Aleksandër Moisiu, aktori i madh i skenave europiane

Më 2 prill të vitit 1879 lindi në Trieste aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Moisiu performoi në skenën austriake ku mishëroi role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri tek bashkëkohësit. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si figurant në skenën e Burgtheatër.

Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.

Aleksandër Moisiu ndërroi jetë më 23 mars të vitit 1935, në Vjenë. / atsh / KultPlus.com

Franc Kafka nuk kursente fjalët e mira për aktorin me prejardhje shqiptare Aleksandër Moisiun

Veprimtaria e Aleksandër Moisiut ishte e fokusuar në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të tij të njëpasnjëshme në aktrim ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës e Amerikës Veriore.

Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse.

 Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .

Për këtë aktor të madh, fjalët nuk i kursyen as filozofët e shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Filozofi i njohur dhe një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, Franc Kafka vlerësoi se gjestet e Moisiut ishin unike dhe të pa para ndonjëherë në skenat botërore.  

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”, janë fjalët e Kafkës për Moisiun./ KultPlus.com

Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksander Moisiu, kartolinë në Gjermani (FOTO)

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, vitin e kaluar është bërë kartolinë në Gjermani.

Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.

Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. /KultPlus.com

Ekspozitë nga fondi personal i Aleksandër Moisiut, nesër në BKK

Për aktorin austriak me origjinë shqiptar, Aleksandër Moisiun nesër do të hapet një ekspozitë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

“Aleksandër Moisiu: Njeriu dhe Artisti” titullohet ekspozita e cila do të mbahet në hollin e ekspozitave të BKK-së, nesër, më 17 maj në ora 15:00.

Ekspozita prezanton fotografi, artefakte dhe dokumente për dhe të Aleksandër Moisiut, të mbledhura në arkivat austriake nga studiuesi Pjetër Logoreci. / KultPlus.com

‘Certifikata e martesë’ rikthehet në skenë, pas suksesit në festivalin ‘Apollon’

Komedia “Certifikata e martesës” do të rikthehet në skenën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Shkruar nga Ephraim Kishon, me regji nga Driada Dervishi, “Certifikata e martesës” është një komedi sociale e filozofike.

Pas 30 vitesh bashkëjetesë, çifti Meleku kujtohen që nuk dinë ku është certifikata e martesës. A varet realisht martesa nga një certifikatë? Dhe më e rëndësishmja, pas 30 vitesh a do të martoheshe sërish me burrin a gruan që ke?

Komedia do të jetë në skenën teatrore në datat 17, 18, 19, 20 dhe 21 maj.

Në rolet kryesore interpretojnë aktorët Gentian Zenelaj, Olta Daku, Mimoza Marjanaku etj.

Në muajin prill, aktorja Olta Daku, e cila ka rol kryesor në komedi, u vlerësua me çmimin “Aktorja më e mirë protagoniste”, në edicionin e 14-të të festivalit mbarëkombëtar “Apollon” në Fier./Atsh/KultPlus.com

Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu – dy austriakët e mëdhenj me origjinë arbërore

Dy arbërorët e mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën: Karl Ghega la gjurmë në fushën inxhinierisë, dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

Në lidhje me këtë do ta nënvizoj një gjë këtu: kur dramaturgu, mjeku dhe shkrimtari Friedrich Wallisch kishte mbajt një leksion me Temën më të dashur të tij mbi historinë e popullit shqiptar (Ö.i.Z.1928), të pranishmëve në sallë i kishte bërë pyetje retorike mbi prejardhjen e këtyre dy personaliteteve mbikohore.

„Të dashur zonja dhe zotërinj , e dini se nga e ka origjinën Aleksandër Moisiu? Të gjithë të pranishmit ngrinin supet duke mos ditur prejardhjen e tij të vërtetë.

„Aleksandër Moisiu ishte një arbëror. E keni ditur këtë ,nuk besoj se po“, ishte përgjigjja e tij.

A e dini se kush e ndërtoi hekurudhën Semmering? Karl Ghega u përgjigjen, plotësisht e saktë.

Por ,a e dini të dashur zonja dhe zotërinj se prej nga e ka origjinën ky gjeniu Ghega?

„Edhe ai ishte me origjinë arbërore…” / KultPlus.com

Cinema Illustrazione më 1935: Lamtumirë Aleksandër Moisi

Nga Aurenc Bebja 

“Cinema Illustrazione” ka botuar, me 3 prill 1935, në faqen n°5, homazhin për ndarjen nga jeta të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Lamtumira e fundit për Moisiun

Burimi : Cinema Illustrazione, 3 prill 1935, f.5
Lamtumirë Moisi.

U takuam pak më shumë se një muaj më parë, të kujtohet ?, në lozhën tënde në Manzoni, pa zbukurime, primitive, siç ishte shija dhe zakoni yt, ti përballë pasqyrës duke hequr grimin, u ula aty pranë për të të treguar edhe një herë gëzimin e ndjerë dhe të vuajtur që ti më kishe dhënë.

Thoje : — Këto figura të thjeshta, këto çaste në vuajtje, këto skamje, këta vullnetarë dhimbjeje, sa më pëlqejnë dhe si i ndjej ! Unë me të vërtetë mendoj (dhe sytë e tu të pamat të djegur nga dhimbja dhe dashuria sikur të shikonin vetë mendimin) se kam lindur jashtë kohës sime të vërtetë. A e di : një mbrëmje, afër Budapestit, një cigan teozof më tha se kisha qenë Apostull në jetën time të largët… Jo : Lorenzino nuk duhej ta “bënte”. Besoj, e dini, se filmi im i parë i vërtetë do të jetë San Francesco…

Flisje, si gjithmonë, me frikën e atyre që thonë shumë, me ankthin e atyre që dyshojnë gjithmonë në vetvete; dhe kjo me të vërtetë u takon shpirtrave të zgjedhur, pra të paktëve në kohën tonë. Vetëm kur fjalët e tua duhej të shërbenin për të lartësuar të tjerët, u jepje atyre një ton sigurie, një shkallë saktësie dhe një tingull që bëhej pak i ashpër, si gjithmonë i atyre që shqiptojnë në gjuhën gjermane, por i qartë në të pagabueshmen dhe përfundimtaren. Ti thoje për Hans Albers :

— Zemra e tij është aq e madhe sa i gjithë gjoksi. Dhe nën ballin e tij perandorak fshihet një inteligjencë që do t’ju habisë.

— Çfarë mendon për Gründgens ?

— Ai është i pari, ndër të gjithë. Shiko ato skena të mrekullueshme me Brigitte Helm, në serinë e gjerdanit, si quhet ? Epo, shiko, ky është arti i shkëlqyeshëm i kinemasë : dhe mendo se në skenë ai është i shkëlqyeshëm njësoj, nëse jo më shumë.

— Cila mendon se është aktorja më e madhe gjermane e ekranit ?

— Herta Thiele : Por Bergner, me Katerinën e saj të Rusisë, më jep të njëjtat të dridhura (emocione) që më dha kur recitonim në Burghtheater. Jo : Paula Wessely nuk e kanë përshtatur mirë, në Mascherata…

Hoqe të gjithë makijazhin, ribëje fytyrën çdo orë, ia ktheve lirisë flokët e përjetshme adoleshente, fillove të visheshe, të dilje. Të thoja :

— Bën ende ftohtë : nuk ke veshur më ndonjë këmishë ? A të mjafton kjo këmishë mëndafshi e lehtë ?

Dhe shikova trupin (gjoksin) tënd, kaq të bardhë, kaq të lëmuar, kaq të hollë : ndoshta në atë orë e keqja kishte lindur tashmë brenda teje : dhe aty fshihej.

— Unë, fanellë ? Ftohtë ? Të sëmurem ?

Ti shpërtheje së qeshuri, sikur të sfidoje diçka. Ti nuk e dije se pas teje qëndronte një Hije e tmerrshme, e heshtur, gati të të rrëmbejë, të të pushojë zemrën, si në skenën e mrekullueshme të “Jedermann-it”.

Luciano Ramo

https://www.darsiani.com/la-gazette/cinema-illustrazione-1935-lamtumire-aleksander-moisi/

Fotografia e rrallë e aktorit shqiptar Aleksander Moisiu, kartolinë në Gjermani (FOTO)

Një fotografi e rrallë e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu, vitin e kaluar është bërë kartolinë në Gjermani.

Në këtë fotografi Moisiu shfaqet me nënën e tij, Amalia Rada.

Ka qenë ministri i Diasporës, Pandeli Majko që ka publikuar kartolinën gjermane nga Verlag Hermann Leiser, Berlin-Wilm.

Aleksandër Moisiu lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1879. Ai e nisi karrierën në Vjenë, Austri, ku edhe filloi të njihej në rang botëror dhe të konsiderohej si një aktor mjaft fisnik.

Aktori i madh shqiptar interpretoi në rolet më të spikatura të asaj kohe si “Hamlet” në Teatrin Popullor të Vjenës në vitin 1922, “Fedia” e Leo Tolstoit dhe “The alive Cadaver” në Berlin në 1922-in. Aleksandër Moisiu vazhdoi të aktrojë edhe në veprat më të spikatura duke arritur majat e teatrit botëror me përzgjedhjen e tij në rolin e Romeos në veprën e famshme Shekspirane “Romeo dhe Xhulieta” në 1907-ën duke lënë të gjithë të shtangur me aftësitë e tij interpretuese. /KultPlus.com

Franc Kafka nuk kursente fjalët e mira për aktorin me prejardhje shqiptare Aleksandër Moisiun

Veprimtaria e Aleksandër Moisiut ishte e fokusuar në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të tij të njëpasnjëshme në aktrim ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës e Amerikës Veriore.

Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse.

 Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .

Për këtë aktor të madh, fjalët nuk i kursyen as filozofët e shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Filozofi i njohur dhe një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, Franc Kafka vlerësoi se gjestet e Moisiut ishin unike dhe të pa para ndonjëherë në skenat botërore.  

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”, janë fjalët e Kafkës për Moisiun./ KultPlus.com

88 vjet nga vdekja e aktorit të mirënjohur shqiptar, Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai  ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.

Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal. /KultPlus.com

Teatrot shqiptarë bëhen bashkë, prezantojnë festivalin MOISIU

Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri Shqiptar Shkup, Teatri Kombëtar i Shqipërisë, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, do të organizojnë Festivalin e Teatrit Shqiptar – MOISIU, shkruan KultPlus.

Siç njofton TKK, ky festival ka marrë mbështetje të plotë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrisë së Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë.

Pra, teatrot kryesore shqiptare bashkë-organizojnë festivalin më të madh të teatrove shqiptare nga të trija shtetet me 12 trupa teatrore.

Ky festival është emruar në bazë të artistit të madh shqiptar të teatrit evropian – Aleksander MOISIU!

Ky festival do të jetë i përvitshëm dhe do të organizohet në çdo nëntor në rotacion: Shkup, Tiranë, Prishtinë!

“Nga 16-27 nëntor 2022 në Shkup ju ftojmë në festen tonë të madhe teatrore”, thuhet në postimin e TKK-së. /KultPlus.com

Karl Ghega dhe Aleksandër Moisiu – dy austriakët e mëdhenj me origjinë arbërore

Dy arbërorët e mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën: Karl Ghega la gjurmë në fushën inxhinierisë, dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

Në lidhje me këtë do ta nënvizoj një gjë këtu: kur dramaturgu, mjeku dhe shkrimtari Friedrich Wallisch kishte mbajt një leksion me Temën më të dashur të tij mbi historinë e popullit shqiptar (Ö.i.Z.1928), të pranishmëve në sallë i kishte bërë pyetje retorike mbi prejardhjen e këtyre dy personaliteteve mbikohore.

„Të dashur zonja dhe zotërinj , e dini se nga e ka origjinën Aleksandër Moisiu? Të gjithë të pranishmit ngrinin supet duke mos ditur prejardhjen e tij të vërtetë.

„Aleksandër Moisiu ishte një arbëror. E keni ditur këtë ,nuk besoj se po“, ishte përgjigjja e tij.

A e dini se kush e ndërtoi hekurudhën Semmering? Karl Ghega u përgjigjen, plotësisht e saktë.

Por ,a e dini të dashur zonja dhe zotërinj se prej nga e ka origjinën ky gjeniu Ghega?

„Edhe ai ishte me origjinë arbërore…” / KultPlus.com

Dy arbërorët e mëdhenj që lanë gjurmë të pashlyera në Austri dhe në mbarë Botën: Karl Ghega la gjurmë në fushën inxhinierisë, dhe Aleksandër Moisiu në atë të aktrimit.

Franc Kafka nuk kursente fjalët e mira për aktorin me prejardhje shqiptare Aleksandër Moisiun

Veprimtaria e Aleksandër Moisiut ishte e fokusuar në Vjenë, për të depërtuar shpejt edhe në teatrot e tjera evropiane. Pas sukseseve të tij të njëpasnjëshme në aktrim ai u angazhua pothuajse në të gjitha vendet e Evropës e Amerikës Veriore.

Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse.

 Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it , të Wedekind-it dhe të Hofmannsthal-it .

Për këtë aktor të madh, fjalët nuk i kursyen as filozofët e shkrimtarët më të mëdhenj të Evropës. Filozofi i njohur dhe një nga romancierët më të mëdhenj të gjuhës gjermane, Franc Kafka vlerësoi se gjestet e Moisiut ishin unike dhe të pa para ndonjëherë në skenat botërore.  

“Zëri, mimika dhe gjestet e Moisiut shfaqin diçka unike, diçka e cila nuk ishte parë asnjëherë në skenën botërore të artit”, janë fjalët e Kafkës për Moisiun./ KultPlus.com

Radiocorriere (1934): Aleksandër Moisiu sipas gazetarit italian, Enzo Ferrieri

Nga Aurenc Bebja*, Francë – … Maj 2022

“Radiocorriere” ka botuar, në prill të 1934, në faqen n°29, shkrimin e gazetarit italian Enzo Ferrieri për Aleksandër Moisiun, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : Radiocorriere, prill 1934, f.29
Burimi : Radiocorriere, prill 1934, f.29

Intervistat

Në mesnatë pas teatrit, unë dhe një regjisor i famshëm pimë një filxhan çokollatë puro në një tryezë te Savini (restorant i famshëm në Milano). Ngremë sytë dhe pikërisht përballë nesh, Aleksandër Moisiu, me një zonjushë bionde, fillon darkën e tij pas shfaqjes.Moisiu ka tonin e përulur dhe të zgjuar të një njeriu të vogël, i gatshëm për të kapur një krah (fletë) pule dhe misterin e Faustit ose Henri IV me të njëjtin kujdes. Ai çohet për të arritur kutinë e cigareve në një xhep të pardesysë së tij. Është i lehtë dhe fluturon sikur hapi i kërcimit të Hamletit do të fillonte.

Miku im regjisor, i cili i gjykon burrat nga mënyra se si lëvizin, më bën të vëzhgoj thjeshtësinë ekstreme të gjesteve të tij dhe më jep një mësim gestologjie. “Ja një njeri që reciton me gjuhën e jetës, që është bërë i thjeshtë me meditime të gjata. Shikoni se si gjithçka është e saktë dhe e matur…”. Dy metra larg tij një zotëri piktoresk, i cili ka si shoqërues një tip kurioz me mjekër të mprehtë, mban një thikë e pirun me një dhunë pompoze. “Ky duhet të jetë patjetër një aktor – më thotë mjeshtri i gjesteve – por një aktor i ri”. “Aktor po, dhe shumë i shquar : një aktor jugor (meridional).” Unë mbështes jugun, i cili në mendjen time do të donte ta bënte gjestikulacionin e bollshëm legjitim dhe shprehës.

“Ju gaboheni miku im. Nëse ky zotëri do të ishte një aktor i madh, një artist i vërtetë, pikërisht sepse është jugor, nuk do të hante me ato gjeste të teatrit. Këtu kemi të bëjmë me një njeri që mbart në jetë të gjitha qëndrimet false të skenës. Çdo gjest, zotëria im i dashur, ka kuptimin e tij.Shikoni atje ndërsa Moisiu i ofron zonjushës një pije. “Das ist recht.” Kjo është e drejtë. Thuhet kështu. Kam katër ditë që flas italisht. Shihni këto gjeste të tjera. Kjo nuk është e drejtë. Një gjest i vogël zgjidh një situatë. Më kujtohet një skenë ku duhej treguar se një infermiere që prek me dorë ballin e ethshëm të një ushtari, ka një butësi (ndjenjë) të fshehur për pacientin e saj. Provoi dhe riprovoi, nuk e arrinte kurrë rezultatin e nevojshëm. Kjo ishte shumë e guximshme dhe e papërshtatshme, kjo ishte pa shprehje. Gjithçka u zgjidh kur infermierja në vend që ta prekte ballin e pacientit me pjesën e pasme të dorës, e preku atë me pëllëmbën. Pëllëmba e dorës është një tregues i lidhjes, butësisë, intimitetit. Do të puthësh dorën e një zonje. Provoni të puthni pëllëmbën e saj.” Kjo puna e dorës më intereson : i bëj thirrje mikut tim të vazhdojë. Vini re se aktorët e filmave nuk dinë se ku të shikojnë. Problem shumë kompleks. Publiku e ndjek gjithmonë vështrimin e aktorit. Nëse aktori ul sytë, i gjithë publiku shkon të kërkojë diçka nën këmbët e tij. Në vend të kësaj, vështrimi i aktorit duhet të ndjekë gjithmonë një objekt të saktë dhe pa ambiguitet.

Çdo gjest i tij, çdo lëvizje e tij duhet të përbëjë një tablo; jo në kuptimin estetik dhe dekorativ, por në kuptimin njerëzor dhe jetësor. Asgjë nuk duhet të bëhet në mënyrë të rastësishme; në jetë nuk bëni asgjë rastësisht. Edhe gjestet më të thjeshta dhe më të zakonshme janë rezultat i traditave dhe zakoneve. E njëjta gjë në skenë. Me ndryshimin që në skenë çdo gjest duhet të shprehë me thjeshtësinë më të madhe, një gjendje të nevojshme për qëllimin e veprës. Gjestet e tepruara dhe pa diskrecion duken më spontanet, por janë më të padobishmet dhe më të rremet, pasi nuk shprehin gjë tjetër veç synimit për të shprehur diçka, e cila ende nuk është zotëruar plotësisht.

Të ashtuquajturit aktorë instinktivë, që rrotullojnë krahët në ajër, janë më pak të natyrshëm; edhe nëse në jetë janë mësuar të lëvizin në hapësirë. I natyrshëm është gjesti i paramenduar që shpreh me lehtësi atë që do të thotë. “Shikoni atë çift atje që hanë rizoto alla Milanese dhe duket se po flasin me një zjarr (amsh) të tillë; unë nuk e di se çfarë i thonë njëri-tjetrit. Por është e sigurt që gruaja duhet të ketë të drejtë; sepse shikon drejt burrit. Kalorësi (Kavalieri) ndjek rizoton në lugë, ndihet i dobët, sigurisht që e ka gabim”. Ajo në fakt ishte një grua e bukur, e cila i hodhi dy sy smerald shoqëruesit të saj. Kur të jepen dy sy të ngjashëm, mendova, gjestologjia ime më mëson se kemi gjithmonë të drejtë.Edhe unë do të ndiqja rizoton në lugë…

ENZO FERRIERI

https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1934-aleksander-moisiu-sipas-gazetarit-italian-enzo-ferrieri/ / KultPlus.com

Enzo Ferrieri (1890 – 1969) – gazetar, regjisor dhe skenograf italian

“Më pyesin ku je” një monolg nga të ikurit e eksodit 1990 për të ikurit

Monologu “Më pyesin ku je” riktheu për dy net rresht para publikut, çiftin e artistëve Albert Dedja dhe Dardana Berdyna. Teatri në Durrës shprehet se i nisur me një instalacion në shkallët e qendrës kulturore “Aleksandër Moisiu” e për t’u spostuar më pas në skenën e teatrit, monologu autobiografik trajtoi temën e eksodit dhe pikëpyetjet ekzistenciale të të gjithë atyre që kanë kapërcyer kufijtë e vendlindjes.

“Çifti i artistëve nga Shijaku u ngjit për herë të parë pas 31 vitesh në skenën e teatrit, ku ata nisën karrierën e tyre artistike. Një Dardanë këmbëzbathur që me monologun e saj ndërveproi me publikun në sallë, me pjesën e shkuar vite më parë në italisht nga bashkëshorti i saj Alberti.

“Çfarë rruge kemi përshkuar? Çfarë kemi dashur, çfarë kemi mbajtur? Cilët kemi qenë dhe cilët jemi bërë?”, janë disa nga pyetjet që Dardana ngre në monologun e saj”, thuhet në faqen e institucionit teatror.

Artistët Dardana Berdyna dhe Albert Dedja janë çift në skenë edhe në jetë. Ata jetojnë edhe punojnë në Itali, ku kanë ngritur atje edhe kompaninë e parë teatrale shqiptare “La quarta parete”.

Teatri “Aleksandër Moisiu” shprehet më tej se kjo performancë monolog, që merr shkas nga historia e tyre personale kërkon që të provokojë një reflektim kolektiv mbi konceptin e lirisë, të lirisë në fillim të viteve ’90, kur ata u nisën si shumë shqiptarë të tjerë drejt vendit fqinjë, por të lirisë së ditëve të sotme.

Monologu “Më pyesin ku je”, pjesë shkruar nga Alberti dhe interpretuar nga Dardana, është i ndërtuar mbi një koncept teatral, ku një miks formash artistike ndërthuren dhe zhvillohen në trasformim të vazhdueshëm, nëpërmjet filtrash paralelë, hapësirash fizike, metaforike dhe simbolike. Çifti Berdyna-Dedja u lindën në Shijak.

Pas diplomimit të Akademisë, Dardana si aktore e Alberti si skenograf, ata nisën punë në teatrin “Aleksandër Moisu”./diasporashqiptare/ KultPlus.com

Kujtime nga ditari i Franc Kafkës për Aleksandër Moisiun

Moikom Zeqo

Franc Kafka e ka njohur dhe ka qenë adhurues i aktorit Aleksandër Moisiu. Në “Ditarin e tij” Kafka flet për Moisiun për përshtypjet e një takimi në 28 shkurt 1912:

“3 Mars. Më 28 shkurt isha tek Moisiu.

Ka një paraqitje jo të natyrshme. Rrinte ulur dhe në dukje dukej i qetë; vetëm duart i mbante zakonisht të bashkuara përmbi gjunjë, sytë ia ngulte librit dhe lëshonte zërin e tij që i ngjasonte atij të një njeriu që është duke vrapuar.

Salla kishte akustikë të mirë.

Nuk humbiste asnjë fjalë edhe po të ishte vetëm pëshpërimë! Gjithçka zgjerohej pak nga pak sikur vijonte jehona e zërit e cila bashkohej me të tjera gjëra dhe na mbyllte edhe ne në qarkun e saj.

Në këtë rast mund të vësh re mundësitë që ka zëri.

Ka në të artifise vulgare dhe befasime që na detyrojnë të shohim përtokë po ne nuk vepronim në atë mënyrë; kështu ndodhte p.sh. që në vargjet e para ‘Flej, Miriam, vajza ime’; kur zëri endet nëpër melodi; tek shqiptimi i shpejtë i Këngës së Majit ku ngjasonte sikur në mes të fjalëve ishte futur vetëm maja e gjuhës; tek ndarja e fjalëve tek poezia “Era e nëntorit” në mënyrë që era të shtyhej në fillim poshtë e më pas të vërshëllente lart.

Ai që ngre sytë nga tavani i sallës e ndjen veten të lartësuar nga vargjet.

Poezitë e Gëtes nuk janë arritur nga recituesi po ama s’gjen dot asnjë gabim tek recitimet e tia dhe aty gjithçka ndikon për t’ia arritur qëllimit.

Përftoi efekt të madh kur ai shtoi në program ‘Këngën e shiut’ të Shekspirit dhe brofi në këmbë, u çlirua nga teksti duke nderë dhe tutluar shaminë në mes të duarve dhe nxirrte vetëtima nga sytë.

Mollëzat i ka të rrumbullakta po fytyrën eshtake.

Flokët i ka të buta, dhe i shtron pareshtur me lëvizje të ngadalta të dorës.

Për të kishim lexuar artikuj entuziastë; këto i shërbejnë derisa e dëgjojmë për herë të parë, më pas ai pështjellohet dhe nuk mund të përftoj një mbresë të kulluar.

Mënyra si reciton i ulur me librin përpara, të kujton paksa një ventrilok.

Artisti, i ftohtë nga ana e jashtme, ulej para meje në mënyrë që thuajse nuk dallojmë dot fytyrën e përkulur, lëvizjet e buzëve dhe në vend që të flasë ai, duket se flasin vargjet përmbi kokën e tij.

Megjithëse dëgjoheshin melodi të ndryshme dhe zëri rrëshqiste si një barkë përmbi ujëra, nuk dëgjohesh melodia e vërtetë e vargjeve.

Disa fjalë shpërbëheshin nga zëri; ato ishin rrokur në mënyrë të brishtë dhe lulëzonin dhe s’kishin asgjë të përbashkët me zërin e njeriut derisa zëri shqiptonte fort ndonjë bashkëtingëllore të ashpër, e mbështeste fjalën në tokë dhe i jepte fund recitimit”.

Franc Kafka jep kështu përshtypjet e tij me një veprimtari recitimi të drejtpërdrejtë me Aleksandër Moisiun. Nuk është një dëshmi e dëgjuar nga të tjerët, por është dëshmi autentike e vetvetes.

Kafka e përshkruan talentin recitues dhe interpretues të Moisiut si atë të një vetriloku! Kjo më duket e çuditshme, por edhe e pranueshme. Ventrilokut i vjen zëri nga thellësia e brendshme e barkut dhe pa i lëvizur buzët. Ky është një shpjegim mjeshtërie! Dhe Moisiu ishte vërtet një mjeshtër. / KultPlus.com

Aleksandër Moisiu priti 3 vjet për pasaportën shqiptare, por nuk e gëzoi dot

Gazeta “TemA”, pati sjell ekskluzivisht një cikël të gjatë dokumentesh, nga të gjitha procedurat që ndoqi aktori i madh shqiptar Aleksandër Moisiu, për të përfituar nënshtetësinë shqiptare.

Edhe pse kaloi thuajse gjithë rininë, mes qytetit të Durrësit dhe Tiranës, para se të zhvendosej drejt Vjenës së Austrisë, artisti i shquar iu nënshtrua të gjitha procedurave ligjore për të përfituar pasaportën e vendit të tij.

Mes shumë materialesh arkivore që mund të gjenden për të, në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSh), ato që bien më shumë në sy, janë letërkëmbimet zyrtare për Aleksandër Moisiun, i cili, kërkon nënshtetësinë shqiptare.

Gazeta “TemA” pati sjell për herë të parë këto dokumente, që përmbajnë vlera të rralla si dëshmi e qartë dhe e padiskutueshme që dramaturgu i madh i skenave botërore, pavarësisht suksesi të madh që korri kudo, nuk e harroi kurrë vendlindjen, duke kërkuar së bashku me familjen, atë që i takonte: Identitetin e tij shqiptar.

Pavarësisht se, mjaft emra të ndritur të kulturës botërore u magjepsën përpara artit të Moisiut, ajo që vihet re në këtë korrespondencë të ftohtë dhe teknike mes institucioneve, është fakti se ai iu nënështrua procedurave ligjore të kohës, si për çdo shtetas tjetër.

Duket, se ai nuk e fshehu aspak të qenit shqiptar dhe nderit që i bënte imazhit të Shqipërisë, ky vigan i përmasave botërore, ishin elemente që për shtetin e kohës, nuk përbënin asnjë lehtësi ligjore.

Më poshtë, vijnë në vëmendje një pjesë nga letërkëmbimet zyrtare të kohës, kur konsullata shqiptare në Vjenë i drejtohej ministrit të Punëve të Jashtme Xhafer Vila, duke sqaruar të gjithë dosjen e Moisiut, lidhur me kërkesën që parashtron ndaj shtetit shqiptar:

“Kam nderin të njoftoj se dramaturgu i njoftun, prej gjaku dhe fisi shqiptar, z. Alexandër Moissi, i lindur në Trieste, më 2. IV.1880, që ndodhej për një muej në një turne theatrore në Vjenë, iu drejtua sot kësaj Konsullate Mbretnore me lutjen që të ja parashtroj Shkëlqesis Suej dëshirën e tij që t’i akordohet sa ma parë shtetësia shqiptare bashkë me zonjën e tij Giovanna Moissi-Terëin, artiste, e lindur në München më 18.III.1884.

Ky artist i përmëndun, që nuk e ka mohue kurr kombësinë shqiptare dëshiron që të njifet tutje dhe përjashta si shtetas shqiptar. Z.Alexander Moissi e mori në kohë të luftës së madhe proforma shtetësinë gjermane, dmth mbas një intervecioni personal të Princit Otto Bismark dhe prej vitit 1932 rron në vilën e tij në Lugano (Svicër).

Ky i refuzoi gjithë shtetësitë e tjera dhe dëshiron vetëm të pranohet si shtetas shqiptar, siç ka qenë familja e tij e dalun me kohë prej Kavaje dhe n.q.s pranohet lutja e tij do të jetë kurdoherë mirënjohës kundrejt shtetit tonë për këtë gjest bujar.

Emri i këtij dramaturgu do të jetë me të vërtetë një reklamë e gjallë dhe propagandë e vlefshme për Shqipërinë, e cila do t’ishte krenare me e quejtur si të tijnë këtë artist të përmëndun në të gjithë botën.

Tue i marrë parasysh arësyet e naltshënueme i lutem Shkëlqesis S’uej që t’i akordohet në një mënyrë të jashtëzakonshme shtetësia shqiptare Z. Alexander Moissi dhe zonjës së tij” – shkruhej ndër të tjera në letrën zyrtare të përcjellë, që mban datën 7 nëntor 1933.

Letërkëmbimi i sjellë nga historiani Xhezo Canaj, vazhdon me letrën me të cilën, ministri i Punëve të Brendshme i drejtohet Kryeministrisë. Pasi citon kërkesën që Aleksandër Moisiu ka bërë në Vjenë, ai thekson:

“Tue marrë parasysh racën e tij shqiptare, kohë shpërnguljen e familjes prej Kavajës në vise të huaja dhe marrjen e shtetësisë gjermane në një kohë të mbas sundimit ottoman në periudhën e okupacioneve të huaja në Shqipni e si dhe profesionit dramaturg që t’i vyejë historisë së kombit tonë, propozojmë pranë P.T.

Këshillit Ministror të kombit tonë, regjistrimin e tij bashkë me gruan në shtetësinë e racës së vet, me banim definitiv në Kavajë me lutje që pasi të merret në studim nqs e mundur të parashtrohet për dekret Mbretnuer në bazë të Art. 9 të Kodit Civil tue ju akordue shtetësia shqiptare dy artistave të përmëndun me rëndësi, njani prej të cilëve i racës sonë shqiptare. Kryesia e Këshillit të Ministrave, data 17.III.1934.

Për dije e veprim, këtu ngjit ju dërgohet Kopje e dekretit Mbretnuer mbi akordimin e shtetësis shqiptare Z. A. Moissi, tash shtetas gjerman me banim në Svicër bashkë me zonjën e tij, Giovanna Moissi-Terëin” – thuhej ndër të tjera në letrën e adresuar, faksimilen e të cilës, historiani Xhezo Canaj e publikon për herë të parë.

Edhe pse artist i këtyre niveleve, Moisu respektoi të gjitha parashikimet ligjore, pavarësisht se u nda nga jeta duke mos e gëzuar pasaportën shqiptare…/gazetatema/ KultPlus.com

133 vite nga lindja e shkrimtarit rumun me origjinë shqiptare, Viktor Eftimiu

Më 24 janar të vitit 1889 lindi poeti dhe dramaturgu rumun me prejardhje nga Korça, Viktor Eftimiu, shkruan KultPlus.

Viktor Eftimiu lindi në Boboshticë dhe vdiq në Bukuresht më 27 nëntor të vitit 1972. Ai pati miqësi me shumë shqiptarë në Bukuresht, e në veçanti ishte mik i aktorit me prejardhje nga Kavaja, Aleksandër Moisiut.

Ai është konsideruar si një poet dhe dramaturg rumun me prejardhje shqiptare i përmasave të mëdha. Me 60 mijë vargje të botuara, prozator me disa romane e vëllime me tregime, dramaturg me shumë pjesë të vëna në skenë, ai ishte edhe eseist.

Eftimiu shkroi në gjuhën rumune, botoi dhe i vuri në skenë veprat e tij në teatrin e Bukureshtit dhe më pas disa syresh u përkthyen në gjuhën shqipe, u botuan dhe u vunë në skenë edhe në Tiranë. Veprat e tij janë përkthyer edhe në gjuhë të tjera, dramat dhe komeditë e tij janë vënë në skenë edhe në kryeqytete të tjera të Evropës e më gjerë.

Drama e tij “Njeriu që pa vdekjen me sy” është shfaqur disa herë ne teatrot shqiptare. / KultPlus.com

Poezia e lamtumirës dedikuar Aleksandër Moisiut nga piktorja Veronica Haigh

Nga Aurenc Bebja, Francë – 3 Janar 2022

“Drama” ka botuar, në prill të 1935, në faqen n°126, poezinë e piktores Veronica Haigh dedikuar asokohe Aleksandër Moisiut me rastin e ndarjes nga jeta të aktorit të famshëm me origjinë shqiptare, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Burimi : Drama, prill 1935, f.126
Burimi : Drama, prill 1935, f.126

LAMTUMIRË DHE AVE ALEKSANDËR MOISI !

Në këtë vdekje të vetme sa vdekje ka!

Kështu vdes drita e ditës me një yll të vetëm

Dhe gjysma e njerëzimit tani fshihet

Pas disa të rënëve prej këtyre syve;

Mbret, subjekt, lypës, shenjtor, poet dhe klloun,

Të gjithë në këtë përmbysje janë goditur.

Por, duke menduar për vdekjen e Moisiut, është e vërtetë

Që me vdekjen e tij vdesin edhe një turmë,

Por kush vajton Moisiun, nuk e vajton më shumë

Si Hamleti, Fedja apo një mori

heronjsh të rënë – Jo! Kush e njihte nuk ka zgjidhje

Por duke vajtuar Moisiun, vajtojmë më shumë zërin e tij.

Sa aktor i mrekullueshëm është ky aktor akoma!

Duke na mashtruar, që të mos harrojmë fuqinë e tij;

Këtu ai shtrihet i pajetë, që mund të shkaktohet nga arti,

Vdekja i ka ofruar atij një pjesë (rol) tjetër,

Të cilën ai e interpreton me mjeshtëri të palëkundur.

Pjesa tjetër është heshtje – Gjithkush është ende.

VERONICA HAIGH

https://www.darsiani.com/la-gazette/drama-1935-poezia-e-lamtumires-dedikuar-aleksander-moisiut-nga-piktorja-veronica-haigh/ / KultPlus.com

Burimi i fotografisë : Aleksandër Moisiu në “Hamletin”, Teatro (1910), f.996


“Revizori” shfaqja fituese e festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”

Në edicionin e 20-të të festivalit “Teatri shqiptar në Maqedoninë e Veriut”, i cili në mënyrë tradicionale mbahet në Dibër, triumfoi teatri “Aleksandër Moisiu”, shfaqja e të cilit “Revizori” në regji të Driada Dervishit u shpall si më e mira.

Aktori Gentian Zenelaj u shpall si aktori më i mirë.

Çmimin “Sulejman Pitarka” për regjinë më të mirë e mori Zana Hoxha nga Teatri Kombëtar i Prishtinës për dramën “Zgjimi pranveror”.

Çmimin për aktoren më të mirë, për herë të dytë, e mori Vjollca Bekteshi nga Teatri Shqiptar i Shkupit.

Shfaqjet e teatrove nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova u mbajtën në sallën e koncerteve në Qendrën e Kulturës, duke ruajtur protokollet për mbrojtje nga Covid-19. / atsh / KultPlus.com

Zweigu për Aleksandër Moisiun: E prita me gëzim, sepse e doja vërtet si vëlla

Stefan Zweigu për Aleksandër Moisiun: Me një pamje jashtëzakonisht tërheqëse, i zgjuar, i gjallë, por edhe njeri i dashur e mjaft entuziast, ai i jepte çdo vepre diçka nga ajo magjia e vet. Megjithatë, shkrimtari austriak u frikësua t’i ruaj atij rolin kryesor në një premierë të një vepre të tij. “Pasi zbriti nga vagoni (në Cyrih), u sul drejt meje, u përqafuam italiançe…”, shkruan Stefan Zweig në librin e tij “Bota e djeshme. Kujtime të një europiani”.

Besoj se do të më kuptoj lexuesi po të them se e kisha bezdi të ngulja këmbë për të vazhduar punën në fushën e artit dramatik, dhe se më kaplonte një ndjenjë shqetësimi sapo dorëzoja në teatër ndonjë pjesë të re. Fakti që dy aktorët më të mëdhenj të Gjermanisë vdiqën pas provave me vargjet e mia, bëri ta ndieja veten supersticioz, dhe s’më vjen turp ta pohoj një gjë të tillë. Vetëm disa vjet më vonë e mblodha veten e iu vura sërish dramaturgjisë dhe, kur drejtori i ri i Burgteatrit, Alfred Baron Bergeri, specialist i shquar i teatrit dhe mjeshtër në artin e gojëtarisë, e pranoi menjëherë dramën time, kontrollova gati me frikë listën e aktorëve që kishte zgjedhur; si mora frymë në një mënyrë të çuditshme, thashë me vete: “Lavdi Zotit, s’ka asnjë të famshëm mes tyre”. Pra, s’kishte asnjë ku mund të vepronte fataliteti. E megjithatë, ndodhi e pabesueshmja. Fatkeqësia, po t’i mbyllësh një derë, të hyn nga një derë tjetër. Kisha menduar vetëm për aktorët, jo për drejtorin, i cili e kishte ruajtur për vete vënien në skenë të tragjedisë sime “Shtëpia në breg të detit” dhe pati hartuar planin regjisorial, pra, s’kisha menduar për Alfred Baron Bergerin. Dhe vërtet: dy javë para datës që ishte caktuar për fillimin e provave, ai vdiq. Mallkimi që dukej se rëndonte mbi veprat e mia dramatike, ishte ende në fuqi. Madje, edhe dhjetë vjet më vonë, kur veprat e mia “Jeremia” dhe “Dhelpra” u vunë në skenë pas Luftës Botërore në gjuhë nga më të ndryshmet, prapë nuk e ndieja veten të sigurt. Dhe veprova me dashje kundër interesave të mia kur pata përfunduar, vitin 1931, një pjesë të re me titull “Qengji i të varfrit”. Një ditë pasi i kisha dërguar dorëshkrimin, mora nga miku im Aleksandër Moisiu një telegram, nëpërmjet të cilit më lutej t’i ruaja rolin kryesor në premierën e veprës. Moisiu, i cili kishte sjellë nga atdheu i vet, Italia, një kumbim të ëmbël e sensual të gjuhës, që skena gjermane s’e kishte dëgjuar ndonjëherë më parë, ishte asokohe i vetmi pasardhës i madh i Jozef Kajncit. Me një pamje jashtëzakonisht tërheqëse, i zgjuar, i gjallë, por edhe njeri i dashur e mjaft entuziast, ai i jepte çdo vepre diçka nga ajo magjia e vet; s’do të përfytyroja dot një interpretues më ideal për atë rol. Megjithatë, kur Moisiu më bëri këtë propozim, m’u kujtuan (aktori gjerman i vdekur papritur Adalbert) Matkovski dhe Kajnci, dhe ia refuzova kërkesën duke nxjerrë një pretekst, por pa treguar shkakun e vërtetë. E dija që pati trashëguar nga Kajnci të ashtuquajturën unazë të Iflandit, të cilën aktori më i madh i Gjermanisë ia linte gjithmonë trashëgim pasardhësit të vet më të madh. Po sikur të trashëgonte edhe fatin e Kajncit? Sidoqoftë, unë për veten time s’doja të bëhesha edhe një herë tjetër shkas fataliteti për aktorin më të madh gjerman të kohës. Dhe kështu, nga supersticioni dhe nga dashuria për të, hoqa dorë prej asaj përsosurie interpretimi, thuajse vendimtare për suksesin e veprës sime. E megjithatë, nuk arrita dot ta mbroja, edhe pse ia refuzova rolin, edhe pse qysh nga ajo kohë nuk dhashë asnjë vepër të re për t’u vënë në skenë. Po vazhdoja akoma, pa pasur pikë faji, të ngatërrohesha në fatalitetin e të tjerëve.

*

Image

E di që njerëzit do të pandehin sikur po u rrëfej ndonjë histori fantazmash. Le ta zëmë se ajo që ndodhi me Matkovskin dhe Kajncin mund të shpjegohet si pasojë e një rastësie ogurkeqe. Por pse edhe Moisiu pas tyre, përderisa ia refuzova rolin dhe nuk shkrova më asnjë dramë tjetër? Dhe ja si ndodhi: vite e vite më pas – në këtë kronikë po bëj një kapërcim përpara në kohë -, gjatë verës së vitit 1935, isha në Cyrih dhe s’më shkonte mendja për asgjë kur mora papritur një telegram që Aleksandër Moisiu ma dërgonte nga Milanoja dhe më njoftonte se në mbrëmje do të vinte enkas në Cyrih për të më takuar dhe më lutej ta prisja patjetër. E çuditshme, thashë me vete, ç’të ketë vallë që ngutet kaq shumë, tani që s’kam ndonjë drame të re dhe qysh prej vitesh s’po më intereson fare teatri? Por natyrisht që e prita me gëzim, sepse e doja vërtet si vëlla atë njeri të zjarrtë e të përzemërt. Pasi zbriti nga vagoni, u sul drejt meje, u përqafuam italiançe, dhe, qysh kur ishim në makinën që na solli nga stacioni, më tregoi, me atë padurimin e vet të mrekullueshëm, se ç’mund të bëja për të. Tha se donte të më lutej për diçka, për diçka me shumë rëndësi. Pirandeloja i kishte bërë një nder të veçantë duke i besuar premierën e dramës së vet të re “Non si sà mai”, dhe jo vetëm për në Itali, por edhe për premierën e vërtetë botërore, që duhej të jepej në Vjenë dhe në gjuhën gjermane. Shtoi se ishte hera e parë që një mjeshtër i tillë italian i jepte përparësi botes së jashtme për njërën prej veprave të veta, madje skishte pranuar kurrë as Parisin. Por Pirandeloja, i cili trembej se mos në përkthim humbisnin karakteri muzikor dhe ato kadencat e brendshme të prozes së tij, pati shprehur një dëshirë që e kishte fort për zemër: do t’i pëlqente shumë që dramën të mos e përkthente dokushdo, por unë, sepse i çmonte qysh prej një kohë të gjatë aftësitë e mia në fushën e gjuhës artistike. Natyrisht që Pirandeloja pati ngurruar të më kërkonte të harxhoja kohën me përkthime, prandaj Moisiu e kishte marrë vetë përsipër të më lutej për këtë gjë. Dhe vërtet, kisha vite që s’merresha më me përkthime. Por e adhuroja shumë Pirandelon, me të cilin kisha pasur disa takime të këndshme, dhe s’mund ta zhgënjeja; para së gjithash, do të ishte kënaqësi për mua t’i jepja një dëshmi dashurie vëllazërore një miku të ngushtë siç qe Moisiu. E lashë mënjanë për nja dy javë punën time; pas disa javësh u njoftua në Vjenë se do të jepej premiera botërore e drames së Pirandelos në përkthimin tim dhe se, për arsye të sfondit politik, kjo premierë do të shoqërohej me një solemnitet të veçantë. Pirandeloja kishte premtuar se do të merrte pjesë personalisht, dhe, meqë Musolini mbahej ende asokohe si mbrojtës i deklaruar i Austrisë, të gjitha qarqet zyrtare, me kancelarin në krye, njoftuan se do të ishin të pranishme në shfaqje. Ajo mbrëmje duhej të ishte në të njëjtën kohë edhe një manifestim politik i miqësisë austro-italiane (në të vërtetë, i protektoratit të Italisë mbi Austrinë).

Unë vetë u ndodha rastësisht në Vjenë gjatë atyre ditëve kur duhej të fillonin provat e para. U gëzova që po takohesha sërish me Pirandelon dhe isha gjithashtu kureshtar të dëgjoja fjalët e përkthimit tim të thëna me atë diksionin muzikor të Moisiut. Por, me një ngjashmëri të përbindshme, u përsërit pas një çerek shekulli e njëjta ngjarje. Kur shfletova gazetën herët në mëngjes, lexova se Moisiu kishte mbërritur nga Zvicra me grip të rëndë dhe se provat do të shtyheshin për shkak të sëmundjes së tij. E po, grip është, mendova unë, s’do të jetë ndonjë gjë dhe aq serioze. Por zemra nisi të më rrihte fort kur iu afrova hotelit – lavdi Zotit, thashë si për të ngushëlluar veten, s’është hoteli Saher, por Grand Hoteli! – ku po shkoja për të takuar mikun tim të sëmurë; kujtimi i vizitës sime të padobishme te Kajnci erdhi e ma përshkoi tërë trupin si një drithërimë. Dhe të njëjtat rrethana u përsëritën pas një çerek shekulli me aktorin më të madh të asaj kohe. S’më lanë ta takoja Moisiun, sepse sapo kishte rënë në kllapi nga temperatura e lartë. Pas dy ditësh u ndodha, njësoj si në rastin e Kajncit, para arkivolit të tij dhe jo në provat e shfaqjes.

*

Këtë kapërcim përpara në kohë e bëra për të treguar fazën e fundit në plotësimin e atij mallkimi misterioz që lidhej me sprovat e mia në fushën e teatrit. Sigurisht që këtë përsëritje e quaj vetëm si një rastësi, por s’ka dyshim se në atë kohë vdekja e Matkovskit dhe e Kajncit njëri pas tjetrit pati një ndikim vendimtar në rrjedhën e jetës sime. Në qoftë se asokohe Matkovski në Berlin e Kajnci në Vjenë do të kishin vënë në skenë dramat e para të një djaloshi njëzetegjashtëvjeçar, do të kisha arritur, falë artit të tyre, i cili mund të bënte të kishte sukses edhe një vepër teatrore nga më të dobëtat, të bëhesha i njohur shumë më shpejt e mbase me pa të drejtë për një publik më të gjerë, por s’do të kisha përjetuar ato vitet e mia të studimit të ngadalshëm e të eksplorimit të botës. Në atë kohë e quaja veten, dhe kjo është e kuptueshme, si të përndjekur nga fati, sepse qysh në fillim teatri zuri të më ofronte perspektiva aq joshëse, saqë s’kisha guxuar kurrë as t’i ëndërroja, dhe m’i rrëmbente pastaj mizorisht mu në çastet e fundit. Por vetëm në vitet e para të rinisë duket ende sikur rastësia dhe fati janë e njëjta gjë. Më vonë njeriu e di se rrjedha e vërtetë e një jete përcaktohet nga diçka e brendshme. Sado e çuditshme e sado absurde të na duket që rruga jonë nuk përputhet me dëshirat që kemi, prapëseprapë ajo na çon më në fund te synimi ynë i padukshëm. /koha/ KultPlus.com

Aleksandër Moisiu, aktori i famshëm botëror që qëndroi besnik ndaj origjinës shqiptare

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai  ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.

Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal.

Aleksandër Moisiu vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. / KultPlus.com

Gazeta hebraike më 1935: Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq nga një grip

Nga Aurenc Bebja

“L’Univers Israélite” ka botuar, të premten e 29 marsit 1935, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Austri

Vdekja e Aleksandër Moisiut

 “Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq në Vjenë nga një grip.

Ai lindi në 1890 (në fakt lindi në 1879) në Trieste. Pati qenë pjesë e trupës së famshme të Max Reinhardt-it.

Që nga viti 1933, nuk u shfaq më në një skenë gjermane. Përkundrazi, ai kishte një interes të madh për teatrin hebraik dhe e ndihmoi shpesh “Habima-n”. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-israelite-1935-hebreu-i-njohur-aleksander-moisiu-vdiq/

Me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes së Aleksandër Moisiut, aktorja italiane rrëfente për maestron e madh

Nga Aurenc Bebja

“Radiocorriere” ka botuar, me 6 qershor 1936, në faqen n°42, homazhin ekskluziv të aktores italiane Wanda Capodaglio-Campo për Aleksandër Moisiun, me rastin e përvjetorit të parë të vdekjes se talentit me origjinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Moisiu nga Wanda Capodaglio-Campo 
Burimi : Radiocorriere, 6 qershor 1936, f.42

Aktori i madh Aleksandër Moisiu, i cili vdiq në Vjenë vitin e kaluar, u kujtua në radio nga Wanda Capodoglio-Campo, aktorja jonë që ishte në krah të tij në atë që do të ishte faza e fundit e aktivitetit të tij artistik. Ne botojmë përkujtimin pasionant, të cilin aktorja e tha me thjeshtësi të admirueshme, e tradhtuar nga emocioni i saj intim aq i thellë, meqenëse aktori i madh ishte shumë i pranishëm në shpirtin e saj.

 “Në përvjetorin e parë të vdekjes së tij, ata që, si unë, patën fatin të jetonin pranë tij, ta admironin, ta donin për cilësitë e tij të shumta, nuk mund të mos ndiejnë mirënjohje të thellë për Inspektoratin e Teatrit Italian që dëshiroi të nënvizonte këtë datë, duke kujtuar këtë figurë të madhe të zhdukur në mënyrë të parakohshme.

 Unë e takova në qershor të vitit 1933 në Milano, kur ai erdhi për herë të parë në Itali për të recituar “Legjenda e Secilit (e të gjithëve)”. Dëshira për t’iu afruar këtij aktori të njohur, i cili për vite me radhë kishte mbushur Evropën me lavdinë e tij, më kishte shtyrë të kërkoja një pjesë të misterit të Ugo Hoffmansthal-it. Kur u gjenda në praninë e Moisiut, në skenën e Teatrit Lirik, përshtypja ime e parë ishte e habitshme: e kisha imagjinuar për interpretuesin e shumë klasikëve, për dishepullin e Reinhardt-it, një figurë imponuese, një zë bubullues, diçka heroike në çdo gjest, dhe përkundrazi ai m’u shfaq një krijesë krejt tjetër: flokëverdhë (bjond), i hollë, i përulur, naiv, me një maskë shumë të lëvizshme, dy sy të mëdhenj të qetë dhe depërtues, nga ku shkëlqente mundi (vlimi) i brendshëm.

Gjatë provave ai menjëherë zbuloi se ishte një maestro i madh; ai dinte se si të gjithë të ndiheshin mirë, për të gjithë kishte gati fjalën që bindte, sugjerimin që duhej, duke u shprehur me një ndrojtje dhe një ngrohtësi në të njëjtën kohë, që të bindnin. Të gjithë i jemi përkushtuar menjëherë: në mbrëmjen e parë të gjithë kemi qenë entuziastë dhe të lumtur me suksesin që solli interpretimi i tij. Mbrëmje e paharrueshme.

 Kisha e Sant’Ambrogio-s në Milano, me arkitekturën e saj që arrin lartësitë e bukurisë me një thjeshtësi të mrekullueshme, u identifikua në mënyrë të admirueshme me përfaqësimin e parë të “Legjendës së Secilit” që Aleksandër Moisiu dha në gjuhën e tij amtare italiane. Atë mbrëmje u duk se dridhja e thënies së tij për herë të parë në gjuhën që nuk kishte mundur ta mbyllte (burgoste) brenda tij, u bashkua me madhështinë e zhveshur të oborrit ambrosian, në një harmoni prekëse.

Dhe artisti u prek nga ky kthim në të cilin shpirti i tij prej fëmije njohu fjalët e gjuhës së tij. Fjalët e para të thëna në agimin e jetës me lutjet e para. Ndoshta ky ishte tërmeti që dridhej në Pater noster-in e tij, si jehona e dashur e një pastërtie që nuk harrohet.

Ai më tha atë mbrëmje: “Nëna ime do të ishte kaq e lumtur. Dëshira e saj e fundit ishte që unë të recitoj në italisht. Ia pata premtuar, dhe sot më në fund munda ta mbaj premtimin”.

Nëna e tij ishte italiane, ndërsa babai shqiptar. I lindur në një Trieste të përçarë dhe i rritur në një mjedis me intelektualitet ndërkombëtar, ai nuk mund ta ndiente veten si një qytetar i një toke të vetme. Ai kishte mbetur i tillë gjatë gjithë jetës së tij i lidhur vetëm me atdheun e madh të artit. Derisa Italia e Musolinit, duke rrezatuar mendimin dhe doktrinën e rinisë së tij të re në botë, pushtoi papritmas edhe Aleksandër Moisiun, duke krijuar tek ai nevojën e brendshme për të ardhur mes nesh, e cila iu zbulua atij si emocion i papritur i një riatdhesimi. Dhe e tillë ishte në fakt, sa që ai ndjehej shumë italian dhe me këtë entuziazëm të natyrshëm, pas suksesit të Milanos, ai donte të bënte një turne artistik në të gjithë gadishullin. Kush nuk e mban mend pasazhin e tij triumfal me “Kufomën e gjallë” dhe me “Hamletin”?

 Sepse arti i Moisiut në thelb kishte karakteristikën krejtësisht moderne të zvogëlimit (reduktimit) të shpirtit të personazheve, madje edhe të mbingarkuar nga sinteza ose të mbuluar nga simboli, në shpirtin e thjeshtë dhe spontan të njeriut.

Ishte fytyra intime, e fshehtë dhe, për këtë arsye, e butë, e shkëputur, pothuajse e ngathët e njerëzve që ai ju paraqiste, për të na dhënë të vërtetën më autentike. Moisiu artist dhe njeri ishin identikë në të gjitha aspektet. Personazhet që ai preferonte (luante) mbartnin gjithnjë diçka prej tij. Ai dëgjonte vetëm diktatet e zemrës dhe ndihej i qetë në shpirtrat e shqetësuar dhe të munduar. Ai nuk ishte aspak një borgjez : injoronte urdhrat, gjithçka në të ishte fantazi dhe temperament i egër. Ai urrente pedantrinë, njerëzit e ftohtë, të ndërlikuar, intelektualë, por pa shpirt. Jashtëzakonisht zemërgjerë, mund të thuhet mirë se dora e tij e djathtë injoronte atë që jepte e majta. Ai i përçmonte paratë. Ai ishte i prirur drejt të përulurve dhe të varfërve dhe askush nuk iu drejtua zemrës së tij kot.

Ai kishte besim te shpirtrat e mëdhenj, te poetët e mëdhenj: Dante, Shekspiri, Gëte. Mbi të gjithë, ai adhuronte Michelangelo-n. Ai ishte gjithashtu një njohës shumë i mirë i muzikës dhe zëri i tij ishte muzikor, i pagabueshëm, plot melankoli dhe trishtim. Ai e zbukuroi jetën për të gjithë: dhe përjetësisht i dashuruar në fjalët e poetëve, ai kërkoi vargjet me të cilat i bëri të dridheshin zemrat e dëgjuesve. Romeo afroi dhe rrethoi të gjitha Xhulietat me krahët e tij të ndezur (të ngrohtë); Hamleti, melankolik, meditues i thellë, zhvlerësonte njerëzimin; një Hamlet me një ndjeshmëri gati femërore; një Hamlet italian i cili dukej një i burgosur i shqetësuar i atmosferës nordike shekspiriane: Jedermann vdiq si një njeri i cili papritmas shikon kotësinë e jetës vetëm për t’u tërhequr në fund, kur thotë në një mënyrë të paimitueshme Pater noster-in. Ai këndoi, duke folur dhe ajo këngë ishte bërë një formë e shprehjes shumë personale që i dha atij një fytyrë të veçantë.

 Pasi pushtoi (fitoi) atdheun e tij, ai kishte krijuar një entuziazëm të ri pune: propozoi të kryente një program të gjerë klasik për këtë vit, kishte lidhur një kontratë të rëndësishme me Amerikën e Jugut, ku duhej të shkonte me Kompaninë tonë për një kurs recitimi në italisht.

 Gjithashtu për këtë turne ai dëshironte që përveç Shkëlqesisë së Tij Luigi Pirandello-s, i cili ia kishte besuar një nga veprat e tij, autorë të tjerë italianë të shkruanin për të. Ai kishte pranuar me gëzim të luante në një film personazhin enigmatik të Lorenzino de Medici. Ai ishte caktuar të luante Savonarola-n e Rino Alessi-t në Maggio Fiorentino.

 Vdekja shkatërroi gjithë këtë entuziazëm të realizimit; por ai sigurisht u ngushëllua nga lajmet për shtetësinë italiane shumë të dëshiruar dhe të marrë përfundimisht. 
Fatkeqësisht, ky lajm arriti në Vjenë në prag të katastrofës. Mjekët, për ta ruajtur nga një emocion i dhunshëm (i fortë), këshilluan që pacientit të mos i tregohet menjëherë; por kur e gjithë shpresa humbi, çaste para fundit, gruaja e tij donte t’i thoshte se ëndrra e tij e fundit ishte realizuar. Fytyra e zymtë e Aleksandrit të varfër u shndërrua, një dritë e tërë e pushtoi, ai dukej sikur po qetësohej, pastaj në një psherëtimë ai murmuriti: shumë vonë… shumë vonë!… Ai dremiti, pastaj erdhi deliri gjatë të cilit ai vazhdoi të murmuriste fjalët italiane, pasi që nga fillimi i sëmundjes së tij ai kishte folur vetëm në gjuhën tonë, mbase ndihej ngadalë të rikthehej një fëmijë… dhe fjalët e tij të fundit, para se të vdiste ishin: Venecia, Venecia e bukur… e bukur… kështu në vizionin e atdheut, të rizbuluar dhe kaq shpejt të humbur…, u shua ky shpirt i madh i një artisti shumë të veçantë, i një poeti të skenës, i një njeriu thellësisht të mirë.”

WANDA CAPODAGLIO CAMPO

https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1936-me-rastin-e-pervjetorit-te-pare-te-vdekjes-se-aleksander-moisiut-aktorja-italiane-wanda-capodaglio-campo-na-rrefen-maestron-e-madh/