Dëgjojeni këngën fituese të “Këngës Magjike” 2018-të (VIDEO)

Kënga “Plas” nga Flori Mumajesi u shpallë sonte kënga më e mirë e Festivalit “Kënga Magjike” 2018-të.

“Plas”, kënduar nga Flori Mumajesi ishte kënga më e votuar në këtë festival. Mumajesi u vlerësua shumë për vokalin e tij përmes të cilit i dha jetë kësaj kënge.

A të mungon ty fryma ime
Siç po mungon mu fryma jote
Vetën time e përsëris
A të mungon fytyra ime
Siç me mungon mua fytyra jote
Dhe vetën time përsëris

S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo

E përsërita prapë vetën time
Dikë si ty, unë do kërkoja
Dhe pse e di nuk ka si ti
Dhe bëja kot sikur harroja
Këputur gjunjët, ecja, vazhdoja
Vetën time e përsëris

S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo

E ke mirënjohjen time përjetësisht
Mësova unë të ndjej, njësoj si ti
Kam jetuar, kokë e këmbë dashuruar
Akull shpirti im sot
Se nuk të kam dot

S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kena me u pa mo
S’ kena me u pa mo bashkë
Nuk kena me u pa mo
Shpirti im e di po plas
Nuk kemi me u pa mo./ KultPlus.com

Lista e plotë e fituesve të “Këngës Magjike” 2018-të

Sonte ka përfunduar edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike fitues i të cilës është zgjedhur Flori Mumajesi me këngën “Plas”, shkruan KultPlus.

Më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të fituesve:

Vokali më i mirë femëror shkoi për Venera Lumani me këngën “Lind për ty”.
Çmimi për grupin më të mirë shkoi për “Revolt Klan” me këngën “Ndriço.
Çmimi i Televizionit Klan shkoi për Klajdi Haruni me “Nuk të dua dot më pak”.
Çmimin artisti i ri e fitoi Wendi Mancaku” me këngën “Ëndrra ime”.
Çmimin ‘Çesk Zadeja’ e fitoi Erik Lloshi “Mos urre”.
Çmimin kënga stil e fitoi Rovena Dilo ft. Onati me këngën “Ma jo”
Çmimi ‘Best Duet’ – Flori Nazifi & Inis Neziri me këngën “Fli në krahët e mi”.
Çmimi artisti më i mirë sipas votimeve në web e kanë fituar Fifi & Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”.
Çmimin ‘Best Euro Trend’ e fituan Manuel Moscati dhe Matteo Beccuci me “Sempre”.
Çmimin e Produksionit Jon Music e fitoi “Kejsi Tolaj “Më ke mua”.
Çmimin e kritikës e fitoi Rozana Radi me “Kur përfundon një dashuri si e jona”.
Çmimin për vokalin më të mirë mashkullor, e fitoi “Mentor Haziri me këngën “Më ke vra”.
Çmimi RTV 21- Ardit Cuni dhe Daniela Toci me këngën “Qaj”
Çmimi “Magjia e parë”- Lorenc Hasrama dhe Olsi Bylyku “Si të flas”
Çmimi “Best to invest”- Krusita “Akull”
Çmimi ‘Etno Trend’- Artiola & Bruno “Po digjem”
Çmimin performanca më e mirë e fitoi Ronela Hajati “Vuaj”
Çmimi i interpretimit Era Rusi “Mos ma merr”
Çmimin për baladën më të mirë e mori Flori Mumajesi me këngën “Plas”
Çmimin kënga më e mirë e fitoi Aurela Gace dhe Eli Fara “Zemra Rratatata”
Vendi i tretë- Fifi & Mc Kresha me këngën “Psikopatja jote”
Vendi i dytë- Aurela Gace dhe Eli Fara “Zemra Rratatata”
Vedni i parë- Flori Mumajesi me këngën “Plas”

Edhe këtë edicion emrat e mëdhenj të muzikës shqipe u ngjiten në skenën prestigjioze derisa edhe emrat e rinj dhe talentët e zbuluara së fundi nuk munguan./KultPlus.com

Fifi dhe MC Kresha, me dhimbje në ‘Kënga Magjike 2018’ (VIDEO)

Festivalin ‘Kënga Magjike 2018’ po vazhdon prezantimin e këngëtarëve të këtij edicioni.

Çdo të diele, në këtë festival po prezantohen këngëtarët pjesëmarrës, njëjtë edhe artistët e rinj, me anë të emisionit E diela Shqiptare nën moderimin e Ardit Gjebresë.

Dje, u veçua prezantimi i MC Kreshës dhe Fifit, në një bashkëpunim si asnjëherë më parë.

Tekstin e këngës “Psikopatja jote” e kanë shkruar dyshja ndërsa në vetëm pak orë kënga ka shpërthyer në rrjetet sociale. Duke se bashkëpunimi mes dyshes është gjetja e radhës në estradën shqiptare.

Festivali në muajin dhjetor do të mbajë netët gjysmëfinale dhe natën finale.
Fifi është ndër këngëtaret më aktive momentalisht, ndërsa MC Kresha gjithmonë vjen i freskët në zhanrin e tij. / KultPlus.com