IU zbulon një pjesë nga teksti i këngës së re “Strawberry Moon”

IU ka publikuar një pjesë të tekstit për këngën e re “Strawberry Moon”.

Këngëtarja e muzikës K-pop ka zbuluar një video 12 sekonda ku shihet teksti i këngës që do të lansohet më 19 tetor.

Javën e kaluar, IU publikoi një tjetër pjesë ku shihej një video e shkurtër.

Në fillim të vitit, IU u rikthye me albumin e shumëpritur “LILAC”, ku përshihen këngët “Celebrity”, dhe “Coin”.

IU dhuron mallra në vlerë 523,000 funte për të pastrehët

Këngëtarja e muzikës K-pop dhe aktorja e njohur, IU, ka dhuruar mallra e ushqime në vlerë afër 523,000 funte në disa organizata bamirëse.

Në një deklaratë nga agjencia përfaqësuese e saj u tha se veprimi i saj vjen në 13 vjetorin e debutimit të këngëtares, që nga kënga e parë “Lost Child” më 2008.

Dhurimet janë bërë në bashkëpunim me marka si kompania e veshjeve BlackYak dhe Banolim Pizza.

Kjo përfshiu 1000 palë atlete dhe 2000 kuti pica për fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë në strehimore. Po ashtu dhuroi pallto dimri, kuti të ndihmës së parë, batanije dhe shtretër për qendrat shëndetësore.

IU ju rikthye skenës këtë vit me albumin e pestë “Lilac”. / KultPlus.com