Jhene Aiko merr rolin e prezantueses në ceremoninë ‘Grammy Awards’

Jhene Aiko do të prezantojë në ceremoninë e Grammy Awards këtë muaj.

Akademia e Regjistrimit njoftoi të martën se këngëtarja e nominuar nga Grammy do të drejtojë shfaqjen paraprake, ku dhurohen shumica e trofeve.

Ceremonia do të transmetohet drejtëpërdrejtë në webfaqen e Grammy.

Grammy Awards do të mbahet në Los Angeles në Staples Center më 15 mars.

Para-shfaqja do të shfaqë interpretime nga reperi Burna Boy, këngëtari Rufus Wainwright, banda e xhazit Terri Lyne Carrington + Social Science, pianisti Igor Levit, këngëtari Poppy dhe muzikanti latin Lido Pimienta.

Albumi i tretë i Jhene Aiko, “Chilombo” është nominuar për albumin e vitit dhe albumi më i mirë progresiv R&B.

Ajo gjithashtu është nominuar për performancën më të mirë R&B të këngës së saj në bashkëpunim me John Legend “Lightning & Thunder”./ KultPlus.com