Rita Ora e mahnitshme në ballinën e “Harper’s Bazaar Australia” (FOTO)

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora po vazhdon me suksesin e saj në tregun botëror. Së fundmi ajo ka pozuar për ballinën e muajit prill të revistës “Harper’s Bazaar Australia”, e cila del në shitje së shpejti dhe i dedikohet optimizmit dhe fuqizimit të gruas, shkruan KultPlus.

Duke qenë e angazhuar në “The Voice” në Australi, këngëtarja me prejardhje kosovare po bëhet pjesë e projekteve të ndryshme, përfshirë këtu edhe atyre në fushën e modës.

Ajo e ka ndarë fotografinë e ballinës në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mrekullueshëm me një fustan ngjyrë trupi të markës “Fendi”, flokët kaçurrela natyrale dhe stolitë prej diamanti të markës “Cartier”.

“Është nxehtë tani. Numri i prillit për Bazaar’s në shitje nga e enjte, 24 mars”, ka shkruar Ora në mbishkrimin e postimit. / KultPlus.com