Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare sulmohet në skenë (VIDEO)

Pas këngëtares Bebe Rexha, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj në skenë.

Ylli i popit Ava Max, u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.

Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter, ku bëri me dije se është gërvishur në pjesën e brendshme të syrit.

“Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do pjesë e asnjë shfaqje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.

Kujtojmë se pak ditë më parë këngëtarja shqiptare Bebe Rexha u përball me një incident të tillë, pasi u godit në fytyrë me celular në momentin që teksa performonte, bënte me duar simbolin e shqiponjës.

Bebe Rexha ka marrë dëmtime në pjesën e jashtme të syrit, megjithatë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Express / KultPlus.com

Tri këngëtare shqiptare për herë të parë në top 10-shen e këngëve më të dëgjuara të vitit

 Billboard ka publikuar së fundi listën e këngëve më të dëgjuara gjatë vitit 2022 në kategorinë e muzikës ritmike dhe elektro.

Për herë të parë në këtë renditje janë të përfshira këngët e këngëtareve shqiptare të njohura nëpër botë, Dua Lipa, Ava Max dhe Bebe Rexha, transmeton KultPlus.

Në vendin e parë në renditjen  e Billboard është ‘Cold heart’ nga Dua Lipa dhe Elton John, ‘The motto’ nga Tiësto dhe Ava Max në vendin e pestë dhe në vendin e shtatë është kënga ‘I’m good’ nga Bebe Rexha dhe David Gueta.

Ju kujtojmë që Billboard është një revistë amerikane muzikore dhe argëtuese e botuar çdo javë nga Penske Media Corporation. Revista ofron tabela muzikore, lajme, video, opinione, komente, ngjarje dhe stile që lidhen me industrinë e muzikës./ KultPlus.com

Bebe Rexha, Rita Ora dhe Ava Max duken magjepsëse në MTV EMA Awards (FOTO)

Kanë kaluar pesë vjet që kur Ora bëri debutimin e saj si prezantuese në EMA në ceremoninë e 2017-ës në Londër. Kësaj radhe asaj do t’i bashkohet aktori dhe regjisori Taika Waititi, shkruan KultPlus.

Çifti do të presë një natë të mbushur me yje në PSD Bank Dome, me interpretime nga Ava Max, Bebe Rexha, David Guetta, Gorillaz, Lewis Capaldi dhe Muse.

Bebe Rexha, e cila do të performojë gjatë performancës së sotme, është veshur nga Fjolla Nila, ndërsa grimin e saj e ka bërë grimerja Dafinë Neziri.

Ndërkaq, të pranishëm janë edhe Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi.

Edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, është e pranishme në këtë mbrëmje. /KultPlus.com

Bebe Rexha dhe Ava Max janë nominuar në NRJ Music Awards 2022

Mbrëmja më e madhe e ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, NRJ Music Awards 2022, do të mbahet më 18 nëntor. Organizatorët kanë publikuar listën e plotë të të nominuarve për edicionin 2022 të skemës prestigjioze të çmimeve.

Të nominuara në këtë mbrëmje çmimesh janë edhe dy artistet shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe Ava Max. Kjo e fundit garon për të fituar çmimin në kategorinë “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”.

Ndërkohë Bebe Rexha është e nominuar për dy çmime “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Ripërpunimi më i mirë i vitit”, për këngën e saj “I’m good (Blue)” në bashkëpunim me David Guettan. Kujtojmë që deri më tani e vetmja artiste shqiptare që ka fituar një çmim NRJ është Dua Lipa./21Media /KultPlus.com

E paparë deri më tani, katër artiste shqiptare në MTV Europe Music Awards

E jashtëzakonshme çfarë po ndodhë me suksesin e këngëtareve shqiptare në nivel ndërkombëtarë, shkruan KultPlus.

Këtë të diel, në ceremoninë e  MTV Europe Music Awards 2022 do të ketë shkëlqim shqiptarë në të gjitha anët, pasi që nga prezantuesja, performueset dhe të nominuarat janë hiq më pak se katër shqiptare.

Këngëtarja e njohur Rita Ora bashkë me bashkëshortin e saj Taika Waititi do të udhëheqin ceremoninë e sivjetme, përderisa në skenë me performancat e tyre do të paraqiten Bebe Rexha dhe Ava Max, ku të njëjtat janë të nominuara edhe në kategorinë e bashkëpunimit më të mirë, kategori që është e nominuar edhe Dua Lipa.

Bebe Rexha është nominuar për bashkëpunimin e saj me David Guettan, “I’m good (Blue)”, Ava Max për bashkëpunimin me DJ Tiwsto, “The Motto”, gjersa Dua Lipa për bashkëpunimin “Sweetest Pie” me Megan The Stallion.

Asnjëherë deri më tani nuk ka pas një paraqitje kaq masive të yjeve shqiptare, të cilat do të jenë pjesë e kësaj ceremonie që nga prezantimi, paraqitja e tyre në skenë e deri te nominimi./ KultPlus.com

Bebe Rexha dhe Ava Max do të performojnë në MTV EMAs 2022

MTV EMA nuk mund të mburrej me një formacion më emocionues artistësh këtë vit përfshirë këtu edhe grupin Gorillaz.

Ata do të bashkohen me Ava Max, Bebe Rexha, David Guetta, Lewis Capaldi dhe Muse, të cilët janë planifikuar të dalin drejtpërdrejt në skenë për shfaqjen e çmimeve të këtij viti më 13 nëntor.

Capaldi gjithashtu do të japë performancën e tij të parë në këtë ceremoni.

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues sërish, pasi kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit.

Së bashku për hitin e tyre “I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiesto “The Motto” për ‘Bashkëpunimin më të Mirë’.

Ndërkohë, Gorillaz kanë fituar një nominim për ‘Alternativën më të Mirë’, dhe Muse ka siguruar një në ‘Best Rock’.

Siç u njoftua në fillim të kësaj jave, emisioni do të drejtohet nga Rita Ora dhe Taika Waititi. / KultPlus.com

muz

Ava Max publikon këngën më të re “Million Dollar Baby” (VIDEO)

Këngëtarja Ava Max është një nga talentet më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës, shkruan KultPlus.

Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar këngën e saj të re me titull “Million Dollar Baby”, e cila është ritmike e zhanrit pop dhe në vetëm pak kohë është dëgjuar nga një numër i madh njerëzish në gjithë botën.

Kënga është ndër të parat që ajo publikon nga albumi i saj i dytë në ardhje, e që mban emrin “Diamonds & Dancefloors”.

Ava Max në videon muzikore të këngës së saj më të re ka sjell një performancë të veçantë dhe kjo është një nga arsyet pse projektet e saj renditen gjithmonë në vendet e para të klasifikimeve muzikore dhe priten me shumë interes nga publiku.

Artistja, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi po vazhdon të jetë e suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës.

Kujtojmë se pak ditë më parë ajo ishte e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, “MTV Video Music Awards”, pjesë e së cilës ishte edhe këngëtarja shqiptare Bebe Rexha. / KultPlus.com

Të shtënat me armë në koncertin e 4 korrikut, Ava Max: Jemi të traumatizuar

Të shtënat me armë që tronditën Filadelfian në 4 korrik, pas performancës së Ava Max kanë tronditur këngëtaren me origjinë shqiptare që thotë se e ka përjetuar keq incidentin.

Pasi ajo performoi në koncertin “Wawa Welcome America”, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, një person ende i paidentifikuar, qëlloi drejt turmës së njerëzve.

Në një postim në rrjetet sociale artistja shpreh frikën dhe pasigurinë teksa sulmet me armë në Shtetet e Bashkuara nuk kanë të ndaluar.

“Kudo që shkojmë jemi të tmerruar. Jemi të traumatizuar. Kjo gjë duhet të marrë fund”, shkruan ajo.

Koncerti “Wawa Welcome America” ​​u zhvillua në Benjamin Franklin Parkway më 4 korrik me të ftuar specialë muzikorë. Së bashku me Max, të ftuar ishin edhe Jason Derulo dhe Tori Kelly. / KultPlus.com

Ava Max po shijon suksesin e këngës “The Motto”, 10 milionë dëgjime brenda një jave

Ylli i muzikës pop, Ava Max, është duke thyer rekorde të dëgjueshmërisë nëpër platformat e ndryshme me këngën e saj të re “The Motto”, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, këngëtarja me origjinë nga Shqipëria ka bërë të ditur se brenda një jave ka marrë më shumë se 10 mijë dëgjime në platformën “Spotify”.

Kënga e saj është duke u dëgjuar shumë edhe në platformën “YouTube”, në të cilën 27 vjeçarja ka afro gjashtë milionë shikime.

Ava Max në të kaluarën kishte deklaruar se ndjenë vetën 100 për qind shqiptare dhe pati thënë se e kupton gjuhën por nuk di ta lexojë atë.

Projekti i saj “The Motto” është në bashkëpunim me DJ e njohur, Tiwsto./KultPlus.com

Këngëtarja shqiptare bashkëpunon me DJ me famë botërore

Ava Max është një tjetër emër shqiptar që ka depërtuar në tregun muzikor ndërkombëtar. Së fundmi, Max ka zbuluar se pritet të sjellë projektin e ri muzikor.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka bashkuar forcat me DJ-në e famshëm botëror, Tiwsto, për këngën që mban titullin “The Motto”, shkruan diaspora shqiptare.

Artistja me origjinë shqiptare ka konfirmuar në rrjete sociale se kënga do të publikohet ditën e sotme ndërsa ka ndarë pak sekuenca nga klipi. Tiwsto është një nga DJ-të më të njohur, dhe nuk është hera e parë që punon me një artiste shqiptare./ KultPlus.com

Ava Max: Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria pa ditur anglisht dhe pa pasur para

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka dhënë së fundmi një intervistë të re për revistën Cosmopolitan në Japoni, transmeton KultPlus.

Ajo ka rrëfyer shumëçka nga jeta e saj private dhe profesionale, duke folur edhe për periudhën e vështirë kur prindërit e saj emigruan nga Shqipëria, fillimisht në Francë, e më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Max po ashtu tha se prindërit e saj ishin aq sakrifikues, sa që morën rrugën e mërgimit, ani pse nuk dinin gjuhë të huaj dhe nuk kishin para, transmeton tutje KultPlus.

“Prindërit e mi nuk mund të flisnin anglisht dhe ata nuk kishin para. Ata bënin nga tre punë secili. Ende e pyes veten se si ata e bënin këtë…ata ishin unë dhe sakrifikuan aq shumë gjëra për mua dhe vëllain tim, kështu që tani unë dua që t’i mbështes me çdo gjë”, thotë Ava Max.

Artistja me origjinë nga Qeparoi i Shqipërisë u shpreh se sakrifica që ka bërë familja e saj, i kanë dhënë vullnet që të mos dorëzohet asnjëherë në jetë.

“Mund të tingëllojë e zakonshme, por unë kurrë nuk heq dorë. Duhet të kem sukses jo vetëm për veten, por edhe për familjen time. Dorëzimi nuk është një opsion. Ky është mentaliteti, kështu që ndoshta po funksionon”, tha ajo. / KultPlus.com

Kënga e Ava Max bëhet kënga e 11-të solo më e dëgjuar e një femre në historinë e ‘Spotify’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, u bë shumë e njohur në vitin 2018 kur publikoi hitin “Sweet but Psycho”.

Ishte kjo këngë ajo e cila i dha nismën e saj të mbarë drejt tregut ndërkombëtar, duke e shndërruar në një divë botërore.

Kjo këngë e cila është dëgjuar mbi një miliardë herë në Spotify dhe mbi 700 milionë në YouTube, është pa diskutim një nga këngët solo më të suksesshme të një artisteje femër.

“Sweet but Psycho” është aktualisht kënga e 11-të më e dëgjuar solo e një artisteje femër në historinë e Spotify.

Lajmi ne ka bërë të ditur një nga faqet e fansave të këngëtares, e cila përcjell më të rejat në arritjet muzikore të saj.

E lumtur për këtë sukses, artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, e ndau këtë fakt me ndjekësit e saj në InstaStory. / KultPlus.com

Ava Max në revistën e famshme “Uproxx”, rrëfen jetën e saj para se të publikonte “Sweet but Psycho”

Amanda Koçi e njohur me emrin e artit si Ava Max është një nga artistet me origjinë shqiptare që po bën namin në botë. Ajo renditet te një nga këngëtaret më të dëgjuara të momentit në shumicën e play-listave ndërkombëtare.

Por përpara se të bëhej e famshme, Ava ka deklaruar se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.

Këngëtarja ka rrëfyer për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht.

Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.

Këngëtarja kishte punuar për një kohë të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.

“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, ka thënë ajo. / KultPlus.com

Photo by: Weiss Eubanks/NBCUniversal

Ava Max rrëfen të kaluarën e vështirë të familjes: Prindërit e mi u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveçse një valixheje në dorë

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës së famshme amerikane “Uproxx”.

Teksa është shfaqur mjaft atraktive në setin fotografik për këtë revistë, Ava ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive, duke mos harruar të përmend atdheun e saj të dashur, Shqipërinë – të cilin për fat të keq nuk ka pasur ende rastin që ta vizitojë deri më sot.

“Amanda Ava Koçi ka lindur në Milwaukee, Wisconsin, më 16 shkurt 1994, në të njëjtën javë që ‘The Power Of Love’ e Celine Dion më në fund arriti në numrin 1 në listat e Billboard, një mirëseardhje e përshtatshme për një artiste e cila së shpejti do të fitonte njohjen si vokaliste e fuqisë në të drejtën e saj. Dhe ndërsa mbështetja e familjes është diçka që shumë artistë të suksesshëm e vënë në dukje gjatë ngritjes së tyre, për Ava Max, mënyra se si prindërit dhe vëllai i saj mbrojtën ëndrrën e saj që në moshë të re ishte e rëndësishme në ngritjen e saj. Si vajzë e emigrantëve që u larguan nga Shqipëria gjatë rënies së komunizmit, që në vogëli Ava e kuptoi që nëna e saj i kishte vënë në pritje ëndrrat për të qenë një këngëtare operistike për t’i ofruar një jetë më të mirë vajzës së saj”, shkruan revista amerikane.

“Natyrisht, ajo duhej të hiqte dorë nga ëndrra e saj”, ka thënë Ava Max për Uproxx.”Sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para, ajo nuk e dinte gjuhën shumë mirë, ajo kishte fëmijë – ajo më kishte mua! – Kështu ajo hoqi dorë nga ëndrra e saj. Kur fillova të këndoj, u ndjeva sikur ajo filloi të jetonte ëndrrën e saj përmes ëndrrës sime, e cila është vërtet e mrekullueshme, mendoj. Tani që e shikoj përsëri atë, ndihem se kjo është pjesërisht arsyeja pse e bëra atë , sepse nëna ime më mbështeti shumë dhe ishte gjithmonë aty për mua”, ka thënë artistja shqiptare.

“Ata ndërtuan shtëpinë e tyre të ëndrrave në Chesapeake dhe më pas e shitën pasi jetuan në të për tri vjet”, thotë ajo. “Unë nuk e kuptova deri më vonë, si Zoti im ata në të vërtetë shitën shtëpinë e tyre! Përsëri, duke parë mbrapa jam si: ‘Ju djema latë gjithçka!’ Ata me të vërtetë sakrifikuan gjithçka për ëndrrën time. Por ata janë të tillë, ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me një gjashtëvjeçar, vëllain tim. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai im me të vërtetë donte të vinte në Amerikë, kështu që pas një viti që jetuam në një kishë babai im erdhi dhe na tha: ‘Ne do të shkojmë në Amerikë’, kujton ajo.

“Ata ndërtuan shtëpinë e tyre të ëndrrave në Chesapeake dhe më pas e shitën pasi jetuan në të për tri vjet”, thotë ajo. “Unë nuk e kuptova deri më vonë, si Zoti im ata në të vërtetë shitën shtëpinë e tyre! Përsëri, duke parë mbrapa jam si: ‘Ju djema latë gjithçka!’ Ata me të vërtetë sakrifikuan gjithçka për ëndrrën time. Por ata janë të tillë, ata u larguan nga Shqipëria me asgjë tjetër përveç një valixheje në dorë dhe me një gjashtëvjeçar, vëllain tim. Ata jetonin në Kryqin e Kuq në Paris, Francë pa para. Por babai im me të vërtetë donte të vinte në Amerikë, kështu që pas një viti që jetuam në një kishë babai im erdhi dhe na tha: ‘Ne do të shkojmë në Amerikë’, kujton ajo.

“Gjatë qëndrimit të tyre në Paris, familja u lidh me një grua nga Wisconsin e cila i ndihmoi ata të emigronin në Amerikë dhe ata jetuan në Milwaukee për vitet e para në ShBA. Menjëherë pas lindjes së Ava-s, familja u transferua në Virxhinia për të shpëtuar nga dimrat brutalë të perëndimit të mesëm dhe aty ajo u rrit. Ndërsa talenti vokal i Ava -s filloi të shfaqet ngadalë, mbështetja e nënës së saj ndihmoi në katapultimin e këngëtares së re në qendër të vëmendjes. Duke filluar me garat brenda qytetit dhe përfundimisht duke udhëtuar në qytete më të mëdha për ngjarje më prestigjioze, suksesi i saj i hershëm ishte shumë premtues për t’u injoruar”, shkruan revista “Uproxx”.

“Fillova të këndoj në një moshë vërtet të re dhe këndoja me nënën time. Ajo do të këndonte në shtëpi dhe ka këtë zë vërtet të bukur operistik. Kështu që unë thosha: ‘Oh Zoti im, unë dua të këndoj!’ Të gjithë më thoshin gjithmonë se sa i mirë ishte zëri im – por si fëmijë i vogël, ju nuk e kuptoni se çfarë është një zë i mirë. Isha si: ‘Oh mirë, më pëlqen të këndoj. Unë mendoj se do të provoj të performoj’. Kështu fillova të performoja për fqinjët e mi, pastaj fillova të merrja pjesë në konkurse këndimi, si konkurset e Radio Disney që do të vinin në qytet. Fillova në Virxhinia, pastaj fillova të fitoja konkurset. Nëna ime tha: ‘Mirë, le të bëjmë disa të tjera’. Kështu ajo gjeti disa në Florida, dhe disa në New York. Ishte një çmenduri”, kujton 26-vjeçarja.

Të bindur se Los Angeles ishte vendi i duhur që Ava të zbulohej dhe të fillonte karrierën e saj, familja Koçi bënë kapërcimin e tyre në Kaliforni – për t’u përballur me zhgënjimin fatkeqësisht. Duke jetuar në Luginë edhe atëherë, në Sherman Oaks, Ava kujton që dërgoi koleksionin e saj të këngëve origjinale te një label, duke u ndjerë gati të nënshkruante një kontratë dhe të fillonte punën. Por me të vërtetë, si shumica e 14 dhe 15-vjeçarëve, ajo nuk ishte mjaft e pjekur për të lundruar në industri. Kështu pas një viti jetese në Los Angeles, familja e saj u zhvendos në lindje në Karolinën e Jugut, ku babai i saj gjeti punë.

“Koha është gjithçka”, thotë ajo. “Unë kisha këtë pako këngësh. Gjithmonë më dukej sikur do të më nënshkruanin dhe nuk do ta nënshkruanin kurrë. Isha e trishtuar në atë kohë. Unë thosha: ‘Unë thjesht dua të nënshkruaj një kontratë, dua të punoj’. Mendova se isha gati, por në njëfarë mënyre nuk isha, sepse kisha shumë për t’u rritur. Por ju nuk e dini këtë kur jeni fëmijë. Ndodh kështu. Ndihem sikur kisha gjithçka pasi “Sweet But Psycho” hyri vërtet si një hit. Por unë nuk e dija këtë derisa doli ajo këngë – dhe pastaj e ndjeva atë”, ka thënë këngëtarja me origjinë nga Shqipëria./telegrafi/

Ava Max publikon klipin e këngës ‘Every Time I Cry’ (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max, ka publikuar së fundmi klipin e këngës “Every Time I Cry”.

Kënga përndryshe është kompozuar dhe shkruar nga Caroline Pennell, Lauren Aquilina, Sean Myer, Henry Walter dhe vet Ava Max, transmeton KultPlus.

Artistja shqiptare, emri i vërtetë i së cilës është Amanda Koçi, vazhdon të jetë shumë aktive dhe të shijojë suksesin e albumit të saj muzikor më të fundit, “Heaven and Hell”.

Ky album të cilin ajo e publikoi në shtator, u ngjit shumë shpejt në majat e klasifikimit në top listat ndërkombëtare, ndërsa ishte albumi i tretë më i dëgjuar i vitit 2020 nga një artiste femër në Spotify. / KultPlus.com

Në “Times Square” në New York promovohet suksesi i shqiptares Ava Max

Artistja shqiptare me renome botërore, Ava Max, po vazhdon të shijojë suksese të shumta në sferën e muzikës.

Këngët e saj numërojnë miliona dëgjime në mbarë platformat muzikore, duke e bërë kështu ndër këngëtaret femra më të dëgjuara globalisht.

Hiti i saj “Sweet but Psycho” me të cilin debutoi në tregun ndërkombëtar dhe i dha asaj suksesin e madh, ka tejkaluar tashmë shifrën e një miliard dëgjimeve në atë që njihet si platforma më e madhe e muzikës në botë, Spotify.

E për ta përgëzuar për këtë sukses, Spotify i ka dedikuar një billboard’ artistes shqiptare në sheshin ‘Time Square’ të New Yorkut.

Ata kanë shfaqur portretin e Ava Max me përshkrimin “klubi i miliarderëve”, referuar kështu faktit se ajo tashmë është një nga artistet me miliarda dëgjime në këtë platformë.

Me të parë këtë, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi të “billboard”-it, ndërsa falënderoi Spotify-në për këtë nder që i bën.

“Faleminderit te secili që ka dëgjuar ‘Sweet but Psycho’ mbi një miliard herë! Gjithashtu Spotify, klubi i miliarderëve”, ka shkruar Ava Max në Instagram. / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

Ava Max publikon këngën ‘Every Time I Cry’ (VIDEO)

Këngëtarja Ava Max është një nga talentet më të suksesshme në tregun ndërkombëtar të muzikës,

Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar këngën e saj të re me titull “Every Time I Cry”, e cila në vetëm pak kohë është dëgjuar nga një numër i madh njerëzish në gjithë botën.

Projektet e saj renditen gjithmonë në vendet e para të klasifikimeve muzikore dhe priten me shumë interes nga publiku. / KultPlus.com

Ava Max me fotosesion për revistën e njohur

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, realizoi fotosesion për numrin e ri të revistës së famshme “ODALïSQUE MAGAZINE”, në të cilën erdhi me një fotosesion të veçantë me ngjyrat bardhë e zi.

Ava Max u fotografua e veshur me një kostum të zi, ndërsa flokët i kishte lëshuar dhe bërë kaçurrele.

Ajo dukej atraktive në këto imazhe, për të cilat pranoi komente pozitive nga ana e fansave të shumtë të saj.

Ndryshe, artistja ka bërë të ditur se është duke punuar për disa projekte të reja, të cilat shumë shpejt do të dalin në treg. / KultPlus.com

Veshjet më të bukura në tapetin e kuq të “iHeartRadio Music Awards 2021”

Dje (e enjte) u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve “iHeartRadio Music Awards 2021”.

E prezantuar nga Usher dhe me performancat e The Weeknd, Ariana Grande si dhe Doja Cat, “iHeartRadio Music Awards” ishte një natë emocionuese për muzikën.

Mirëpo, këta yje nuk dinë vetëm të  këndojnë, por edhe të vishen, me pamje inovative të garantuara për të kthyer kokën.

Yjet e stilit si Megan Thee Stallion, Billie Eilish, Dua Lipa dhe Taylor Swift midis të nominuarve, ishin vetëm disa nga pamjet mahnitëse në tapetin e kuq.

Më poshtë ua sjellim yjet e veshura më së miri gjatë mbrëmjes:

Ava Max
Megan Fox

Demi Lovato

Megan Thee Stallion

Doja Cat

H.E.R.

Charli D’Amelio

/Telegrafi/ KultPlus.com

Sherri mes Ritës e Duas shuan shpresat për bashkëpunim mes katër këngëtareve shqiptare

Bebe Rexha ka sjellë disa bashkëpunime me artistë të famshëm amerikanë në albumin e saj më të ri “Better Mistakes” mirëpo nuk ka arritur të sjellë bashkëpunimin që shumëkush është duke e pritur që një kohë të gjatë.

Bëhet fjalë për premtimin që pati dhënë kohë më parë këngëtarja 31-vjeçare shqiptare, se do t’i bënte bashkë në një projekt, Rita Orën, Dua Lipën, Ava Maxin dhe vetë atë, të gjitha këto, artiste të famshme botërore, me prejardhje shqiptare.

Rexha ka thënë në një intervistë për “The Sun” se është e dëshpëruar që nuk ka arritur ta realizojë këtë duke shtuar se tanimë nuk beson se do të ndodhë ndonjëherë.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi nuk mund të bëhet për shkak të problemeve mes Duas dhe Ritës.

“Kam provuar me të vërtetë. Nuk e di saktë se çka po ndodh mes tyre apo cila është drama. Jam munduar gjithmonë të krijojë paqe dhe t’i bëjë bashkë vajzat. Unë me të vërtetë dua të bëjë diçka bashkë me ato por tani jam e sigurtë se kjo nuk do të bëhet kurrë. Nuk dua të shtojë asgjë më shumë për këtë”, është shprehur ajo.

Sipas “The Sun”, Dua dhe Rita, prindërit e të cilave janë që të gjithë nga Kosova, asnjëherë nuk kanë folur për rivalitetin e krijuar, ndonëse besohet se kjo ka ndodhur për shkak të krahasimeve mes tyre.

Ato madje shpeshherë kanë marrë pjesë në ngjarje të njëjta muzikore edhe fizikisht por asnjëherë nuk janë takuar dhe nuk janë paraqitur bashkë para mediave, duke i ikur kontaktit me njëra-tjetrën. 

Ndërkohë, Bebe ka thënë se beson që ato janë bërë “rivale” mes vete për shkak të presionit të të qenit gra në industrinë e muzikës.

“Është e çuditshme sepse e di se si është të jesh vajzë dhe nganjëherë bëhemi vërtetë rivale. Nuk jam duke folur për veten, Duan, Ritën apo Avan. Po flas për vajzat në përgjithësi. Nuk e di për në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, disa vjet më parë, 80% e këngëve të transmetuara në radio ishin të burrave ndërkaq vetëm 20% të grave. Kësisoj, ne ndihemi sikur duhet të garojmë sepse jemi minoritet në industrinë e muzikës”, ka thënë Rexha.

Ajo ka thënë se është për keqardhje që nuk po arrin të realizojë një këngë bashkë me tri vajzat shqiptare pasi siç ka thënë, i njeh të gjitha personalisht dhe se të gjitha janë shumë të mira dhe secila prej tyre është tejet e suksesshme në muzikë.

Bebe Rexha pati hedhur idenë për bashkëpunim mes artisteve shqiptare më famë botërore, në fillim të vitit 2019. /koha/ KultPlus.com

Ava Max në talk shown amerikan: Dua, Bebe dhe Rita janë si motrat e mia në muzikë

Këngëtarja e njohur shqiptare Ava Max, ka qenë e ftuar në emisionin e moderatores Kelly Clarkson.

Gjatë prezantimit Clarkson ka folur për origjinën e saj shqiptare, fakt që e ka theksuar që në prezantimin e emisionit në rrjetet sociale.

“Ava Max ka rrënjë shqiptare dhe është një këngëtare shumë e mirë. Por çfarë uji duhet të pinë këto këngëtaret e famshme shqiptare? Jeni të gjitha shumë të bukura, ti, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora”, shprehet moderatorja për këngëtaret e njohura që përfaqësojnë Shqipërinë në tregun botëror të muzikës.

Kelly Clarkson: Nga janë prindërit e tu?

Ava Max: Shqipëria.

Kelly Clarkson: Oh, mendoj se jeni shumë këngëtare të njohura nga Shqipëria. Çfarë ndodh atje në Shqipëri, jeni shumë të bukura, shumë elegante. Keni ujë të mirë, jeni shumë pasionant, apo si?

Ava Max: Po në fakt jemi shumë pasionant, edhe kur flasim jemi shumë ekspresivë. Mamaja ime, gjyshja janë gjithashtu elegante, është gjenetike mendoj.

Kelly Clarkson: Çfarë mendimi ke për Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora?

Ava Max: Janë si motrat e mia në muzikë, i adhuroj.

Kelly Clarkson: Do ishte fantastike nëse krijoni një grup. / Diaspora Shqiptare / KultPlus.com

THE KELLY CLARKSON SHOW — Episode 4147 — Pictured: (l-r) Ava Max, Kelly Clarkson — (Photo by: Weiss Eubanks/NBCUniversal)

Bebe Rexha: Bashkëpunimi me Duan, Ritën dhe Avan do të ishte frymëzim për vajzat shqiptare

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha së fundmi i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj në rubrikën ‘AskAnythingChat’, përcjell KultPlus.

Ndër pyetjet e shumta që ju drejtuan këngëtares ishte edhe ajo e një bashkëpunimi të mundshëm me Dua Lipën dhe Ava Max, për të cilën Rexha ja thënë se do të ishte një gjë e mrekullueshme që të gjitha të bëhen bashkë sepse vijnë nga i njëjti vend.

“Çdo gjë është e mundur, dhe do të thoja ‘Po’, do të përpiqem të ndodhë. Unë mendoj se do të ishte e mrekullueshme sikur vajzat të bëheshin bashkë, sepse ju e dini që ne vijmë nga i njëjti vend, ku ashtu siç kemi folur më herët, në të kaluarën, vajzat nuk ishin gjithmonë në muzikë në kulturën tonë, tani është komplet ndryshe dhe ju e dini që unë e dua kulturën time shumë, por unë jam rritur në gjysmë kulturën time, kështu që mund të flas në gjysmën e tyre”, ka thënë ajo.

Tutje këngëtarja ka shtuar se një bashkëpunim i tillë mes shqiptareve do të motivonte të gjitha femrat tjera shqiptare dhe kosovare, që ato kanë fuqi të arrijnë në jetë.

“Ju e dini, ne femrat nuk kemi qenë gjithmonë të barabarta si meshkujt dhe mendoj se fakti se ne të gjitha vijmë nga një kulturë e ngjashme është vërtet e bukur dhe mendoj se do të ishte e mrekullueshme për neve të vinim së bashku dhe të kapnim duart dhe të bëheshim si të gjitha vajzat tjera shqiptare ose kosovare atje, do të ishim si: ‘Ju mundeni, ju mund ta bëni këtë, ju mund t’i bëni ëndrrat e tua realitet, ti e ke këtë dhe çdo vajzë në botë – nuk ka rëndësi nga je, kështu që do të doja ta bëja këtë të ndodhte”, ka theksuar Rexha./ KultPlus.com