Regjisori austriak Erwin Leder sjellë katër figura të rëndësishme shqiptare në një dokumentar

Katër figura të diasporës shqiptare, Carl von Gega, Aleksander Moisiu, Avni Delvina e Jozef Radi do të vijnë në një dokumentar të realizuar nga regjisori dhe aktori austriak Erwin Leder, shkruan KultPlus.

Lajmi është bërë i ditur nga Gjergj Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook.

“Së shpejti, në tetor, regjisori dhe aktori i madh nga Austria – Erwin Leder do të jetë përmes një historie emocionuese 4 personalitetet e mëdha të diasporës shqiptare, përkatësisht Carl von Gega, Alexander Moissi, Avni Delvina e Jozef Radi … nën moton: Të tregojmë ditët e fundit të teatrit kombëtar”, ka shkruar ai./ KultPlus.com

PREMIEREBald, im Oktober, wird der großartige Regisseur und Schauspieler from Austria – Erwin Leder durch eine…

Gepostet von Gjergj Jozef Kola am Montag, 28. September 2020

Kahlil Gibran : Mbi dashninë

Atëherë Almitra i tha: “Na fol për dashninë!”
Ai ngriti kryet, kqyri popullin… dhe nji qetësi e mahnitshme zbriti mes tyne dhe me zà të naltë iu tha:
Kur t’iu thërrasë dashnia, ndiqeni mbas,
edhe nëse rruga asht e ashpër dhe e vështirë.
Edhe nëse flatrat e saj iu mbështjellin,
edhe nëse shpata e mshehun ndër pupla mbrrin me ju plagosë, braktisuni në të.
E kur ajo t’ju flasë ju besojeni,
edhe nëse zàni i saj mundet me jua thye andrrat, njashtu si era e veriut shkatërron kopshtijet.
Sepse njashtu si mund t’ju kunorzojë lavdie, njashtu edhe mundet t’ju kryqëzojë.
Njashtu si mundet me ju ndihmue në rritën tuaj, njashtu mundet me ju a sjellë edhe venitjen.
Njashtu si ngjitet naltsive tuaja e ledhaton degët e brishta që drithërojnë ere,
njashtu zbret edhe ndër rranjë dhe i shkundë n’at kapërthimin e tyne me tokën.
Njashtu si dengjet e grunit mblidhen të gjitha bashkë.
e shkunden për me u pastrue.
e siten me u lirue mbetjesh,
e bluhen gjer në zbardhje të plotë.
e mbruen gjersa t’bahen të buta,
e ma së fundi i dorzohen zjarrit të shenjtë, me e shenjtnue bukën për mensën e Perëndisë.
E gjitha kjo ka me sjellë ndër ju dashni, pse veç ju i njihni sekretet e zemrës suaj, e n’at njoftje baheni nji fetë zemre e Jetës…
Edhe nëse ju kaplon frika ju kërkoni veç paqen e knaqësinë e dashnisë,
do t’ishte ma e mira gjà, me e mbulue lakuriqësinë tuaj, e me dalë prej lamit të saj,
n’at botë pa stinë ku ju veç do qesheni, dhe mos i harxhoni krejt të qeshunat tuaja, po edhe n’se qani, mos i derdhni krejt lotët tuaj.
Dashnia nuk dhuron asgja veç vetvedin, dhe s’humb asgja veç vetvetes.
Dashnia s’bahet Zot i askujt po as dëshiron me ju bà ndokush Zot,
Sepse dashnisë i del dhe i tepron veç dashnia.
Kur dashuroni, mos thoni: “Perendia asht në zemrën time!”, thoni: “Unë jam n’zemrën e
Perendisë!”
Dhe as nëpërmend mos t’iu shkojë se ju mund ta drejtoni zejen e dashnisë, pse asht Ai, që nse ju gjen të denjë, ka me e drejtue zejen tuaj…
Dashnia s’ka asnji dëshirë tjetër veç me ju ba të ndjeheni të mbushun përplot.
Dhe nëse dashuroni, e keni nevojë për dëshira… këto janë:
Me rrjedhë e me u bà t’rrëmbyeshëm si përroni që i këndon meloditë e veta nëpër terr.
Me e njoftë ndëshkimin përmes nji dhimbsunie t’pafund.
Me u ndje të plagosun prej njoftjes me dashninë tuej.
Me u përgjakë plot dëshirë e kënaqsi.
Me u zgjue n’agim të dritës me zemër ndër flatra dhe me e falenderue edhe nji tjetër ditë dashnie.
Me u ndalë në mesditë dhe me reflektue mbi ekstazën e dashnisë.
Me u kthye në mbramje në shtëpi me mirnjoftje të pafund.
Dhe me ra me fjetë me nji lutje për të dashurin e zemrës, e me nji kangë lavdie ndër buzë…

(Shkëputë nga “Profeti” Kahlil Gibran)
Përktheu: Jozef Radi