“Prishtinë 2002” pjesë e festivalit më të madh të filmit në Islandë, Reykjavik International Film Festival

Sukesesi i rradhës në kinematografinë Kosovare. Filmi “Prishtinë, 2002”, me regji nga Trendelina Halilit dhe producent Ermal Gërdovci është selektuar të jetë pjesë e festivalit më të madh të filmit ne Islandë, Reykjavik International Film Festival. Ky festival, çdo vit mirëpret artista të mëdhenj të botës së kinemasë.

Filmi tregon rrëfimin e Letit, një adoleshente, e cila fillon të shndërrohet në një karakter të ri për t’i bërë përshtypje shoqes së saj Donës, e cila është shumë imponuese.

“Prishtinë, 2002” pati premieren botërore në Clermont-Ferrand International Film Festival në France. Më pas rrugëtimi i filmit vazhdoi edhe në shumë festivale tjera.

“Prishtinë 2002” do të shfaqet në ekranet e Islandes në kuadër të edicionit të 20-të të festivalit, i cili do të mbahet përgjatë datave 28 shtator deri më 8 tetor 2023.

Realizimi i filmit është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës, dhe prodhuar nga shtëpia e filmit Kandërr. / KultPlus.com

Presidentja Osmani në vizitë pune në Islandë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Rejkjavik të Islandës, ku do të takohet me homologun e saj, presidentin Guðni Th. Jóhannesson, kryeministren Katrín Jakobsdóttir, kryetarin e Kuvendit Birgir Ármannsson dhe ministren e Punëve të Jashtme Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir.

Kjo është vizita e parë dypalëshe e një presidenti të Kosovës në historinë e raporteve në mes Islandës dhe vendit tonë.

Në këtë vizitë pune njëditore, temat e diskutimit të Presidentes do të jenë intensifikimi i bashkëpunimit përgjatë presidencës islandeze të Këshillit të Evropës për të shtyrë përpara anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë, thellimi i marrëdhënieve bilaterale me Islandën, avancimi i rrugës euroatlantike të Kosovës, si dhe çështje të tjera të interesit të përbashkët. /KultPlus.com

Këngëtari kosovar në Islandë me këngë kundër racizmit

“The Awakening Hymn”, është kënga e artistit kosovar nga Islanda, Jasmin Rexhepi, i njohur me emrin artistik The Great Jazzby.

Kënga ka një tekst të bazuar në fjalët dhe tragjedinë e George Floyd-it dhe është lansuar në ora 18:46 me kohë të Minneapolisit, pikërisht në kohën kur Floyd ishte vrarë, transmeton KOHA.

“The Aëakening Hymn” është projekt i The Great Jazzbyt në bashkëpunim me veteranin e Hollyëoodit, Nick Jameson dhe artistin e talentuar francez Thincoer.

Rexhepi është edhe regjisor. Me filma të metrazhit të shkurtë ai ka marrë pjesë dy herë në Festivalin e Kanës. / KultPlus.com