Shpallet lista e këngëve konkuruese për festivalin Zambaku i Prizrenit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Prizrenit dhe organizata Festivali Zambaku i Prizrenit, ka shpallur listën e këngëve konkuruese  të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivali, shkruan KultPlus.

Prej të gjithave këngëve konkuruese  të edicionit të 31-rë, juria e përberë nga David Tukiçi, Mentor Zajmi dhe Edon Ramadani kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

1. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

2. Kur jam me ty – Niki Mjeda

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

3. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani

4. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

5. Vdeksha në sytë e tu – Fioralba Syla

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

6. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

7. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

8. Mall – Rakipe Karaj

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

9. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

10. Për ty – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi

11. Bulamasin – Hyrmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

12. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

13. Më i bukuri vend – Besmir Shishko

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

14. Je frymë për mu – Eda Cerriku

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

15. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

16. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi./ KultPlus.com