Kjo është kënga e vetme nga Kosova që do të prezantohet në Festivalin e Muzikës në RTSH (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillimi i Festivalit të Muzikës së RTSH-së, festival që fituesin e dërgon në Eurovizion, shkruan KultPlus.

Poashtu është bërë publike tash e sa kohë lista pjesëmarrëse e këngëtarëve që do të sfidohen në këtë garë, por ajo që bie në sy, është vetëm një këngë nga Kosova që është futur në këtë listë.
Është kënga “Një tjetër jetë” nga Grupi “NA” dhe këngëtarja Festina Mejzini. Për dallim prej viteve të tjera, ku këtë garë e kanë synuar shumë këngëtarë kosovarë, sivjet do të dëgjojmë vetëm këtë këngë.
Kjo këngë është punuar me tekst dhe muzikë të grupit “NA, dhe ky grup po merr pjesë në këtë festival për herë të tretë me radhë, kurse Festina Mejzini për herë të dytë.

Grupin “NA”, e përbëjnë: Kreshnik Koshi – vokal dhe bass, Blerat Kepuska – kitarë, Bekim Kepuska –bateri dhe Klodian Rexhepaj – piano./KultPlus.com