Magjia e “Scarlet” nga The Rolling Stones dhe Jimmy Page (VIDEO)

Rok bendi britanik, The Rolling Stones pati publikuar një këngë të padëgjuar më parë, të titulluar “Scarlet”.

Ata e kishin incizuar këngën në tetor të vitit 1974, dhe në kompozimin dhe performimin e saj kanë marrë pjesë edhe kitaristi i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, si dhe Rick Grech.

“Scarlet” kishte ardhur si projekt pas suksesit të madh të Stones me albumin e tyre “Living In A Ghost Town”, dhe është pjesë e albumit “Goats Head Soup”.

“Më kujtohet hera e parë kur e kemi ushtruar me Jimmy-n dhe Keith-in (Richards) në studion në bodrumin e Ronnie-t. Ishte një sesion shumë i mirë”, pati thënë Jagger. / KultPlus.com

The Rolling Stones publikojnë këngën që e kishin bërë me Jimmy Page në vitin 1974 (VIDEO)

Rok bendi britanik, The Rolling Stones, sapo e kanë publikuar një këngë të padëgjuar më parë, të titulluar “Scarlet”.

Ata e kishin incizuar këngën në tetor të vitit 1974, dhe në kompozimin dhe performimin e saj kanë marrë pjesë edhe kitaristi i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, si dhe Rick Grech.

“Scarlet” kishte ardhur si projekt pas suksesit të madh të Stones me albumin e tyre “Living In A Ghost Town”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Goats Head Soup” që do të ripublikohet sivjet.

“Më kujtohet hera e parë kur e kemi ushtruar me Jimmy-n dhe Keith-in (Richards) në studion në bodrumin e Ronnie-t. Ishte një sesion shumë i mirë”, ka thënë Jagger. / KultPlus.com

21 vjet më parë, Led Zeppelin kishte performuar për Kosovën

Kitaristi legjendar i bendit “Led Zeppelin”, Jimmy Page, ka rrëfyer një tregim që pakkush e kishte ditur përmes profilit të tij në “Instagram”.

Përmes rubrikës së tij të shpeshtë “në këtë ditë” Page ka treguar se 21 vjet më parë kishte performuar në Londër për Kosovën.

Në këtë postim Jimmy tha se organizimi ishte bërë nga UNICEF-i në ndihmë për Kosovën dhe paqen në botë në përgjithësi, transmeton KultPlus.

Kitaristi legjendar tha se ka performuar versionin instrumental të këngës “Dazed and Confused”.

“Këtë ditë më 1999-n performova në ‘Unicef Kosovo Appeal’ në Londër. Kur trazirat në Kosovë më në fund morën fund u organizua një ngjarje bamirësie në ‘Whitehall’. M’u kërkua të interpretoja në këtë ngjarje dhe luajta me grupin tim të asaj kohe: Michael Lee në bateri dhe Guy Pratt në bass. Luajta versionin instrumental të ‘Dazed and Confused’”, tha Page në postimin e tij të djeshëm në “Instagram”.

Shumë ndjekës të tij u mahnitën me këtë rrëfim. E dashura e tij, Scarlett Sabet, e cilësoi si “të mrekullueshëm”.

Një fans i tij me emrin Bashar tha: “Duhesh të performosh sërish. Është një gjeneratë e tërë që vdes të të shoh”.

Një fanse tjetër me emrin Ana Eisenberg shkroi: “Jimmy, faleminderit për këto kujtime. Është shumë e fuqishme”. / KultPlus.com