Ava Max publikon klipin e ri ‘OMG What’s Happening’ (VIDEO)

Pak kohë më parë këngëtarja shqiptare, Ava Max publikoi këngën ‘OMG What’s happening’, këngë kjo, videoklipin e së cilës e ka lansuar sot, shkruan Kultplus.

Kënga është e pesta në radhë të albumit të saj të fundit, ndërkaq, videoklipi është cilësuar tejet i veçantë nga mediet ndërkombëtare. Xhirimet e janë kryer në shkretëtirat e Amerikës, teksa regjisore e klipit është Hannah Lux Davis.

Aktualisht, “Heaven and Hell” është albumi i tretë më i dëgjuar i vitit në platformën Spotify, i publikuar nga një artiste femër. / KultPlus.com

Albumi i këngëtares shqiptare i treti me radhë në Spotify për këtë vit

Ava Max, muajin e kaluar lansoi albumin e saj të parë “Heaven and Hell”.

“Sweet but Psycho”, “So Am I”, “Torn”, janë disa prej këngëve pjesë e albumit.

Albumi “Heaven and Hell” është i treti me radhë, në listën e albumeve të këngëtareve femra për këtë vit.

Lajmin e njoftoi vet këngëtarja përmes llogarisë së saj, duke shprëndarë një njoftim të një adhuruesi që lajmëronte për suksesin e saj.

“Albumi debutues i Ava Maxit, ‘Heaven and Hell’ ka tejkaluar dy miliardë dëgjime në Spotify – është albumi i tretë më i dëgjuar i një artiste femër sivjet”, thuhet në lajmërimin e adhuruesit

Kështu Ava është duke u bashkuar me grupin e këngëtareve shqiptare me sukses ndërkombëtar si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. / KultPlus.com

Albumi i ri i Ava Max promovohet edhe në autobusët e Hong Kongut

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, e cila sëfundi lansoi albumin e saj të parë ‘Heaven and Hell’, tashmë ka arritur një sukses të madh me këtë album, shkruan KultPlus.

Tash, ky album është shfaqur edhe në disa prej autobusëve urbanë të Hong Kongut. Për shfaqjen e albumit në këta autobusë ka njoftuar vetë këngëtarja e cila ka falenderuar fansat e saj.

Këto janë disa fotografi nga Hon Kongu, Neë Yorku dhe Los Angeles. Një çmenduri të shohësh këtë album përreth botës. Unë dua të falënderoj secilin dhe çdonjërin nga fansat e mi (avatars) për gjithë dashurinë për ‘Heaven And Hell’. Kjo nuk do të ishtëe e mundur pa ju. Jua dua definitivisht”, ka shkruar në Instagram këngëtarja. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CGF3PcaFHTu/?utm_source=ig_embed

Albumi i ri i shqiptares Ava Max promovohet në ‘billboard’-et e kryeqyteteve më të mëdha botërore

Pas një punë dy vjeçare, artistja shqiptare Ava Max, publikoi albumin e saj të parë, i cili u prit jashtëzakonisht mirë nga fansat e këngëtares, duke u renditur i pari në nivel global të iTunes si albumi më i kërkuar i momentit, shkruan KultPlus.

Ndërkaq, kopertina e këtij gjendet në “billboard”-et e sheshit ‘Times Suqare’ në New York, si dhe në ‘Beverly Center’ të Los Angelesit.

E lumtur teksa sheh albumin e saj të promovohet në mbarë botën, Ava Max ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të reklamës së albumit të saj nëpër këto qytete.

Një hapësirë e veçantë albumit “Heaven and Hell” i është dhënë mbrëmë edhe në një qendër të madhe në Stokholm të Suedisë.

Albumi debutues i 25-vjeçares titullohet “Heaven and Hell” dhe përmban plot 15 këngë, përfshirë hitet: “Sweet but Psycho”, “So am I”, “Torn” etj. / KultPlus.com