelet qytetit tonë? Edhe pse jam shumë krenar për bibliotekat e reja, për qendrat rinore, edhe pse jam shumë i lumtur që ne i kemi 40 shkolla, jam shumë krenar për terrenet sportive, unë besoj se arritja e vërtetë e vitit të Rinisë, e Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, ka qenë ndërtimi i një katedraleje të zemrave tona, të mendjeve tona dhe të qëllimeve tona si europianë, si njerëz që punojnë bashkë, fitojnë bashkë, përparojnë bashkë dhe janë krenarë për njëri-tjetrin, fqinjët e shokët e tyre të rinj”, tha ai.

Por, viti i Rinisë ende nuk ka mbaruar, shtoi Veliaj. “Për të gjithë ata që janë vizitorë në Tiranë, shpresoj të rrini deri në fundjavë, ku teksa mbyllim vitin ku ishim Kryeqyteti Europian i Rinisë, Dua Lipa mbyll turin e saj botëror në Tiranë. Nëse do rrini edhe më gjatë, në datën 6 dhjetor krerët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit do të takohen në Tiranë, për një samit historik të Europës së bashkuar me vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe nëse do rrini akoma, do ju konsiderojmë t’ju japim një pasaportë shqiptare, që të mos ikni më kurrë,” tha kreu i Bashkisë.

“Edhe pse jemi në fund, muaji dhjetor na pret me realizimin e shumë shumë aktiviteteve të tjera, të përkthyera në uorkshope, trajnime, seminare, ekspozita, festivale, koncerte, kampionate sportive shumë e shumë të tjera,” tha Aspasjana Kongo, Koordinatore e Përgjithshme e “Tirana, Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Kongresi Rinor Kombëtar.

“Dua të falenderoj Bashkinë e Tiranës si një partner serioz në këtë rrugëtim plot sfida, që është gjendur në çdo moment dhe ka përqafuar këto nisma,” tha Dafina Peçi, Drejtoreshë Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar.

Katër ishin qytetet finaliste për titullin e kryeqytetit të ardhshëm europian të Rinisë: Izmiri, Fuenlabrada, Tromso dhe Lvivi. /atsh /KultPlus.com

Pas suksesit në Kherson, Kiev zotohet të vazhdojë dëbimin e Rusinë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u zotua se do të vazhdojë t’i shtyjë forcat ruse jashtë vendit të tij, pasi ato u tërhoqën nga Kherson.

Tërheqja ruse nga Khersoni shënoi një moment historik triumfues në për Ukrainën kundër pushtimit të Moskës pothuajse nëntë muaj më pare, raporton Associated Press.

“Do të shohim shumë të tjera përshëndetje të tilla” të ushtarëve ukrainas që çlirojnë territorin e kontrolluar nga Rusia”, tha Zelenskyy, “ne nuk harrojmë askënd ne nuk do të lëmë askënd.”

Ai u zotua para njerëzve në qytetet dhe fshatrat e Ukrainës që janë ende nën okupim.

Rimarrja e Khersonit nga Ukraina ishte një pengesë e rëndësishme për Kremlinin dhe e fundit në fushën e betejës. Ajo erdhi rreth gjashtë javë pasi presidenti rus Vladimir Putin aneksoi rajonin Kherson dhe tre provinca të tjera në Ukrainën jugore dhe lindore – në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar – dhe i shpalli ato territor rus. / KultPlus.com

Ukrainasit festojnë pasi Kievi ka rimarrë qytetin kyç Kherson

Ushtarët ukrainas janë mirëpritur në Kherson nga banorë të gëzuar, pasi Rusia tha se ishte tërhequr plotësisht nga qyteti kyç jugor, transmeton KultPlus.

Videoja tregonte vendasit në rrugë, duke mbajtur flamurin kombëtar të Ukrainës dhe duke brohoritur ndërsa trupat e Kievit mbërrinin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kherson ishte “qyteti ynë”.

Kherson ishte i vetmi kryeqytet rajonal i marrë nga Rusia pas pushtimit të shkurtit. Tërheqja është parë si një nga pengesat më të mëdha të luftës.

Trupat ruse që pushtuan Kherson mendohet se po zënë pozicione të reja në anën lindore të lumit. /KultPlus.com

Ukrainasit pa energji elektrike në stacionin e trenit, Zelensky duke filmuar për Netflix (VIDEO)

Në një video të shpërndarë së fundmi në rrjete sociale, shihet se si ukrainasit po qëndrojnë pa rrymë në një stacion treni, derisa Volodymyr Zelensky po filmon për gjigantin Netflix, shkruan KultPlus.

Problemet me rrymë kanë përfshirë një numër të madh shtetesh, pas sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndërprerjes me furnizim të gazit nga kjo e fundit.

Franca organizon konferencën ndërkombëtare në ndihmë të Ukrainës

Franca po organizon një konferencë ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën për të forcuar qëndrueshmërinë civile të vendit gjatë dimrit.

“Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky arritën një marrëveshje për organizimin e konferencës gjatë një bisede telefonike”, njoftoi Pallati Élysée.

“Furnizimi me ujë dhe infrastruktura elektrike e Ukrainës kanë pësuar dëme të mëdha pas sulmeve ruse. Duhet të veprojmë përpara se të nis dimri”, shkroi Macron në Twitter.

“Ne do të mobilizojmë shpejt komunitetin ndërkombëtar dhe sektorin privat”, shtoi ai.

“Përgatitjet për konferencën e Parisit më 13 dhjetor duhet të fillojnë së shpejti”, tha pallati. Një konferencë dypalëshe më 12 dhjetor do të shërbejë për të mobilizuar kompanitë franceze.

Macron dhe Zelensky diskutuan gjithashtu situatën aktuale në terren dhe zhvillimet e fundit në kundërsulmin e Ukrainës.

“Siç i konfirmova këtë mëngjes presidentit Zelensky, ne jemi plotësisht të mobilizuar për të rritur mbështetjen tonë ushtarake për Ukrainën, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e saj ajrore”, shkroi Macron në Twitter. / KultPlus.com

Deputeti ukrainas në Kuvend: Ukraina duhet ta njohë Kosovën sa më parë, do të bëj gjithçka për këtë

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko tha në Kuvendin e Kosovës se kosovarët kishin kaluar nëpër gjenocid ashtu siç po kalojnë ukrainasit sot.

Goncharenko tha se do të bëjë gjithçka çfarë mundet që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta Express.

“Unë mendoj që kjo duhet të bëhet sa më parë”, tha ai.

“Unë do të bëj çfarëdo që është në dorën time që t’ju ndihmoj në këtë”, shtoi Goncharenko.

Sikur kosovarët më 1998-1999, Goncharenko tha se ukrainasit po luftojnë për pavarësinë e tyre.

“Ne ndjehemi shumë të afërt me ju, sepse edhe kosovarët kanë kaluar nëpër gjenocid. Ukrainasit janë duke kaluar nëpër këtë tani. Kosovarët kanë luftuar për pavarësinë e tyre dhe ne tani jemi duke luftuar për pavarësinë tonë”, tha ai.

Deputeti më 5 gusht e kishte dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë, përmes së cilës kërkonte që vendi i tij ta njohë pavarësinë e Kosovës. / KultPlus.com

NATO dyfishon praninë në Baltik: Më shumë mbrojtje ajrore për Ukrainën

NATO po dyfishon praninë në detin Baltik, dhe me mbështetjen e avionëve ushtarakë, do të monitorojë infrastrukturën kritike të aleancës nga sabotazhe të mundshme. Këtë e tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Jens Stoltenberg.

Ministrat e Mbrojtjes së aleancës ushtarake janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar mbi mënyrat se si t’i sigurojnë shtetit në luftë më shumë sisteme ajrore për të mbrojtur civilët dhe infrastrukturën kritike nga sulmet pa dallim të Moskës.

Takimi i ministrave të NATO vjen dy ditë pasi Rusia lëshoi një breshëri raketash rreth Ukrainës duke vrarë të paktën 19 civilë.

Presidenti Zelenski e vuri theksin tek suksesi i Kievit në interceptimin e raketave duke thënë se më shumë se gjysma e tyre ishin rrëzuar. Ky sukses sipas shefit të NATO, thekson nevojën për të furnizuar Kievin me më shumë sisteme mbrojtëse. / KultPlus.com

Video romantike qeveritare ukrainase si mirënjohje për Francën

Një video e qeverisë ukrainase për të falënderuar Francën është publikuar në rrjetet sociale, në ndërkohë që ka shkaktuar surprizë në ambientet politike dhe mediatike.

Kievi falënderon Francën me pamje trëndafilash, me perëndime dielli mbi kullën Eiffel, me specialitete kulinarike franceze, me kujtime për Brigitte Bardot dhe Sophie Marceau, por që vazhdojnë me pas me bateritë kundërajrore ”Caesar”, që janë dërguar në vendin e përfshirë nga lufta kundër Rusisë nga ana e Parisit.

Kjo video është postuar, sipas asaj që duket në rrjetet sociale, nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.

Në sfond, notat e këngës “Je t’aime, moi non plus” të Serge Gainsbourg, me zërin pëshpëritës të Bardot.

“Veprimet romatike mund të marrin forma të ndryshme”, lexohet në mesazhin që shfaqet së bashku me imazhet e trëndafilave dhe baterive kundërajrore.

”Por, nëse me të vërtetë doni të pushtoni zemrat tona…”.

Në këtë çast, nga lulet dhe duart e të dashuruarve që kërkojnë njëri-tjetrin në Paris, kalohet te kundërajrorët që hyjnë në bordin e avionëve për të mbërritur në Ukrainë.

Mesazhi vazhdon “… asgjë nuk është më e mirëse… artileria, 155 mm, lëvizshmëri e madhe, vetëfurnizuese, artileri”.

Sërish në mesazh, nën zërin e Brigitte Bardot, shfaqen në fund fjalët “Merci beaucoup France” (”Shumë faleminderit Francë”) dhe “Send us more” (”Na dërgoni më shumë”)./atsh/ KultPlus.com

(Photo by ARIS MESSINIS / AFP)

“Bella Ciao”, një ode për lirinë e kënduar nga Irani në Ukrainë

Nga Ukraina në Kili, nga Hong Kongu apo tani në Iran, protestuesit anembanë botës po mblidhen duke kënduar tekstin zemërthyes të “Bella Ciao!”, një këngë tradicionale italiane që është kthyer tashmë në një odë për lirinë.

Gratë kurde në Turqi dhe emigrantët iranianë në Paris e kanë kënduar këngën ditët e fundit në shenjë solidariteti me iranianët që protestojnë për vdekjen e të resë Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua nga Policia iraniane e Moralit për shkelje të kodit të rreptë të veshjes së Republikës Islamike.

Himni u bë simbol i protestave kur një video u bë virale. Ajo e një këngëtareje me kokën e zbuluar, në kundërshtim me hixhabin e detyrueshëm, duke performuar një version të ngadaltë në persisht.

Por, ajo është përdor më parë për dekada nga protestuesit nga Nju Jorku në Hong Kong, deri në Luftën e Dytë Botërore kur u bë himni jozyrtar i luftëtarëve antifashistë.

Sipas Carlo Pestelli, autor i librit “Bella Ciao: Kënga e Lirisë”, nuk ka asnjë provë që të jetë kënduar ndonjëherë nga partizanët italianë.

Historia e saj shkon shumë më tej, në këngët e shekullit XIX, nga Italia Veriore plot pasion dhe dashuri të zhgënjyer.

“Është e vështirë të përcaktohet saktësisht origjina e saj”, tha Carlo Pestelli duke vënë në dukje se vetë muzika ka burime të ndryshme.

Teksti i paqartë, që evokon një pushtues anonim dhe nderin e vdekjes për liri – e kanë bërë që atëherë një simbol solidariteti për shumë kauza.

“Nuk ishte një këngë komuniste, por një manifestim për lirinë… përfaqëson vlera apolitike që të gjithë mund t’i kuptojnë dhe ndajnë”, detajon Pestelli.

”Është gjithashtu një këngë e lehtë për t’u kënduar”, shton ai.

– Një rezonancë globale –

Popullariteti i “Bella Ciao” është ushqyer nga emra të mëdhenj të muzikës, përfshirë yllin francez me origjinë italiane, Yves Montand, dhe së fundmi, përfshirja e tij në serialin hit të Netflix “La casa de papel”.

Dhe mund të dëgjohet kudo ku mblidhen turmat.

Ukrainasit e kënduan atë këtë vit përballë forcave ruse që pushtuan vendin, ishte kolona zanore e protestuesve që kërcenin në Tripoli, një këngë nga tifozët anglezë të futbollit dhe një thirrje për veprim nga aktivistët e klimës në Sidnej në Bruksel.

Në Itali, “Bella Ciao” është një himn kombëtar jozyrtar, i cili u këndua emocionalisht nga ballkonet gjatë bllokimit të pandemisë së koronavirusit 2020.

Për shumë njerëz, historia e këngës është më pak e rëndësishme sesa rezonanca e saj globale.

“Kjo këngë është shumë e famshme në Iran dhe në të gjithë botën, sepse është një simbol kundër shtypjes”, tha Masah, një emigrant iranian 29-vjeçar, në një tubim solidariteti në Romë këtë javë.

Shpesh i përkthyer, i përshtatur ose i ripunuar, refreni është zakonisht në italisht.

Në Jerusalem, kundërshtarët e kryeministrit aktual Benjamin Netanyahu, i mbiquajtur “Bibi Netanyahu”, kënduan “Bibi Ciao” në melodinë e këngës, të gëzuar për mundësinë e largimit të tij.

Në vitin 2019, protestuesit e opozitës në Irak u mblodhën për të kënduar “Blaya Chara!”, që do të thotë “nuk ka rrugëdalje” në dialektin irakian, me të njëjtën melodi të “Bella Ciao!”.

“Kur e këndojmë, ndihemi më të bashkuar me të gjithë botën sepse është një simbol”, shton motra e Masah, Shiva, 33 vjeçe.

“Muzika është një formë shprehjeje që të lejon të komunikosh edhe pa ditur gjuhë të tjera”, thekson ajo./atsh / KultPlus.com

Lulzim Tafa nderohet me urdhërin “Yuri i shenjtë Fitimtar” nga Patriarku i Ukrainës

Poeti Lulzim Tafa ka njoftuar se partiarku i shenjtë i Ukrainës Filaret e ka nderuar me urdhërin “Yuri i shenjtë Fitimtar”, shkruan KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Tafa përmes një postimi në “Facebook”, ku thotë se ndihet i nderuar për këtë, ku përmes fjalës si “armë” kryesore në luftën që po ndodh në Ukrainë, ka ndikuar qoftë edhe pak me poezitë dhe shkrimet e tij.

Postimi i tij i plotë:

“Unë nuk kam bërë asgjë për Ukrainën, poezia dhe ato letra ishin vetëm një klithje. Të nderuar miq, me dekretin Nr.702 Patriarku i Shenjtë i Ukrainës Filaret më paska nderuar me urdhrin “Yuri i shenjtë Fitimtar”. Patriarku është udhëheqësi shpirtëror i miliona Ukrainasve dhe personaliteti me ndikimin më të madh në Ukrainë, bashkë me Presidentin Zelenski. Para kësaj, unë jam nderuar edhe nga disa institucione akademike e kulturore atje. Unë nuk bëra asgjë për Ukrainën, vetëm shkrova disa vargje dhe iu drejtova poetëve me disa letra, kaq munda dhe kaq bëra. Fjala ishte e vetmja armë që kisha për ta drejtuar kundër kësaj lufte. Populli i Ukrainës po përjeton momente të vështira dhe duket se edhe fuqia e fjalës u ka mjaftuar për të më bërë gjithë këto nderime. Një mik imi poet në Kiev më tha se gjatë liturgjisë kryesore në lutjet e javës, në mesin e personaliteteve botërore, për të cilët besimtarët janë lutur atje, ka qene edhe emri im. Kjo më ka nderuar më shumë se çdo gjë tjetër”, thuhet në postimin e tij. /KultPlus.com

Ndihma e SHBA-së ndihmoi Ukrainën, Rusia paralajmëron Perëndimin për konflikt të drejtpërdrejtë ushtarak

Vendimi i SHBA-së për të dërguar më shumë ndihmë ushtarake në Ukrainë “rrit rrezikun e një përplasjeje të drejtpërdrejtë ushtarake” midis Rusisë dhe Perëndimit, ka paralajmëruar Moska.

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov, tha përfshirja e SHBA-së në këtë luftë ishte një “kërcënim i menjëhershëm” për Moskën, duke e përshkruar perëndimin si “pjesëmarrëse në konflikt”.

Më herët, SHBA njoftoi një tjetër ndihmë ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën. Armatimi i avancuar i SHBA-së është vlerësuar se ka ndihmuar Ukrainën të ndërtojë vrull kundër forcave pushtuese ruse.

Trupat ukrainase kanë bërë përparime të rëndësishme në veri-lindje dhe jug të vendit gjatë javëve të fundit.

Pajisja më e fundit amerikane përfshin katër të tjera nga sistemet e shumta të raketave Himars me precizion të lartë.

Në përgjithësi, Washingtoni ka dhënë gati 17 miliardë dollarë në mbështetje ushtarake për Kievin që kur presidenti rus Vladimir Putin pushtoi Ukrainën më 24 shkurt. /KultPlus.com

Forcat ushtarake ukrainase çlirojnë dy zona në rajonin Kherson

Forcat ruse kanë pësuar një sërë humbjesh befasuese në Ukrainën lindore, duke i detyruar ato të tërhiqen dhe të braktisin disa pozicione në zonat që Kremlini deklaron se po anekson, shkruan CNN.

Pjesa më e madhe e territorit që Moska pretendon si të sajën në rajonin e Donetskut është nën kontrollin e forcave ukrainase dhe Kremlini duket i pasigurt për kufijtë e saktë të rajoneve që planifikon të aneksojë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Moska duhet të “vazhdojë konsultimin” me popullsinë lokale përpara se të vendosë kufijtë e saj.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se vendi kishte marrë përsëri Lyman, ndërsa ushtria ukrainase tha se kishte rimarrë fshatrat e afërta të Drobysheve dhe Torske, duke e vënë Kievin në një pozitë më të mirë ndërsa kërkon të rimarrë rajonin e Luhanskut. /KultPlus.com

Aneksimi i Putinit do të dështojë, thonë ukrainasit në frontin lindor

Ndërsa Vladimir Putin i Rusisë njofton aneksimin e zonave të territorit sovran të Ukrainës, lëshon kërcënime bërthamore dhe mobilizon qindra mijëra rezervistë, përgjigja nga forcat ukrainase në frontin lindor është e pandryshuar – ata do të luftojnë për çdo pëllëmbë të fundit të tokës.

Ne udhëtojmë në pozicionet e vijës së parë në qytetin Bakhmut në Donetsk – një nga katër rajonet që presidenti Putin tani po e pretendon ilegalisht si të tijat. Udhëtimi ynë është bërë në faza.

Ne ngadalësojmë shpejtësinë për të kaluar lumin Bakhmutovka, përshpejtojmë për të mbuluar tokën e ekspozuar dhe më pas kalojmë një perde të rrezikshme të linjave të energjisë të rrëzuara. Metrat e fundit vrapojmë. Gjatë gjithë kohës, granatimet janë të vazhdueshme – pjesë e pamjes zanore të njohur të luftës.

Por kur arrijmë te trupat e vijës së parë, brenda një ndërtese të mbytur nga beteja, dëgjojmë diçka tjetër – kërcitjen e armëve të vogla. Të dy palët janë aq afër sa mund të synojnë njëra-tjetrën me pushkë.

Rusët janë rreth 400 metra (437 jard) para nesh dhe përpiqen shumë të mbyllen brenda. Ne jemi paralajmëruar se ka një snajper rus në pjesën e pasme.

Në postin e tij nën tokë, ku një mace xhenxhefil i mban shoqëri, komandanti i njësisë është i zymtë dhe i hapur. /KultPlus.com

Babai ushtar bashkohet me djalin e tij të vogël pasi çliroi qytetin e tyre (VIDEO)

Ky është momenti kur një ushtar ukrainas u ribashkua me djalin e tij të vogël pasi ndihma e tij për të çliruar qytetin e tyre nga kontrolli rus rezultoi suksesshëm.

Raportet e mediave të huaja në pamjet emocionuese tregojnë babain, i veshur me rrobat e tij ushtarake, duke hedhur armën në tokë dhe duke u gjunjëzuar për të përqafuar fëmijën e tij, i cili vrapoi drejt e në krahët e tij.

Ky është vetëm një nga disa momente të tilla në qytetin e Izyum dhe një nga shumë të tjera në rajonin verilindor të Kharkivit.

Një tjetër video kapi momentin kur një nënë pa djalin e saj për herë të parë që kur fshati i saj, Kozacha Lopan, u pushtua nga Rusia gjashtë muaj më parë.

Ajo vrapoi drejt tij duke thënë: “E dija që do të ktheheshit në shtëpi, një nga lulet e mia lulëzoi”, tha ajo ndërsa përshëndeti djalin e saj.

Këto ribashkime u bënë të mundura për shkak të kundërofensive mahnitëse të fundit të Ukrainës, e cila ka rimarrë pjesë të mëdha territori.

Volodymyr Zelenskyy thotë se ushtria e tij ka çliruar një pjesë të madhe të territorit deri më tani këtë muaj.

Megjithatë, pas gati gjashtë muajsh nën pushtimin rus, Izium është lënë kryesisht i shkatërruar. /KultPlus.com

Zelensky befason ushtarët me një vizitë: Ne po shkojmë vetëm në një drejtim – atë të fitores

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vazhdon që të befasojë të gjithë njerëzit anë e mbanë botës me guximin e tij, derisa një befasi u ka bërë edhe ushtarëve ukrainas, duke bërë një vizitë të paparalajmëruar, përcjell KultPlus.

Së fundmi është raportuar nëpër mediat ndërkombëtare se ofanziva e Ukrainës për të rikthyer tokat e pushtuara nga Rusia, po shkon me sukses.

Ukraina ka arritur që me ushtarët e saj të çlirojë qytetin e Iziumit, i cili ka një rëndësi të veçantë strategjikë në lindje të vendit.

Moska e kishte shfrytëzuar këtë qytet si një pikë për të dërguar përforcime në Donbas. Në atë rajon, tani skenaret kanë ndryshuar.

Rusët në masë të madhe po tërhiqen, kurse ukrainasit nuk kanë të ndalur me sulme të planifikuar deri në detajet më të vogla.

“Kur më herët shikonim lart, gjithmonë kemi dashur ta shohim qiellin e kaltër. Sot, po shikojmë lart, duam vetëm një gjë – flamurin e Ukrainës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale përbri fotografive nga vizita në Izium.

“Flamuri ynë verdhë e kaltër po valon mbi Iziumin, që dikur ishte i okupuar. Kështu do të jetë në çdo qytet dhe fshat të Ukrainës. Po shkojmë vetëm në një drejtim – atë të fitores”, tha ndër tjera presidenti ukrainas. /KultPlus.com

Ukraina ktheu 500 kilometra katrorë territor në jug

Forcat ukrainase kanë rikthyer sërish në dy javët e fundit rreth 500 kilometra katrorë të territorit në jug të vendit si pjesë e një kundërofensive kundër forcave pushtuese ruse, tha sot zëdhënësja e Komandës Ushtarake Jugore të Ukrainës.

“Në seksione të ndryshme kemi përparuar nga katër deri në disa dhjetëra kilometra. Çliruam një sipërfaqe prej rreth 500 kilometrash katrorë në total”, tha Natalia Humenjuk në një konferencë për shtyp përmes video-lidhjes.

Ajo publikoi emrat e pesë vendeve në rajonin Kherson që u kthyen nga ukrainasit./ KultPlus.com

Ofensiva e ushtrisë së Ukrainës shumë pozitive

Ushtria e Ukrainës thotë se forcat e saj kanë rimarrë mbi 3,000 km katrorë (1,158 milje katrore) gjatë një kundërofensive të shpejtë në Ukrainën lindore, përcjell KultPlus.

Përparimi i jashtëzakonshëm, nëse konfirmohet, do të thotë se forcat e Kievit kanë trefishuar tokat e tyre të deklaruara në pak më shumë se 48 orë.

Të enjten në mbrëmje, Presidenti Zelensky e vuri shifrën në 1000 km katrorë dhe më pas 2000 km katrorë të shtunën në mbrëmje.

BBC nuk mund të verifikojë shifrat ukrainase dhe gazetarëve iu është mohuar qasja në vijat e frontit.

Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi tërheqjen e forcave të saj nga vetë Izyum dhe Kupiansk, gjë që tha se do t’i lejonte forcat e saj “të rigrupohen” në territorin e mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Ministria ruse konfirmoi gjithashtu tërheqjen e trupave nga një qytet i tretë kyç, Balaklya, në mënyrë që të “forcojë përpjekjet” në frontin e Donetsk. Forcat ukrainase hynë në qytet të premten. /KultPlus.com