Pesë këngë arbëreshe, për të mos u harruar (VIDEO)

Arbëreshët e Italisë janë ndoshta gëzimi më i madh dhe plaga më e madhe e shqiptarëve. Një popullsi që është larguar vite më parë nga Shqipëria edhe sot e mban gjallë kulturën shqiptare brenda territorit italian.

Arbëreshët edhe sot e kultivojnë kulturën e tyre. Këngët e tyre, ndoshta janë dëshmia më e mirë e një traditë muzikore të fuqishme e cila edhe sot trashëgohet, e këndohet në versione të ndryshme, për tu mbajtur gjallë. Frymon shqip, frymon bukur.

Po ju prezantojmë këtu pesë këngë arbëreshe të cilat vlen të dëgjohen dhe të kultivohen tek gjeneratat më të reja. / KultPlus.com