Katy Perry shet të drejtat për katalogun e saj muzikor për 225 milionë dollarë

Këngëtarja Katy Perry ka shitur të drejtat e katalogut të saj muzikor në një marrëveshje që thuhet se kap vlerën e 225 milionë dollarëve.

Firma investuese Carlyle Group njoftoi të hënën se të drejtat për këngët dhe albumet e këngëtares 38-vjeçare ishin blerë nga Litmus Music.

Shitja mbulon të pesë albumet e Perry të publikuara për Capitol Records, nga “One of the Boy”s e 2008-ës deri tek Smile e 2020-ës.

Kjo përfshin hitet si: Firework, Teenage Dream, Hot ‘n’ Cold, California Gurls dhe I Kissed A Girl, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Kjo llogaritet të jetë marrëveshja më e madhe e katalogut për një artist të vetëm këtë vit, pasi që Justin Bieber ishte bartësi i mëparshëm i titullit.

“Litmus” tani zotëron aksionet e Perryt në regjistrimet kryesore dhe botimet për disqet, që do të thotë se do të mbledhë çdo honorar në të ardhmen që fiton muzika.

Dy nga këngët e saj “Dark Horse” dhe “Roar” kanë më shumë se një miliard transmetime në Spotify, ndërkaq “Roar” është gjithashtu një nga videot më të shikuara të të gjitha kohërave në YouTube me 3.8 miliardë.

Yll i madh në vitet 2010, ka ngadalësuar shkallën e saj të punës në vitet e fundit, duke u përqëndruar në rezidencën e saj në Las Vegas dhe duke rritur një familje me partnerin e saj, aktorin Orlando Bloom./klankosova/KultPlus.com

Katy Perry fiton gjyqin për këngën “Dark Horse”

Katy Perry nuk do të duhet të paguajë më 2.8 milionë dollarë për një reper që pretendonte se ajo i vodhi këngën e tij me hitin e saj, Dark Horse.

Marcus Grey e paditi Perry-n në vitin 2014, duke thënë se ajo kishte vjedhur një pjesë me tetë nota nga kënga e tij “Joyful Noise”.

Një juri ra dakord dhe i dha atij pagesën prej 2.8 milionë dollarësh, por një gjykatës më vonë e përmbysi atë vendim, duke thënë se melodia nuk ishte “veçanërisht unike apo e rrallë”.

Duke e mbështetur atë vendim, një gjykatë apeli ka thënë se vendimi origjinal mund të kishte mbytur krijimtarinë muzikore.

Në një vendim gjykata po ashtu ka thënë se Grey ishte përpjekur të pretendonte një “monopol të pahijshëm” mbi “blloqet e ndërtimit muzikor” kur ai paditi Perry për herë të parë në vitin 2014.

“Procesverbali na detyron të konkludojmë se ostinatot në fjalë këtu përbëhen tërësisht nga elementë muzikorë të zakonshëm dhe se ngjashmëritë midis tyre nuk lindin nga një kombinim origjinal i këtyre elementeve,” thuhet në vendimin e ri. / KultPlus.com

Katy Perry thotë se puna më e mirë në botë është mëmësia

Katy Perry po vazhdon ta shijoj mëmësinë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me të dashurin e saj, Orlando Bloom, në gusht të vitit të kaluar.

Këngëtarja amerikane ka deklaruar së fundmi se vajza e saj të cilën e ka quajtur Daisy Dove ia ka ndryshuar asaj jetën.

“Ajo më ka ndryshuar jetën dhe po vazhdon ta ndryshoj atë”, ka thënë Katy duke shtuar se si po i jep rëndësi vajzës së saj më shumë se çdo gjëje tjetër.

Sipas saj, kur bëhesh nënë, gjëja e vetme në të cilën duhet të fokusohesh është se si të jesh nënë.

Katy ka thënë se që kur e ka lindur vajzën e saj, e ka kuptuar se puna më e mirë në botë është mëmësia.

Këngëtarja 36 vjeçare është fejuar me aktorin e famshëm Orlando Bloom në vitin 2019. / KultPlus.com

Albumi i Katy Perry s’pati sukses, këngëtarja rrëfen për depresionin

Këngëtarja Katy Perry është hapur rreth përjetimeve të saj, pas albumit i cili nuk pati sukses. Kjo vjen, pasi ajo shpesh ka pasur një sërë hitesh dhe ka fituar çmime të shumta, ndërsa albumi i fundit nuk arriti të renditet në top-lista.

35-vjeçarja, e cila po pret fëmijën e saj të parë, ka folur me guxim se si u ndikua shëndeti i saj mendor nga ky mossukses. Njëra nga këngët në albumin “Witness”, “Chained To The Rhythm”, arriti të jetë në top-listat e Billboard, por këngët e tjera nuk u pritën edhe shumë mirë.

”Unë u bëra shumë e pasigurt dhe u detyrova të organizoja një udhëtim, për t’u qetësuar si emocionalisht, shpirtërisht dhe psikologjikisht”. /KultPlus.com

Perry, këngëtarja me më së shumti fitime për vitin 2018

Katy Perry gjatë vitit 2017 fitoi vetëm 33 milionë dollarë, duke zënë vendin e nëntë për këngëtaret më të paguara gjatë një viti.

Ylli amerikan sivjet është ngjitur suksesshëm në skenë, duke fituar 83 milionë dollarë që prej qershorit 2017 deri në qershorin e vitit 2018, raporton Forbes.

34-vjeçarja këtë periudhë e kaloi në turneun botëror “Witness” ndërsa 20 milionë dollarë i fitoi nga pjesëmarrja si gjyqtare e “American Idol”.

Vendin e parë si artistja me më së shumti fitime, Katy e siguroi me albumin e saj “Witness’ që shiti 180 mijë kopje vetëm në javën e parë të publikimit.

Në pozitën e dytë është pozicionuar Taylor Swift me 80 milionë dollarë fitime. Pozitën e tretë e ka siguruar Beyonce me 60 milionë dollarë fitime./ KultPlus.com