Nesër 1 minutë heshtje në ora 13:00 në gjithë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që nesër në të gjithë Kosovën në ora 13:00 të mbahet një minutë heshtje për të nderuar viktimat e Srebrenicës.

Ai ka bërë të ditur se sot i ka takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës.

“Takimi u mbajt në prag të 25-vjetorit të masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë. Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë! Andaj, për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie, në emër të Qeverisë së Kosovës, kërkoj që nesër, në të gjithë Kosovën, në orën 13.00, të mbahet një minutë heshtje”, ka shkruar Hoti./ Express / KultPlus.com

Kryeministri Hoti tifoz i Liverpulit, uron skuadrën angleze për titullin

Futbolli është padyshim sporti më popullor në botë. Ekipet e ndryshme futbollistike kanë pas vetes tifozë nga personalitete të fushave të ndryshme, sic është edhe Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, shkruan KultPlus.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka uruar ekipin e Liverpulit që së fundmi arriti të shpallet kampion në Premier Ligën Angleze pas një kohe shumë të gjatë. Kryeministri gjithmonë ka treguar se është fans i madh i skuadrës angleze.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Liverpool, PREMIER LEAGUE Champions
U kry, ka qenë e ditun nga fillimi. Pikë.
Urime.
Shihemi sezonin tjetër /KultPlus.com

Hoti viziton shkollën shqipe “Scanderbeg” në Parma të Italisë

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Itali ka vizituar shkollën shqipe “Scanderbeg” në Parma me kryesues Durim Lika dhe Forumin e Grave të Pavarura me drejtuese Elvira Lashi.

Koordinatori Hoti e përgëzoi Likën për përkushtimin e dhenë për shkollën shqipe në Itali dhe e informoi atë për Programin Nacional për Rininë.

“Unë edhe në takimet e mëparshme këtu në Itali u informova për punën që bëni ju. Është për t’u vlerësuar lartë kontributi juaj për mësimin në gjuhën shqipe sepse vetëm me një përkushtim të tillë shqiptarët kudo në botë do të mund të ruajnë kulturën dhe gjuhën shqipe. Unë po ju prezantoj Programin Nacional për Rininë qe jemi duke e implementuar ne në Kosovë për të gjithë nxënësit pa dallim. Ai është duke u realizuar në formë të garës në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik, Dituri dhe në Sport. Në udhëzuesit që ju kam sjell gjeni të gjitha detajet për organizimin e garës. Unë pres bashkëpunim nga ju që nxënësit e diasporës të marrin pjesë dhe në nivelin republikan të garës të vinë të garojnë në Kosovë”, tha Hoti duke shtuar se atdheu ynë nuk mund të jetoj pa diasporën.

Ndërsa, Lika e mirëpriti vizitën e Koordinatorit Hotit po ashtu edhe programin. Ai e informoi Hotin për funksionimin e shkollës Scanderbeg si dhe për sfidat që ata hasin sa i përket mësimit në gjuhën shqipe.

“Është nder i veçantë për ne që sot të jeni në vizitë tek ne. Shkolla jonë është krijuar në vitin 2009 dhe tani Parma është shembull sa i përket mësimit në gjuhën shqipe në Itali. Mirëpo, problemi më i madh me të cilin përballemi është sigurimi i librave në gjuhën shqipe edhe pse bashkëpunojmë me institucionet e Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Lika. Ai pastaj prezantoi disa nga organizimet që ka bërë kjo shkollë vitin paraprak dhe këtë vit.

Hoti i premtori Likës se në një të ardhme të afërt do t’i sjell shkollës libra në gjuhën shqipe.

Pas takimit, Koordinatori Hoti i shoqëruar nga Lika vizioti edhe nxënësit në klasë të cilët po zhvillonin orën e artit figurativ si dhe grupin e vallëzimit. Aty Hoti u takua edhe me Elvira Lashin, drejtuesen e Forumit të Grave të Pavarura dhe mësueset e shkollës.

Gjatë ditës Koordinatori Hoti mori pjesë si i ftuar i veçantë i manifestimit të festës së përvjetorit të 107 Pavarësisë së Shqipërisë.

Ky manifestim u organizua ne Reggio Emilia nga shoqatat “Shqiponja” dhe “Zëri i Atdheut”. Klan Kosova / KultPlus.com