Në Ditën Ndërkombëtare Rome, teatri ‘Nexhip Menekshe’ sjell shfaqjen ‘Hijet’

Për nder të Ditës Ndërkombëtare Rome, më 8 Prill, Teatri Rom “Nexhip Menekshe” do të realizoj shfaqjen eksperimentale “HIJET” nga autori dhe regjisori Kaltrim Balaj, përcjell KultPlus.

Në shfaqje bëhet fjalë për një muze arkeologjik i cili mund të ketë një ndjenjë të fuqishme emocionale kur vihen në pah të dhimbshmet e kaluara të njerëzimit. Një prej këtyre historive tragjike që mund të jetë e paraqitur në një muze të tillë është holokausti. Viktimat e holokaustit ishin njerëz që vuajtën më thellë në trup dhe shpirt në një kohë kur njeriu ishte në një kërkesë të vërtetë për të ruajtur veten. Ata ishin personat që u persekutuan, u detyruan të punonin në kampet e punës dhe u vranë në kampet e koncentrimit dhe në qendrat e zhdukjes. Por shpirtrat e tyre nuk mund te zhduken asnjëherë.

Në përmbledhje, shfaqja “Hijet” në Teatrin Rom paraqet historinë emocionale dhe të dhimbshme të persekutimit dhe gjenocidit të popullit rom gjatë Holokaustit dhe ngjarjeve të tjera. Aktorët portretizojnë historitë e viktimave, duke e çuar audiencën në një udhëtim të ndjeshëm dhe sfidues në jetën e tyre. Performanca synon të promovojë ndjeshmërinë, respektin dhe tolerancën ndaj popullit rom dhe të parandalojë që ngjarje të tilla të përsëriten në të ardhmen. Megjithëse përvoja mund të jetë e dhimbshme, është thelbësore të mësosh nga historia dhe të mbrosh të drejtat e njeriut.

Në përgjithësi, performanca “Hijet” luan një rol vendimtar në promovimin e mirëkuptimit kulturor dhe harmonisë midis komuniteteve të ndryshme. Kjo eksperiencë mund të jetë e dhimbshme dhe e mundimshme, por nuk duhet harruar se kjo është një pjesë e historisë që nuk duhet të harrohet. / KultPlus.com

‘Pamje revolucioni’, shfaqja që flet për revolucionet e munguara dhe ato që presin të shpërthejnë

Xhemile Hysenaj

‘Pamje revolucioni’ erdhi mbrëmë në skenen e vogël të Teatrit Kombëtar, duke shpalosur para publikut se revolta jo gjithmonë është aq e pastër sa duket, se brenda vetes ngërthen edhe krisje e lëkundje që shpiejnë deri në thyerjen totale të revolucionit si ide. Kjo shfaqje, e cila erdhi pikërisht në 13 vjetorin e Pvarësisë së Kosovës, jo rastësisht e pati premierën pikërisht në këtë ditë, pasi historia e popullit tonë numëron shumë revolucione, që u manifestuan herë me luftë e herë me rezistencë, shkruan KultPlus.

‘Pamje revolucioni’ me tekst të Tino Caspanellonit e cila erdhi nën regjinë e Kaltrim Balajt, është epilogu i një revolucioni i cili ndodhë në hapësirë të padefinuar. Të bllokuar atje, tre revolucionarët e fundit provojnë në mënyrë të dëshpëruar për të mbajtur gjallë ëndrrën. Dhe kur realiteti nxiton ta arrijë ëndrrën, atëherë ‘kështjella magjepsëse’, fillon të bie, për të hequr dorë nga revolucionet dhe për të treguar brishtësinë e një utopie.

Tre të rinj, të magjepsur pas një ideali, stoik në revoltën e tyre, aq të sigurt në vendimt e tyre saqë askujt nuk do t’i shkonte mendja për ndonjë thyerje në mes. Mirëpo, si shpesh herë, ndodhi thyerja e kësaj revolte aq të fuqishme. Një revoltë që dështoi dhe nuk shkoi deri fund.

‘Pamje revolucioni’, siç tregon edhe regjisori Balaj, ka hasur në vështirësi gjatë realizimit duke pasur parasysh situatën pandemike. Madje ai tregon se vazhdimisht kanë pasur frikë për ndonjë infektim të mundshëm, por që nuk ka ndodhur.

‘Për mua ky tekst është një nga tekstet më aktuale, jo vetëm për ngjarjet dhe zhvillimet aktuale në Kosovë por edhe si tërësi. Ne historikisht, ndoshta edhe brenda familjes kemi revolta. Pasi revolta fillon nga ne. Çuditërisht revolucionet janë të tilla vetëm kur shpërthejnë duke përmbysur sisteme, ndërsa me kalimin e kohës ato sërish çuditërisht shndërrohen në sisteme’, ka theksuar regjisori për KultPlus.

Revolucioni që zë vend në këtë shfaqje, nuk përfundon. Brenda këtij revolucioni, të revoltuarit hasin në revoltën e njëri tjetrit.

‘Jo pa qëllim shfaqjes i është përshtatë skenografia dhe gjetjet të cilat konsistojnë në idenë që reevolucioni ose rruga drejt tij ka gjithmonë edhe shtrembërime brenda’, ka potencuar tutje Balaj për KultPlus.

“Pamje revolucioni”, flet për revolucione të munguara, revolucione të dështuara e për revolucione që presin të shpërthejnë. Çuditërisht revolucionet janë të tilla vetëm kur shpërthejnë duke përmbysur sisteme, ndërsa me kalimin e kohës ato sërish çuditërisht shndërrohen në sisteme. / KultPlus.com