Hockney dhe Van Gogh: Si na sjellin gëzim imazhet e natyrës?!

Në Mars te vitit 2020, përderisa ne po mundoheshim të ambientoheshim me pandeminë, David Hockney publikoi një imazh të dafinave të verdha të ndritshme, të quajtur “Mos harroni se ata nuk mund ta anulojnë pranverën”. Kjo e fundit ofroi një shpërthim optimizmi shumë të nevojshëm, duke na kujtuar të gjithëve se natyra, me ciklet e saj të vazhdueshme të rilindjes dhe përtëritjes, ende mund të ofrojë shpresë, shkruan BBC, përcjell KultPlus.

Hockney e ka vlerësuar prej kohësh botën natyrore, si për frymëzimin e saj estetik ashtu edhe për cilësitë terapeutike: “Ne mund të pasurohemi vetëm duke parë natyrën,” ka thënë ai.

Është një pikëpamje që shumë prej nesh kemi arritur ta përjetojmë pasi kemi bërë shëtitje të gjata për të qetësuar mendjet tona. Është vërtetuar se vetëm 20 minuta në natyrë arrijnë që të ulin stresin te ne, kështu edhe vështrimi i një pikture të natyrës ka po të njejtin efekt.
Kështu që nuk është për t’u habitur që vizitorët janë mbledhur në Hockney – Van Gogh: “Gëzimi i Natyrës” në Muzeun e Arteve të Bukura në Hjuston, ndërsa londinezët po presin me padurim The Hockney’s Mbërritja e Pranverës, e cila hapet këtë javë në The Royal Academy.

Ekspozita, një ri-punim i ekspozitës jashtëzakonisht popullore të vitit 2019 në Muzeun Van Gogh në Amsterdam, eksploron dashurinë e dy artistëve për natyrën, si dhe ndikimin e pagabueshëm që ka Van Gogh te Hockney.

Hockney ka thënë: “Unë gjithmonë e kam gjetur botën mjaft të bukur, vetëm duke e parë atë. Dhe kjo është një gjë e rëndësishme që ndaj me Vincent van Gogh: ne të dy me të vërtetë kënaqemi duke shikuar botën”, përcjell tutje KultPlus.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që tema e tyre shpesh mbivendoset.
“Ne kemi një pikturë të bukur nga Van Gogh me disa trungje pemësh, por vetëm pjesën e poshtme të dy trungjeve të pemëve në pyll në pranverë dhe është sikur ai është pothuajse i shtrirë në tokë në pyll dhe para tij është ky qilim i mrekullueshëm i lule të egra, “thotë Dumas.

Hockney hulumtoi të njëjtën temë në monumentin e tij Arritja e Pranverës në Woldgate, East Yorkshire, 2011, në të cilën “gjithçka është zmadhuar me të vërtetë, të gjitha lulet e egra janë vërtet të hedhura në erë”, thotë Dumas. / KultPlus.com

Opera mbretërore në krizë, del në shitje portreti i mjeshtrit Hockney

Opera Mbretërore e Londrës ka nisur të mbledhë para për të kaluar një nga krizat më të rënda në historinë e saj, e shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Për këtë arsye drejtuesit kanë vendosur të nxjerrin në shitje një pikturë të artistit David Hockney, të vitit 1970.  Portreti i David Webster që do të dalë në ankand më 22 tetor, pritet të shitet në vlerën e 14-23milionë $.

“Ndërsa përballemi me krizën më të madhe në historinë tonë, shitja e portretit të mrekullueshëm të  David Hockney të Sir David Webster është pjesë e strategjisë sonë për rimëkëmbjen,” tha Alex Beard, shefi ekzekutiv i Shtëpisë së Operës Mbretërore.

“Të ardhurat do të përdoren për të siguruar artistët më të mëdhenj të botës, që të mund të kthehen edhe një herë në skenat tona.”

Ashtu si edhe institucionet e tjera kulturorenë  Britani dhe në gjithë botën, Opera Shtëpia Mbretërore u detyrua të mbyllet në  Mars përshkak të shpërthimit të COVID-19 dhe nuk ka mundur të gjenerojë të ardhura nga ajo kohë.

Hockney vlerësohet si një nga gjigandët e artit britanik në shekujt 20 dhe 21,ndërsa portreti i Webster si “një pikturë e jashtëzakonshme”. Sir David Webster, i cili drejtoi Operën Mbretërore nga viti  1945-1970, përshkruhet si udhëheqës i vizionar që dha institucionit klasin botëror.

Të ardhurat nga shitja e portretit do të përdoren për rimëkëmbjen ekonomike të instituconit më të rëndësishëm kulturor në Britaninë e Madhe./ KultPlus.com