Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka apeluar qytetarët që të bartin maskat në çdo vend, për aryse se varianti Omicron po vazhdon të përhapet, shkruan KultPlus.
IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, IKSHPK njofton se Omicron është tejet ngjitës, andaj mbani maskat në çdo vend, mbani distancën mbi dy metra edhe në mjedise të hapura edhe po qe se të gjithë bartin maska.
“Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor”, shkruan në fund IKSHPK.
Kosova ka pranuar së fundmi mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer nga SHBA. /KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka apeluar qytetarët se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet ditëve në vijim, përcjell KultPlus.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, IKSHPK-ja ka bërë thirrje që të respektohen masat në maksimum dhe gjithashtu të vaksinohen të gjithë qytetarët.
Postimi i plotë:
“Nga fillimi i vitit ka filluar rritje e rasteve pozitive me COVID-19 e veçmas me shfaqjen e variantit të ri të virusit SARS CoV-2 Omicron (B.1.1.529). IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë ditët në vazhdim, andaj IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët që të respektohen masat e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, deklaron IKSHPK.
IKSHPK-ja ka bërë thirrje të respektohen masat anti-COVID. Po ashtu, iu ka rekomanduar institucioneve përgjegjëse të mbikëqyrin respektimin e masave.
“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thotë IKSHPK.
Distanca fizike, maskat, dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, janë disa prej masave që IKSHPK-ja apelon të respektohen.
“Është i domosdoshëm kujdesi i shtuar i të gjithëve që në mënyrë strikte të respektohet distanca fizike, të përdoren maskat, të bëhet dezinfektimi dhe ajrosja e hapësirave, duke pamundësuar dhe shmangur përhapjen eventuale të mëtejme të infeksionit të COVID-19”, thotë IKSHPK.
Tutje, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim, për ta parandaluar COVID-19 dhe vdekjet si pasojë e tij.
“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të popullatës nga mosha 12 vjeçare. Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj”
“Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët e moshës mbi 18 vjeçare. Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen! Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, mbroni edhe njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen. Vaksinimi mbetet arma më e fortë për të parandaluar hospitalizimin. Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”, shkruan IKSHPK.
Së fundmi, në Kosovë janë shënuar 304 raste pozitive me COVID-19. /KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës po vazhdon thirrjet e vazhdueshme për vaksinim, shkruan KultPlus.
“Festo, sigurt festo me familjen”, ishte mesazhi kryesor që janë munduar të përcjellin IKSHPK-ja në postimin e tyre të fundit, ku gjithashtu kanë inkurajuar që qytetarët të marrin të dy dozat dhe gjithashtu edhe dozën e tyre përforcuese.
“Vendi ku të gjithë ndjehemi të sigurt është familja. Prandaj, kujdesu për veten dhe familjen tuaj. Merrni të dy dozat e vaksinës dhe sapo të ju vijë koha edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë. Festo sigurt, festo me familjen! Festo shëndetshëm!”, shkruhet në njoftimin e tyre.
Minstria e Shëndetësisë vazhdimisht është duke bërë thirrje që t’i besohet shkencës dhe të merren të gjitha dozat që sigurojnë shëndet të plotë për të gjithë qytetarët. /KultPlus.com