Si duket, arti është fusha ku shqiptarët shkëlqejnë më së shumti.
Së fundi, Ilir Kerni, njëri ndër balerinët më të suksseshëm shqiptarë, është zgjedhur drejtor në teatrin e Split-it, shkruan KultPlus.
Balerini dhe koreografi shqiptar, Ilir Kerni, përmes një stausi në llogarinë e tij personale në Facebook, bëri të ditur së është zgjedhur drejtor i Teatrit Kombëtar në Split të Kroacisë.
Statusi i plotë:
”Ndjehem shumë i lumtur që jam pjesë e ekipës fantastike të “Théâtre National Cross de split”. Me baletin e një traditë të jashtëzakonshme.
Drejtor i baletit për periudhën 2019-2023.”
Ilir Kerni, në rininë e tij ka qenë balerin. Së fundi, ai ka qenë edhe koreograf në disa shfaqje baleti. Një pjesë të karrierës së tij e ka zhvilluar edhe në Shqipëri, por, veprimtari e tij kryesisht zë vend në Kroaci.
/ KultPlus.com