Filozofi francez Jean Paul Mongin në Bibliotekën Kombëtare

Me rastin e përkthimit dhe botimit në gjuhën shqipe të serisë për fëmijë “Platonët e vegjël”, të ideuar nga filozofi francez Jean Paul Mongin, sot në Sallën Franceze të Leximit në Bibliotekën Kombëtare, u zhvillua një takim i veçantë me filozofin dhe botuesin Mongin, me mësues të filozofisë së shkollave të mesme të Tiranës.

Ky takim vjen si bashkëpunim i ngushtë i Ambasadës Franceze në Tiranë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Jean Paul Mongin, i diplomuar në filozofi në Universitetin e Sorbonës, është ideatori i botimit të serisë “Platonët e vegjël”, si një formë e re e qasjes së fëmijëve dhe të rinjve me filozofinë.

Ai është fitues i një sërë çmimesh letrare në Francë./a.a/KultPlus.com