Në Hardh Fest hapet panairi në mbështetje të prodhuesve vendorë të rrushit dhe produkteve të tij

Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot, përcjell KultPlus.

Rrushi, vera, rakia e në përgjithësi gastronomia janë kultura që e kanë bërë të njohur Rahovecin në Kosovë e përtej saj

Në Hardh Fest tashmë është hapur panairi në mbështetje të prodhuesve vendorë të rrushit dhe produkteve të tij.

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator. / KultPlus.com