Freud: Ekzistojnë dy mënyra për të qënë i lumtur në këtë jetë: Njëra është të bëhesh idiot, dhe tjetra serioz

10 fraza nga Sigmund Freud

Në 23 shtator të 1939 vdes Sigmund Freud-i, mjek, neurolog dhe babai i psikoanalizës.

Lindi në  6 Maj 1856. Le ta kujtojmë me 10 nga frazat e tij më të mira:

“Ekzistojnë dy mënyra për të qënë i lumtur në këtë jetë; një është të bëhesh idiot dhe tjetra serioz.”

“Çdo njeri që zgjohet dhe sillet ashtu si në ëndërr do të merret për të çmendur.”

“Njeriu është zot i heshtjes dhe skllav i të folurit.”

“Vetëm duke e patur frikë mediokritetin, jeni të sigurt.”

“Të pish duhan është e domosdoshme, vetëm nëse nuk kini njeri për të puthur.”

“Qysh kur fillova studimin e të pandërgjegjshmes , m’u duk vetja shumë interesant.”

“Është një ushtrim i mirë të jesh plotësisht i sinqertë me veten.”

“Më e mira është armiku i së mirës.”

“Të mirët janë ata që kënaqen të ëndërrojnë atë që të këqijtë e bëjnë realitet.”

“Kam qenë një burrë me fat në jetë; asgjë nuk më doli e lehtë.” /KultPlus.com

Freud: Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit

Sigmund Freud është themeluesi i psikanalizës. Idetë e tij radikale mbi mendjen e njeriut transformuan psikologjinë dhe mbeten kontradiktore edhe në ditët e sotme. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të tij.

  • Qytetërimi zuri fill kur një person i zemëruar hodhi fjalën në vend të gurit!
  • Sa i guximshëm bëhet njeriu, kur është i sigurt se e duan!
  • Një qytetërim që lë një numër kaq të madh të pjesëtarëve të tij të pakënaqur dhe i çon ata në revoltë nuk e ka merituar dhe nuk e meriton të ekzistojë!
  • Njeriu nuk ia arrin t’i eliminojë komplekset e tij, por pajtohet me to: ato ligjërisht e drejtojnë veprimtarinë dhe sjelljen e tij në botë!
  • Të jesh tërësisht i ndershëm me veten është një ushtrim i mirë!
  • Fëmijët janë krejtësisht egoistë; ata i ndiejnë nevojat e tyre intensivisht dhe përpiqen mizorisht që t’i kënaqin!
  • Ëndrrat janë shpesh më të thella kur ato duken më të çmendura!
  • Nëse dikush ka qenë i përkëdheluri i padiskutueshëm i nënës së tij, ai ushqen gjatë jetës një ndjenjë triumfuese, besimin në sukses, i cili jo rrallë sjell me vete suksesin!
  • Iluzionet na mbisundojnë ne, sepse ato na kursejnë në dhimbje dhe na lejojnë të shijojmë kënaqësinë në vend të saj. Prandaj ato duhet t’i pranojmë pa ankime kur ato nganjëherë përplasen me realitetin përballë të cilit shndërrohen në thërrime!
  • Njerëzit janë më moralë se sa mendojnë dhe shumë më tepër imoralë se sa përfytyrojnë!
  • Njeriu është shumë i çmendur kur është i dashuruar!
  • Qëllimi i gjithë jetës është vdekja!
  • Pyetja më e madhe, së cilës nuk i është dhënë kurrë përgjigje dhe së cilës nuk kam mundur t’i jap përgjigje, pavarësisht tridhjetë viteve të kërkimeve në shpirtin e femrës është: “Çfarë do një femër?”!
  • Ne nuk jemi kurrë aq të pambrojtur ndaj vuajtjes sa kur dashurojmë!
  • Sa kemi përparuar. Në Mesjetë do të më kishin djegur në turrën e druve. Tani ata mjaftohen të djegin librat e mi!
  • Qëllimi i personalitetit të njeriut është i përcaktuar nga përmasat e problemit, që arrin ta shtyjë atë njeri të lajthisë!
  • Para se të diagnostikoni veten me depresion ose vetëbesim të ulët, sigurohuni që nuk jeni të rrethuar nga budallenjtë!
  • Detyra për të bërë njerëzit të lumtur nuk është pjesë e planit të Krijimit!
  • Mungesa e plotë e seksit është e vetmja gjë që mund të konsiderohet si devijim seksual. Çdo gjë tjetër është vetëm çështje shijeje!
  • Në atë moment kur njeriu fillon të mendojë kuptimin dhe vlerën e jetës, atëherë mund ta konsideroni atë të çmendur!
  • Dashuria e përjetshme, ideale, e spastruar nga të gjitha format e urrejtjes, ekziston vetëm mes të droguarit dhe drogës tij!
  • Sa më shumë i përsosur që është një person së jashtmi, aq më shumë demonë ka brenda vetes!
  • Kur njerëzit më kritikojnë, unë e di se si të mbroj veten. Por unë jam i pafuqishëm përballë lëvdatave!
  • Treguesi i parë i idiotësisë, është mungesa e plotë e turpit!
  • Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë. /KultPlus.com

Fragmente nga te ndriturit: Seneca, Popper dhe Freud

– Karl R. Popper

“Filozofia është një aktivitet i domosdoshëm sepse ne, të gjithë, shumë gjëra i marrim si të sigurta dhe shumë nga këto supozime janë të karakterit filozofik; ne veprojmë sipas tyre në jetën private, në politik, në punën tonë dhe çdo sferë tjetër të jetës – por përderisa disa nga këto pohime janë të vërteta të pa dyshuara, është e mundshme, që shumë prej tyre janë të gabuara, e disa madje edhe të dëmshme.

Prandaj, ekzaminimi vendimtar i kërtyre presupozimeve – që është filozofia – është moralisht dhe intelektualisht i rëndësishëm.”


– Seneca

“Do të vijë koha kur studimi i zellshëm për kohë të gjatë do të sjellë në dritë gjërat të cilat tani janë të fshehura. Një jetë e tërë, madje e përkushtuar e tëra ndaj qiellit, nuk do të mjaftonte për studimin e një subjekti të madh… njohja do të shpaloset vetëm përmes epokave të gjata dhe të suksesshme.

Do të vijë një kohë kur pasardhësit tonë do të habiten se si ne nuk i kemi ditur disa gjëra që për ta do të jenë shumë të thjeshta… shumë zbulime janë të rezervuara për gjeneratat që do të vijnë, atëherë kur kujtimi për ne do të zhduket.”


– Sigmund Freud

“Religjioni është tentimi për ta marrë nën kontroll botën shqisore, në të cilën ne jemi të vendosur, nëpërmjet mendimit për botën e dëshiruar, të cilin e kemi zhvilluar brenda nesh si rezultat i nevojave tona biologjike dhe psiqike. Por religjioni nuk mund të arrijë në fund të këtij synimi. Doktrinat e tij mbajnë brenda vetes vulën e kohës në të cilën u krijuan, ditët naive të fëmijërisë njerëzore. Ngushëllimet e tij nuk meritojnë besim.

Eksperienca na mëson se bota nuk është një qerdhe fëmijësh. Komandat etike, tek të cilat religjioni kërkon ta ngarkojë peshën e tij, kërkojnë edhe disa bazamente të tjera, për shkak se shoqëria njerëzore nuk mund të bëjë po ato, por është e rrezikshme shkrirja e bindjeve tek ato, pa besimin religjioz.

Nëse dikush tenton ta përcaktoj vendin e religjionit në evoluimin e njeriut, nuk duket më shumë përvetësim afatgjatë, se sa një paralele për tek neuroza, përmes së cilës individët e civilizuar duhet të kalojnë, gjatë rrugës së tyre nga fëmijëria tek pjekuria.”

Fragment mbi religjionin nga Sigmund Freud

Religjioni është tentimi për ta marrë nën kontroll botën shqisore, në të cilën ne jemi të vendosur, nëpërmjet mendimit për botën e dëshiruar, të cilin e kemi zhvilluar brenda nesh si rezultat i nevojave tona biologjike dhe psiqike.

Por religjioni nuk mund të arrijë në fund të këtij synimi. Doktrinat e tij mbajnë brenda vetes vulën e kohës në të cilën u krijuan, ditët naive të fëmijërisë njerëzore. Ngushëllimet e tij nuk meritojnë besim.

Eksperienca na mëson se bota nuk është një qerdhe fëmijësh. Komandat etike, tek të cilat religjioni kërkon ta ngarkojë peshën e tij, kërkojnë edhe disa bazamente të tjera, për shkak se shoqëria njerëzore nuk mund të bëjë po ato, por është e rrezikshme shkrirja e bindjeve tek ato, pa besimin religjioz.

Nëse dikush tenton ta përcaktoj vendin e religjionit në evoluimin e njeriut, nuk duket më shumë përvetësim afatgjatë, se sa një paralele për tek neuroza, përmes së cilës individët e civilizuar duhet të kalojnë, gjatë rrugës së tyre nga fëmijëria tek pjekuria.

– Sigmund Freud

I varur nga kokaina dhe koleksionues reliktesh, dy nga disa karakteristikat e Frojdit

Freud ishte një neurolog dhe psikanalist austriak, themelues i psikanalizës, një ndër degët kryesore të psikologjisë. Ja disa kuriozitete nga jeta dhe disa rezultate të punës që ndoshta jo të gjithë i dinë.

Ishte pararendës i terapisë së kafshëve

Sigmund Freud e konsideronte të papërshkrueshme praninë e qenit të tij Jofi gjatë seancave të psikanalizës, si një formë qetësimi për pacientët. Jofi ishte mësuar aq shumë me seancat e të zotit, saqë me kohën kishte mësuar të llogariste dhe kohën për çdo takim. Kur ngrihej në këmbë, Freud e dinte se kishte ardhur momenti të ndërpriste takimin me pacientin.

Divani i famshëm i tij ishte një dhuratë

Gjithnjë në lidhje me seancat, divani i famshëm ku psikanalizonte pacientët ishte dhuratë nga njëri prej tyre, zonja Benevenisti. Ideja për të shtrirë pacientët në divan i erdhi në kohën kur praktikonte hipnozën dhe zbuloi se ishte më e thjeshtë t’i çonte njerëzit në fazën trans kur ishin të shtrirë.

I adhuronte purot

Freud pinte 20 puro në ditë dhe mes tymnajës, mërmëriste. “Ndonjëherë, një puro është thjesht një puro”. Prej tyre, Freud pati një tumor të rëndë në fyt, që e çoi drejt vdekjes në vitin 1939.

S’i kushtonte rëndësi veshjes

Thuhet se në dollapin e tij kishte vetëm tre komplete, tre veshje intime dhe tre palë çorape. Jo për të kursyer, por i dukej e kotë të shpenzonte për veshjet.

Pinte kokainë

Freud vuante nga dhembje të forta koke. Në moshën 28-vjeçare zbuloi kokainën, atëherë thuajse e panjohur. Nisi ta përdorte për terapitë kundër ankthit dhe për dhembjet e kokës, por u bë i varur, të paktën deri në moshën 40-vjeçare.

Ishte njohës i disa gjuhëve

Freud dinte disa gjuhë. Përveç gjermanishtes, fliste anglisht. Kur ishte i ri, mësoi spanjishten thjesht për kënaqësinë për të lexuar “Don Kishotin” në gjuhën origjinale.

U nominua 12 herë për çmimin “Nobel”

Një rekord i veçantë, por gjithsesi një rekord. Psikanalisti i famshëm u nominua 12 herë për çmimin “Nobel”, por nuk fitoi asnjëherë. Nominimet u ndërprenë, kur një ekspert, i emëruar nga komiteti i “Nobel”-it, deklaroi se puna e Freud nuk kishte prova shkencore.

Koleksiononte objekte arkeologjike

E lexuat mirë. Freud ishte koleksionist dhe pëlqente të mblidhte objekte arkeologjike të çdo lloji. Nuk dihet se si i gjente sendet, por në atë kohë ishte një praktikë e ligjshme. Sot, Freud do të kishte probleme të mëdha ta zgjeronte koleksionin e tij, që përfundoi në shtëpinë e vjetër të familjes, që është një muze i hapur për publikun.

Kishte një fiksim të madh

Thuhet se Freud ishte i fiksuar pas numrit 62. Mendonte se në atë moshë, 62 vjeç, do të vdiste. Por, në të vërtetë u shua në moshën 83-vjeçare. Nuk qëndronte asnjëherë në ndonjë dhomë hoteli që kishte atë numër.

Ka një krater të dedikuar në Hënë

Në Hënë, ka një krater të vogël që i është dedikuar pikërisht psikanalistit austriak. Ndodhet saktësisht në pjesën verilindore të pjesës së dukshme nga Toka.