“Rolling Stones” bëhet me dyqan

Grupi legjendar “Rolling Stones” kanë zënë një qoshe të rrugës së famshme londineze “Carnaby”.

Nga 9 shtatori, fansat kanë mundur ta vizitojnë dyqanin për të blerë produktet e veçanta të grupit britanik.

Që prej bluzave e deri te logoja e bendit mund të gjenden në dyqanin e veçantë të Londrës, transmeton KultPlus.

Teksa fansat hulumtojnë gjërat e preferuara, në dyqan mund të dëgjohen këngët më të njohura të bendit.

Për shkak të pandemisë, grupi e ka pasur të pamundur të bëhet bashkë për hapjen e dyqanit, ani pse kanë qenë shumë të interesuar. / KultPlus.com

The Rolling Stones publikojnë këngën që e kishin bërë me Jimmy Page në vitin 1974 (VIDEO)

Rok bendi britanik, The Rolling Stones, sapo e kanë publikuar një këngë të padëgjuar më parë, të titulluar “Scarlet”.

Ata e kishin incizuar këngën në tetor të vitit 1974, dhe në kompozimin dhe performimin e saj kanë marrë pjesë edhe kitaristi i “Led Zeppelin”, Jimmy Page, si dhe Rick Grech.

“Scarlet” kishte ardhur si projekt pas suksesit të madh të Stones me albumin e tyre “Living In A Ghost Town”, dhe do të jetë pjesë e albumit “Goats Head Soup” që do të ripublikohet sivjet.

“Më kujtohet hera e parë kur e kemi ushtruar me Jimmy-n dhe Keith-in (Richards) në studion në bodrumin e Ronnie-t. Ishte një sesion shumë i mirë”, ka thënë Jagger. / KultPlus.com

Mbi 1500 artistë bashkohen për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë

Radiohead, The Cure, Dua Lipa, Nick Cave, PJ Harvey, Johnny Marr, Dizzee Rascal, Primal Scream, Paul McCartney, The Rolling Stones and Coldplay, janë disa nga artistët të cilët po kërkojnë nga qeveria që të merr masa të menjëhershme për të shpëtuar industrinë e muzikës së gjallë në Britani.

Afro 1,500 artistë dhe grupe të ndryshme kanë nënshkruar një letër të hapur qeverisë me kampanjën LetTheMusicPLay, duke kërkuar veprim të menjëhershëm për të ndalur “dëmtimin katastrofal” që po përjeton industria e muzikës së gjallë për shkak të pandemisë së koronavirusit, shkruan revista NME, transmeton KultPlus.

Muajin e kaluar, organizata Music Venue Trust ka dërguar një letër të nënshkruar për 560 hapësira për koncerte duke bërë thirrje për 50 milionë funte ndihma për të shpëtuar industrinë e muzikës, në përpjekje që të parandalohet mbyllja permanente e këtyre vendeve. Afro 92% të bizneseve të festivaleve gjithashtu janë në rrezik të mbylljeve, transmeton KOHA.

Letra e hapur e nënshkruar nga 1500 artistë iu dërgua Sekretarit të Britanisë për Kulturë, Media dhe Sport Oliver Downden për të marrë përkrahjen e duhur në mënyrë që kjo industri të mbijetojë, duke cekur se në të kundërtën do të humbet edhe një pjesë vitale e kulturës dhe artit në Britani. / KultPlus.com

”Rolling Stones” kërcënojnë me padi Trumpin për përdorimin e këngëve të tyre

Grupi legjendar i muzikës rok ”Rolling Stones” ka kërcënuar presidentin amerikan Donald Trump me procedim ligjor për përdorimin e këngëve të tyre në mitingjet e tij, përkundër direktivave të ndalimit dhe mospërdorimit të tyre.

”Stones” përmes një deklarate theksoi se ekipi i tyre juridik po punon me organizatën e të drejtave të muzikës BMI për të ndaluar përdorimin e materialit të tyre në fushatën për rizgjedhjen e Trumpit.

“BMI e ka njoftuar fushatën e Trumpit në emër të ‘Stones’ se përdorimi i paautorizuar i këngëve të tyre do të përbëjë shkelje të marrëveshjes së saj të licencimit”, tha ”Stones”.

“Nëse Donald Trump nuk ndërpret përdorimin e materialit tonë dhe vazhdon, atëherë ai do të përballet me proces gjyqësor për thyerjen e embargos dhe për përdorimin e muzikës që nuk është licencuar”, shtoi grupi i muzkës rok.

”Stones” ishin ankuar gjatë fushatës së Trumpit në vitin 2016 për përdorimin e muzikës së tyre për të ndezur emocionet e përkrahësve të tij konservatorë në mitingje.

Kënga klasike e “The Rolling Stones” e vitit 1969, “You Can’t Always Get What You Want (Nuk mund të kesh gjithmonë atë që dëshiron)” ishte një këngë e famshme në mitingjet e tij./ atsh/ KultPlus.com

“Rolling Stones” paralajmëron Trumpin të mos ia përdorë këngët

“The Rolling Stones” e ka paralajmëruar presidentin e SHBA-së, Donald Trump se ai mund të përballet me veprime ligjore, po qe se vazhdon të përdorë këngët e këtij grupi në tubimet zgjedhore.

Përmes një deklarate të ekipit ligjor të këtij grupi është bërë e ditur se po punohet me organizatën për të drejtat e performuesve, BMI, për të ndalur përdorimin e paautorizuar të muzikës së tyre.

Ekipi zgjedhor i Trumpit e ka përdorur këngën “You Can’t Alëays Get What You Want”, gjatë tubimit të javës së kaluar në Tulsa të Oklahomës, raporton BBC, transmeton KOHA. 

“Rolling Stones nuk e mbështet Donald Trumpin”, kishte bërë të ditur bendi përmes një postimi më 2016.

Rolling Stones para famës, fotot e grupit muzikor në fillimet e tyre në shitje për 1500 paundë

Një sërë fotosh që mund të jenë ndër të parat që grupi Rolling Stones bëri para se të arrinte famën janë tashmë në shitje.

Grupi i rock ‘n’ roll-it mund të ngatërrohen me Beatles në këto foto, për shkak të pamjes së tyre rinore dhe shumë të pastër në fotot promovuese të vitit 1963.

Fotot u bënë nga i ndjeri Philip Toënsend para se grupi të kishte publikuar këngën e tyre të parë dhe janë tashmë në shitje për 1500 paundë.

Në vitet që ndoqën Mick Jagger, Keith Richards dhe anëtarët e tjerë të grupit u bënë të njohur për festat e tyre të çmendura. / KultPlus.com