The Youth’s Companion (1894)/ ‘Jehona’- Telefoni Shqiptar

“The Youth’s Companion” ka botuar, me 1 nëntor 1894, në faqen n°530, një shkrim rreth mënyrës së komunikimit të shqiptarëve në distancë pa ndihmën e rrymës elektrike, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Telefoni shqiptar

Burimi : The Youth’s Companion, 1 nëntor 1894, faqe n°530
Burimi : The Youth’s Companion, 1 nëntor 1894, faqe n°530

Thuhet se shqiptarët flasin në distancë pa ndihmën e rrymës elektrike. Në vendin e tyre malor, ata e transmetojnë fjalën nga maja në majë me fuqinë e vetme të mushkërive të tyre. Thuhet se krijojnë vendqëndrime të rregullta për marrjen e lajmeve të dërguara. Kjo është frymëzuar nga përdorimi i korrierëve në vendet e nivelit më të lartë. Autori (Arthur Kavanagh) i “The Cruise of the R.Y.S. Eva” flet për këtë zakon të shqiptarëve si një veçori kombëtare.

Ata nuk mund të flasin kur janë afër njëri-tjetrit, por gjithmonë duhet të presin derisa të arrijnë në majën e dy kodrave për të filluar bisedën. Ju marshoni pas udhërrëfyesit tuaj shqiptar dhe takoni një tjetër; ndoshta ata mund të përqafohen, të shtrëngojnë duart, të mërmërisin disa fjalë dhe të vazhdojnë rrugën e tyre; ose, që nuk është e pamundur, kalojnë pa më të voglin njoftim. Ju largoheni dhe harroni se keni takuar dikë, kur papritmas, me të arritur në majë të një kodre, udhërrëfyesi juaj kthehet dhe këndon : “O Gjergjo, Gjergjo-o-O-O!” ose sido që të quhet, duke e zgjatur rrokjen e fundit për një kohë shumë të gjatë (iso).

Jehona mezi është shuar kur dëgjojmë përgjigjen. Biseda ka filluar dhe ju më mirë të uleni, përveç nëse nuk e keni problem të vazhdoni vetëm, sepse ata nuk do të lëvizin derisa të mbarojnë së foluri dhe mund t’ju duhet të ushtroni durimin tuaj për gjysmë ore.

Nuk ka dyshim se kjo prirje për muhabet është shumë e bezdisshme, jo vetëm për shkak të humbjes së kohës që shkakton, por sepse zhurma është e mjaftueshme për të shqetësuar të gjithë gjahun e vendit.

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Prill 2024/KultPlus.com

‘Mos më prek në dobësi… as atje ku kom pej, mos më prek anej…’

Jehona Sopi është një ndër këngëtaret më të njohura të muzikës shqipe. Ajo karrieren e saj si këngëtare e ka nisur shumë herët duke marrë pjesë edhe në kompeticione muzikore, ku edhe ka marrë vlerësime profesionale për interpretimet e saj.

 “Tash Dhe Perseri”, “Jam Ajo Qe Jam”, “Pervjetori”,  “Fustani i Bardhe”,  “Marramendja”,  “Unë Do Ti Laj Këmishat e Tua” etj janë këngë me të cilat identifikohet këngëtarja Jehona Sopi.

KultPlus ju sjell interpretimin e saj në Festivalin e Këngës ‘Kënga Magjike’ me këngën ‘Anej’:

Anej, anej
Anej kah ti je nisë
s’o dera e dashnisë…

Anej, anej kah ti ki dhezë
anej ku ti ki shkelë
s’munesh me përkëdhelë, anej…

Anej, anej, anej, anej diku
dashnia ka jetu
Mos më prek anej…

Anej, anej, anej, anej diku
dashnia ka maru
Mos prek anej…

Mos më prek ku jom prekë,
Mos më prek ku jom dekë.
Mos më prek në dinjitet,
Në inat mos më prek.

Mos më prek në dobësi,
Mos më prek në trani…
as atje ku kom pej.
Mos më prek anej

A t’ka ra me u skuqë,
kur prej vetes ki dalë.
Krejt me zor e krejt me gram
Pse më shite për pak…

Dritën dhezë e kom majtë
mos po hupesh diku
A e din qysh o me t’vra
ai që t’ka kriju/KultPlus.com