“Moj Hatixhe n’shami t’kuqe”, kënga që pasqyron realitetin e gruas shqiptare në vitet e 70 –ta

Suada Qorraj

Kënga “Moj Hatixhe n’shami t’kuqe” është këngë e cila u këndua në vitin 1971 nga këngëtarja Hamide Sadiku. Kënga pasqyron jetën e gruas shqiptare në vitet e 70 –ta. Kënga tregon se si gratë duhet të lënë familjen e tyre, shtëpinë e babës për të shkuar në shtëpinë e burrit, pra për t’u martuar. Gjithashtu në këto vargje të kësaj këngë i këndohet “robërisë” në të cilën kanë kaluar vajzat/gratë shqiptare në atë kohë.

Kjo këngë që në filim tregon diskriminimet që i janë bërë gruas në atë kohë, ku fjalia “n’shami të kuqe” përdoret për të treguar se vajza e cila po shkon nuse, vajzës të cilës po i këndohet kënga është e virgjër. Morali i nuses dhe shtëpisë së nuses ishte e lidhur ngushtë me këtë traditë. Tradita e vendosjes së shamisë së kuqe është e pranishme në shoqërinë tonë edhe sot e kësaj dite.

Fjalia tjetër “Ti ngjyn nana moj flokt e kuqe” tregon se si vajza e cila do të martohet “ngjyn” flokët me kanë, veprim ky që bëhej vetëm në natën e kanës (kanagjeqin) e vajzës. Pra dhe në këtë fjali tregohet se si vajzat dhe gratë në atë kohë nuk kishin të drejtë që të vepronin ashtu siç donin pasi që edhe lyerja e flokëve vendosej krah për krah me fatin e jetës së tyre.

Pjesa pasuese që tregon se vajza përpos dhimbjes që ndien për braktisjen e nënës dhe babasë ka dhimbje edhe për vëllezërit që i le pas, por mbi te gjitha këto vargje të kësaj kënge pasqyrojnë dhimbjen që ndjenjë një vajzë kur martohet sepse ajo se çka e pret është plakja në një shtëpi ku e vetmja gjë që duhet të bëjë është të kujdeset për fëmijët dhe ushqyerjen e familjes apo siç e përshkruan teksti “lypin bukën-o argatshtia”, pra vajzës të cilës i këndohet kjo këngë e pret një barrë edhe më e madhe nga ajo se çka ka pasur deri më sot.

Ndërkaq fjalia e fundit “mall i kam –o teshat e mira” tregon se këto obligime dhe përgjegjësi vajzën, që tashmë sipas këngës do të bëhet grua me fëmijë dhe personi që do të përkujdeset për secilin anëtar të shtëpisë nuk do ta ketë kohë që të mund të “veshë teshat e mira”, por as lejen që të dalë jashtë shtëpisë saherë që të ketë dëshirë.

Më poshtë gjeni tekstin e këngës:

Moj Hatixhe moj n’shami t’kuqe,

Ti ngjyn nana moj flokt e kuqe.

Ti ngjyn nana moj flokt e kuqe

Flokt e kuqe t’i shitoftë zana,

A po t’dhimen-o baba e nana?

Baba e nana, dy vllaznia,

Shkoj te burri m’rrok pleqnia,

Shkoj te burri -o m’rrok pleqnia.

Shkoj te burri m’rrok pleqnia,

Per kanaci m’rrokin -o fmija,

Per kanaci m’rrokin -o fmija.

Per kanaci m’rrokin -o fmija,

Lypin bukën-o argatshtia,

Lypin bukën-o argatshtia.

Lypin bukën-o argatshtia,

Máll i kam-o teshat e mira,

Máll i kam-o teshat e mira./ KultPlus.com

‘Moj Hatixhe, N’Shami T’Kuqe’ e Hamide Sadikut (VIDEO)

Falenderimin për këngën ‘Moj Hatixhe, n`shami tkuqe’ duhet t’ia atribuojmë Hamide Sadikut.

Hamidja është këngëtare e njohur. Hamide Sadiku ka qenë këngëtare dasmash, defatore aktive në vitet e 70’ta dhe 80’ta të shekullit 20. Ajo ka jetuar me burrin e saj Ismetin në Gurrakoc, komuna e Istogut.

Ata si çift nuk kanë pasur fëmijë, por Ismeti me një grua tjetër ka pasur fëmijë dhe kanë vazhduar të jetojnë në një bashkësi familjare.

Sipas disa burimeve në internet, ajo jeton ende në Hanover, Gjermani.

Hamidja ka interpretuar edhe me Rizah Bllacën, Salih e Feriz Krasniqin, Augustin Ukajn e zëra të tjerë të folklorit shqiptarë.

Ajo i takon komunitetit rom dhe ka qenë defatore me nam dhe shumë e kërkuar ndër shqiptarë për dasmat e tyre në komunën komunën e Istogut dhe me gjerë. Thuhet se ka qenë shumë e vendosur për nga karakteri dhe grua hokatare që ka krijuar atmosferë të këndshme në dasma.

Megjithatë, thuhet se fajin pse historia e ka lënë kaq në harresë Hamiden është fakti se i takon komunitetit rom, dhe kjo ka mund të ndikojë që ajo të mos e marrë famën e dëshirëuar.

Kënga e saj “Hatixhe” u bë e famshme përsëri në vitin 2017 për shkak të përpunimit të kësaj kënge nga Mixey dhe Capital T, gjë që u pëlqye shumë nga fansat dhe u shndërrua në Hit veror për vitin 2017.

Këto janë fjalët e kangës:

Moj Hatixhe moj n’shami t’kuqe,
T’i ngjyn nana moj flokt e kuqe.

Flokt e kuqe t’i shitoftë zana,
A po t’dhimen-o baba e nana?

Baba e nana, moj dy vllaznia,
Shkoj te burri po m’merr pleqnia.

Shkoj te burri po m’merr pleqnia,
Per kanaci po m’rrokin fmija.

Per kanaci po m’rrokin fmija,
Dy herë n’ditë-e o-do fshi shpia.

Dy herë n’ditë-e o-do fshi shpia,
Dy herë n’ditë-e do mushë buria.

Dy herë n’ditë-e do mushë buria,
Máll i kam-moj teshat e mija.

Máll i kamo-o teshat me’i veshë,
Nuk guxoj pej burrit me keshë.

Máll i kam-o teshat e mira,
Lypin bukën-o argatshtia.

Lypin bukën-o argatshtia,
Shumë-e hangrën, iu raftë tërpia!

t’shitoftë zana – mallkim.
kanac – pështjellak, përparëse.
argatshti – argatët bashkërisht.