Turneu i hologramit të Amy Winehouset fillon në fund të vitit 2019

Hologrami i këngëtares së ndjerë Amy Winehouse do të fillojë një turne botëror në fund të vitit 2019.

Projeksioni i britanikes do të rikthej artisten e shoqëruar me bende live për fansat anembanë botës.

“Për ne kjo është si një ëndërr. Për të parë atë përsëri në skenë dhe është diçka e veçantë që nuk mund të përshkruhet me fjalë. Muzika e vajzës sonë ka prekur jetën e miliona njerëzve dhe është jashtëzakonisht e vlefshme për ne që trashëgimia e saj të mbetet gjallë në këtë mënyrë inovative dhe revolucionare”, ka thënë babai i këngëtares, Mitch Winehouse.

Ai shtoi se turneu synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe të mbledhë fonde për “The Amy Winehouse Foundation”.

Kjo shoqatë bamirëse edukon të rinjtë kundër abuzimit me drogën dhe alkoolin dhe siguron mbështetje për ata që janë në rrezik dhe mbështet zhvillimin e të rinjve nëpërmjet muzikës.


Performanca e hologramit Amy duhet të zgjasë nga 75 deri në 110 minuta, raporton The Guardian.

Winehouse fitoi famë botërore me albumin “Back To Black” të publikuar në vitin 2006, me të cilën ajo fitoi pesë çmime “Grammy Awards”.

Ajo u gjet e vdekur më 23 korrik të vitit 2011 në apartamentin e saj në Londër. Ajo vdiq nga helmimi me alkool, dhe duke e lënë këtë botë në moshën 27-vjeçare dhe iu bashkua “Club 27” – një grup i muzikantëve shumë të talentuar dhe me ndikim që vdiqën në këtë moshë, të tillë si Brian Jones, Jimmy Hendrix, Janis Joplin, Jim Morrison, Kurt Cobain dhe të tjerët.

Kujtojmë se dokumentar i ri për Amy – “Back to Black” është shfaqur në muajin nëntor dhe përfshin klipe nga intervistat e kaluara si dhe intervista. /KultPlus.com