Hapet konkursi për këngët pjesëmarrëse tek Festivali “Zambaku i Prizrenit”

”Zambaku i Prizrenit 2022” ka hapur konkursin për këngët pjesëmarrëse në edicionin e 33-të festivalit.

Ky festival do të mbahen në fund të muajit qershor, njofton Klankosova.tv.

“Organizatorët e festivalit ftojnë të gjithë krijuesit dhe interpretuesit e këngës së muzikës së lehtë nga të gjitha trevat shqiptare në konkurrim për pjesëmarrje në këtë edicion.Konkursi për pranimin e këngëve është i hapur deri më 06 qershor 2022″.

Rregullat e Festivalit janë këto: Kënga s’duhet të jetë e publikuar më parë në të kundërtën eliminohet, një autor mund të konkurrojë me më shumë këngë – por vetëm njëra pranohet dhe një orkestrues s’mund të jetë më shumë se dy orkestrime./ KultPlus.com

Shpallet lista e këngëve konkurruese për edicionin e 32-të të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit së bashku me organizatorët e festivalit Zambaku i Prizrenit, shpallin listën e këngëve konkurruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit. Festivali tradicional i këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit sivjet shënon edicionin e tridhjetë e dytë dhe organizohet me 24 korrik në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren.

Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, dhe të gjithë pjesëmarrësit në mbrëmjen e Zambakut do të kenë mundësinë të votojnë për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të Zambakut të Prizrenit.

Nga 36 këngët konkurruese të edicionit të 32-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Arben Skenderi – Prof. Celist/Kompozitor (kryetar jurie), Elvis Bytyqi – Prof. Kitarist (anëtar) dhe Dardan Gjinolli – Prof. Saksafonist (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

  1. Më nuk je – Besmir Shishko Muzika dhe Orkestrimi: Artan Elshani, Vargjet: Besmir Shishko
    2. Medusa – Rovena Dilo Muzika dhe Orkestrimi: Hitman, Vargjet: Rovena Dilo
    3. Kur vallëzuam ne të dy – Agim Tejeci Muzika dhe Vargjet: Agim Tejeci, Orkestrimi: Besim Mydyti
    4. S’ngrohet zemra ime – Jehona Lumi Muzika dhe Orkestrimi: Rinor Ukimeri, Vargjet: Jehona Lumi
    5. Sarıl bana – Tolga Kazaz Muzika: Husein Kazaz, Orkestrimi: Armend Shala, Vargjet: Hakan Denker
    6. Të dua ty – Mariza Ikonomi Muzika dhe Orkestrimi: Endrit Shani, Vargjet: Mariza Ikonomi
    7. Bukuria – Artan Bakia Muzika dhe Orkestrimi: Artan Bakia, Vargjet: Naim Frashëri
    8. Vendi nën diell – Donika Rushiti Muzika: Seb Delhysa, Orkestrimi: Armend Shala, Vargjet: Mark Gojani
    9. Se do dashuronte dashuria – Ilir Baxhaku Muzika dhe Orkestrimi: Gazmend Kraja, Vargjet: Lasgush Poradeci
    10. Me gjysëm zëri – Klea Kasemi & Klara Doci Muzika: Klea Kasemi, Orkestrimi: Aldo Marku, Vargjet: Klara Doci
    11. Këtu besëlidhja – Arsim Nushi Muzika: Arsim Nushi, Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Gani Muhaxhiri
    12. Prilli nuk e dinte – Diana Toska Muzika: Veton Perolli, Orkestrimi: Artan Elshani, Vargjet: Irena Bano
    13. Dashni e rrallë – Rei Bezhani Muzika dhe Vargjet: Eriona Rushiti, Orkestrimi: Enis Mullaj
    14. Fry moj erë – Elizabeta Janaqi Muzika dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi, Vargjet: Milaim Islami
    15. Özledim – Hürmet Celina Muzika dhe Vargjet: Hürmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi
    16. Ndarja – Ruzhdi Sadiku Muzika dhe Orkestrimi: Rron Sadiku, Vargjet: Qemail Juniku.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij. Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake.

Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë. Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit. / KultPlus.com

Festivali “Zambaku i Prizrenit” shënon edicionin e 31-të në rrethana pandemie

Festivali tradicional i këngës së lehtë ‘Zambaku i Prizrenit’, sivjet shënon edicionin e tridhjetë e një. Për shkak të kushteve të krijuara nga situata e pandemisë COVID-19 dhe masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit, komuna e Prizrenit ka vendosur që sivjet festivali të organizohet pa prezencën e publikut dhe të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

Mbrëmja e Zambakut do të mbahet më 3 tetor 2020 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, ku gjithsej do të garojnë gjashtëmbëdhjetë këngë si dhe do të ndahen katër çmime. Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituese do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit për çmimin e parë, dytë dhe tretë, ndërsa të gjithë teleshikuesit do të kenë mundësinë të votojnë online nëpërmjet uebfaqes së festivalit për këngën e tyre të preferuar, e cila edhe do të rrëmbej çmimin kryesor të festivalit atë të ‘Zambakut të Prizrenit’.

Nga të gjitha këngët konkurruese të edicionit të 31-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: David Tukiçi – Prof. Kompozitor/Dirigjent (kryetar i jurisë), Mentor Zajmi – Prof. Klarinetist (anëtar) dhe Edon Ramadani – Prof. Dirigjent (anëtar), kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit si në vijim:

1. Për ty – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi 

2. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

3. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

4. Më i bukuri vend – Besmir Shishko

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

5. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi

6. Kthimi në Atdhe – Rakipe Karaj & Mario Zaja

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

7. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

8. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

9. Je frymë për mu – Eda Cerriku

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

10. Bulamazsin – Hürmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

11. Kur jam me ty – Niki Mjeda

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

12. Vdeksha n’sytë e tu – Fioralba Syla

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

13. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

14. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

15. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

16. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz          

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani.

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Gjatë viteve të 90-ta, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë.

Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit. / KultPlus.com

Shpallet lista e këngëve konkuruese për festivalin Zambaku i Prizrenit

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e komunës së Prizrenit dhe organizata Festivali Zambaku i Prizrenit, ka shpallur listën e këngëve konkuruese  të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivali, shkruan KultPlus.

Prej të gjithave këngëve konkuruese  të edicionit të 31-rë, juria e përberë nga David Tukiçi, Mentor Zajmi dhe Edon Ramadani kanë përzgjedhur 16 këngët garuese të festivalit.

Më poshtë gjeni listën e plotë:

1. Të takohemi në Zambak – Dardan Gjinolli

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Dardan Gjinolli

2. Kur jam me ty – Niki Mjeda

Muzika: Anton Kaftalli, Vargjet: Lindita Halili, Orkestrimi: Ilir Zoga

3. Një natë vere në Prizren – Tolga Kazaz

Muzika dhe Vargjet: Kujtim Gërmizaj, Orkestrimi: Artan Elshani

4. Zemra zemrën vet e gjenë – Ana Lushi

Muzika: Jetmir Barbullushi, Vargjet: Jorgo Papingji, Orkestrimi: Shpëtim Saraqi

5. Vdeksha në sytë e tu – Fioralba Syla

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Naim Krasniqi

6. Lamtumirë moj gotë – Gentian Gojani

Muzika, Vargjet dhe Orkestrimi: Shkëlqim Raci

7. Hëna dhe ti – Eranda Bytyqi & Fatih Qukiqi

Muzika dhe Orkestrimi: Anida Gjinali, Vargjet: Fiona Thaqi

8. Mall – Rakipe Karaj

Muzika dhe Orkestrimi: Ylli Kalaja, Vargjet: Aulon Kalaja

9. Melosi hynjor – Qëndresa Bunjaku

Muzika dhe Vargjet: Arijeta Daci, Orkestrimi: Hysni Klinaku

10. Për ty – Ruzhdi Sadiku

Muzika dhe Orkestrimi: Ruzhdi Sadiku, Vargjet: Bashkim Buxhovi

11. Bulamasin – Hyrmet Celina

Muzika dhe Vargjet: Hyrmet Celina, Orkestrimi: Sertan Sallahi

12. Larg dhe afër – Laorjan Ejlli

Muzika: Oleg Gjerga, Vargjet: Prec Zogaj, Orkestrimi: Gazmend Kraja

13. Më i bukuri vend – Besmir Shishko

Muzika: Veton Perolli, Vargjet: Musa Bushrani, Orkestrimi: Artan Elshani

14. Je frymë për mu – Eda Cerriku

Muzika dhe Orkestrimi: Orges Kallaku, Vargjet: Denata Toce

15. Nën hijen e lisit plak – Agon Tufa

Muzika: Hysni Klinaku, Vargjet: Milaim Islami, Orkestrimi: Agron Syla

16. Mall – Shaban Krasniqi

Muzika: Shaban Krasniqi, Vargjet: Ismail Kadare, Orkestrimi: Arbër Krasniqi./ KultPlus.com

“Zambaku i Prizrenit” shënon edicionin e 31-të pa prezencën e publikut

Situata e krijuar nga pandemia Covid-19, ka bërë që shumë festivale në Kosovë të anulohen ose të mbahen pa prezencën e publikut.

Festivali “Zambaku i Prizrenit” në 5 shtatorin e këtij viti do të shënoj edicionin e tij të 31-të, por ndryshe prej herëve tjera në bahçen “Kino Lumbardhi”, ku dhe do të mbahet ky festival do të mungoj publiku, shkruan KultPlus.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se për shkak të situatë të krijuar në vend, festivali do të organizohet pa prezencën e publikut, por më një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalet televizive.

“Për shkak të masave të përcaktuara për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, u vendos që ky manifestim i festivalit të mbahet më 5 shtator 2020, pa prezencën e publikut, i cili do të transmetohet drejtpërdrejtë në kanale televizive për të gjithë teleshikuesit”, thuhet në njoftim.

Të gjithë artistët do të kenë mundësinë të dërgojnë këngët e tyre në festival deri me datën 7 gusht të këtij viti, kurse votimi për këto këngë do të bëhet online.

“Zambaku i Prizrenit” ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes këngës së lehtë. Ky festival është themeluar nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës së lehtë si baladat, shansonet e serenatat.

Karakteristikë e këtij festivali është edhe kultivimi i artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertorin e muzikës së lehtë, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtar, kompozitor, poet, instrumentist, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë. / KultPlus.com

“Ura e dashurisë” merr çmimin Zambaku i Prizrenit 2019

Edicioni i 30-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili u mbyll mbrëmë, e për të cilin janë hedhur kritika e dyshime për mungesë transparence, ku në kopshtin e kinemasë “Lumbardhi” në Prizren, mbrëmjen e të shtunës u mbajt edicioni jubilar i këngës së vjetër qytetare nën patronatin e Komunës së Prizrenit. “Zambaku i Prizrenit”.

Në këtë edicion u paraqitën 16 këngë, të cilat garuan për çmimet tradicionale të festivalit.

Kënga “Ura e Dashurisë”, interpretuar nga Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku, është shpallur kënga më e mirë e edicionit të 30-të të festivalit të këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit”.

Ura e Dashurisë” e autorit Veton Perolli me tekst të Musa Bushranit dhe orkestrim nga Edon Ramadani ka marrë çmimin e publikut “Zambaku i Prizrenit’, duke marrë kështu edhe ‘Zambakun e Argjendtë” për kompozitorin dhe “Mikrofonin e artë” për interpretuesit e kësaj kënge. Kjo këngë është shpallur edhe si kënga me tekstin më të mirë të festivalit.

Në natën finale të këtij festivali janë ndarë edhe dy çmime:

Vendi i parë: “Lule Lule”, këndojnë Besiana Mehmedi & Shkodran Tolaj, autor Nexhat Macula, teksti Shkodran Tolaj, orkestrimi Riza Dolaku.

Vendi i dytë: Rovena Dilo “Do të çmend”, autor Adrian Hila, teksti Rovena Dilo, orkestrimi Adrian Hila./ 21media/ KultPlus.com

Këta janë këngëtarët që do të sfidohen te “Zambaku i Prizrenit”

Sot u mbajt konferenca e parë zyrtare për shtyp e Festivalit Zambaku i Prizrenit 2019. Këshilli organizativ i festivalit njoftoi të pranishmit për përbërjen e këshillit të emruar nga Kryetari i Komunës, të cilët përfaqësojnë institucionet/organizatat kulturore të qytetit të Prizrenit. Drejtori artistik Besim Berisha shpalosi programin dhe pregaditjet e deritanishme të pjesës artistike të festivalit. Ai prezentoi gjashtëmbëdhjetë këngët që do të garojnë për çmimet kryesore gjatë natës finale të festivalit, të cilat do të këndohen live nga interpretues të njohur nga disa treva shqiptare. Gjithashtu potencoi që gjithcka është duke shkuar sipas planifikimeve të organizimit si dhe potencoi që këngëtarët dhe orkestri me shumë entuziazëm presin të fillojnë provat për mbrëmjen e Zambakut.

Në natën finale të festivalit që do të mbahet më 29 qershor 2019 në bahçen e Kino Lumbardhit në Prizren, ku do të ndahen gjithsej katër çmime. Juria Profesionale për shpalljen e këngëve fituse do të bëj përzgjedhjen e tri këngëve më të mira të festivalit: vendi i parë (trofeu Mikrofoni i Artë), vendi i dytë dhe vendi i tretë. Publiku prezent në sallë do të përzgjedhin këngën më të mirë të publikut (trofeu Zambaku i Argjentë). Trofeu Mikrofoni i Artë do t’i takojë këngëtares/it të këngës fituese të festivalit nga juria profesionale, trofeu Zambaku i Argjentë do t’i takojë kompozitorit të këngës më të mirë të publikut, ndërsa shpërmbilet tjera do të ndahen në mënyrë të barabartë mes kompozitorëve dhe interpretuesve përkatës të këngëve.

Këngët e përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të festivalit janë:

Ky edicion i festivalit realizohet nga Këshilli Organizativ i festivalit nën patronatin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe synon t’a ngris kualitetin artistik të munguar kohëve të fundit. Ditëve në vijim do të publikohen detaje të reja rreth organizimit të festivalit. Për më shumë info, mund të shihni faqen zyrtare të festivalit në Facebook (Zambaku i Prizrenit).

Festivali i këngës së lehtë “Zambaku i Prizrenit” është themeluar në vitin 1986 nga institucionet e atëhershme kulturore të Kosovës, si ngjarje e vetme kulturore që kultivon zhanrin e muzikës qytetare, si baladat, shansonet e serenatat. Gjatë viteve të 90-a, me shkatërrimin e institucioneve kulturore dhe produksionit muzikor të RTP-së, përgjegjësinë për ruajtjen e traditës e merr SHKA “Agimi”, e cila arrin që këtë festival ta bart në vitet e pasluftës, prej kur komuna e Prizrenit merr përsipër menaxhimin e tij. Festivali i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit” mbahet për çdo vit në fund të qershorit/fillim të korrikut, dhe në të interpretohen këngë në gjuhën shqipe, turke e boshnjake. Zambaku i Prizrenit përveç karakterit reprezentativ, çdo vit është shquar edhe me kultivimin e artistëve dhe këngëve të reja të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në repertoarin e muzikës qytetare, duke afirmuar personalitete të njohura të muzikës si këngëtarë, kompozitorë, poetë, instrumentistë etj, të cilët i kanë begatuar vlerat e mirëfillta muzikore të vendit tonë./KultPlus.com

Shpallet lista e këngëve konkuruese për festivalin Zambaku i Prizrenit

Këshilli organizativ i festivalit të këngës së lehtë Zambaku i Prizrenit, shpallë listën e këngëve konkuruese të përzgjedhura për të qenë pjesë e garës zyrtare të këtij edicioni të festivalit.

Nga të gjitha këngët konkuruese të edicionit të 30-të, juria profesionale/seleksionuese e përbërë nga: Jetmir Barbullushi – Dirigjent (kryetar i jurisë), Nora Rrema Alishani – Prof. (anëtare) dhe Misbah Kaçamaku – Prof. (anëtar), ka selektuar 16 këngë garuese si në vijim:

Nostalgji – Sedat Kuqi

Autor & Tekst: Mysafer Qafleshi – Orkestrim: Visar Kuqi

Lule Lule – Besiana Mehmeti & Shkodran Tolaj

Autor: Nexhat Macula – Tekst: Shkodran Tolaj – Orkestrim: Riza Dolaku

Këtë natë – Artemisa Hithi

Autor: Gazmend Kraja – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja

Dashuri pa fund – Emi & Artan Bakia

Autor & Teskt & Orkestrim: Artan Bakia

Do të çmend – Rovena Dilo

Autor: Adrian Hila – Tekst: Rovena Dilo – Orkestrim: Adrian Hila

Ura e dashurisë – Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku

Autor: Veton Perolli – Tekst: Musa Bushrani – Orkestrim: Edon Ramadani

Të gjejë në zemër – Qëndresa Bunjaku & Altruis Morina

Autor & Teskt: Arijeta Daci – Orkestrim: Hysni Klinaku

Vallëzim lamtumire – Klea Kasemi

Autor: Arben Skenderi – Tekst: Denata Toçe – Orkestrim: Kristi Belo

Ndarjen nuk e dua – Besnik Nurkollari

Autor & Tekst: Kujtim Gërmizaj – Orkestrim: Ali Babayunus

Jo mos thuaj jo – Orjeta Kelaj

Autor & Teskt & Orkestrim: Nexhat Rexha

Te Marashi po të pres – Shaban Krasniqi

Autor: Arbër Krasniqi – Tekst: Shaban Krasniqi – Orkestrim: Arbër Krasniqi

O gece – Eren Karaibo

Huseyin Kazaz – Tekst: Bekir Yavuz – Orkestrim: Ali Babayunus

Kënga që s’mbaron – Majlinda Cikaqi

Autor: Valton Beqiri – Tekst: Fatmir Muja – Orkestrim: Valton Beqiri

Ditë e re – Orgesa Zaimi

Autor: Bojken Lako – Tekst: Andi Lazaj dhe Bojken Lako – Orkestrim: Bojken Lako

Ty Prizren – Urim Salihu

Autor & Tekst & Orkestrim: Shefqet Hoxha

Një lules – Laurjan Ejlli

Autor: Oleg Gjerga – Tekst: Lindita Halili – Orkestrim: Gazmend Kraja.

AAK kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit në lidhje me “Zambakun e Prizrenit”

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prizren ka dorëzuar kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit. Kërkesa shoqërohet me 16 nënshkrime, bën të ditur kjo degë përmes një njoftimi për media.

Në bazë të nenit 44, pika 1 dhe pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit të Deputetëve të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mosmbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”.

Kërkesës i është bashkëngjitur edhe lista me 16 nënshkrime të anëtarëve të Kuvendit Komunal të Prizrenit nga radhët e kësaj partie./KultPlus.com

“Zambaku i Prizrenit” feston 30 vjetorin e themelimit me promovimin e dy kompakt-disqeve

Festivali i muzikës së vjetër qytetare, “Zambaku i Prizrenit”, më 27 dhjetor të këtij viti shënon 30-vjetorin e themelimit. Ky përvjetor do të festohet me promovimin e dy kompakt-disqeve, të cilat përmbajnë 30 këngët më të suksesshme të “Zambakut të Prizrenit” ndër vite.

Themeluesi i këtij festivali, kompozitori Reshat Randobrava, thotë se qëllimi i “Zambakut të Prizrenit” ishte kultivimi i këngës së kompozuar në frymën e këngës së vjetër qytetare, shansonës, romancës dhe formave të tjera të lira muzikore.

Shumica e këngëve të kompozuara për “Zambakun e Prizrenit” u janë kushtuar bukurive natyrore të qytetit të Prizrenit dhe jetës së banorëve të tij ndër shekuj, shkruan KL. Ky festival, prej vitit 1986 deri në vitin 1990 ishte mbajtur nën patronatin e Radio Televizionit të Prishtinës dhe Bashkësisë Vetëqeverisëse të Interesit të Prizrenit.

Nga viti 1990 deri në vitin 2003, shumicën e herëve, “Zambaku i Prizrenit” u mbajt nën patronatin e Shoqërisë Kulturore-Artistike “Agimi” të Prizrenit, ndërsa prej vitit 2003 deri në vitin 2016, nën patronatin e Drejtorisë për Kulturë të Prizrenit./ KultPlus.com

Përzgjidhen këngët për festivalin “Zambaku i Prizrenit 2017”

Juria e organizatorit të festivali “Zambaku i Prizrenit” në përbërje: Xhevdet Gashi, Besnik Krajku, Krist Lekaj dhe Osman Goranci (për tekst), ka përzgjedhur këngët që do të jenë pjesë e edicionit të 29-të të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, shkruan KultPlus.

Drejtori i Studio Helix, Istref Krasniqi njofton se pas organizimit të suksesshëm të edicionit të vitit të kaluar të “Zambakut të Prizrenit”, këtë vit interesimi i kompozitorëve për pjesëmarrje në edicionin e 29-të kanë qenë shumë i madh.

“Organizimi i suksesshëm i edicionit të kaluar nga Studio Helix ia ka kthyer namin festivalit dhe këtë vit në adresën tonë kanë ardhur 25 këngë, nga të cilat juria ka përzgjedhur 15. Juria e ka përzgjedhur një këngë më shumë këtë vit, sepse tradicionalisht në festival paraqiten 14 këngë. E kemi bërë këtë përjashtim, sepse kompozimet që kanë arritur janë me vlera të mirëfillta të natyrës së festivalit”, shprehet Krasniqi.

“Edhe këngët që kanë mbetur jashtë edicionit të 29 kanë vlera, por juria ka përzgjedhur kompozimet më të mira” ka shtuar Krasniqi.

Image
Ai shprehet i bindur se festivalit “Zambaku i Prizrenit” po i kthehet rëndësia që e kishte, prandaj, edhe për faktin se vitin e ardhshëm është edicioni jubilar i 30, do t’i propozojë Kuvendit Komunal që “Zambaku i Prizrenit” të mbahet dy net.

Krasniqi njofton se edhe për festivalin “Fluturat” dhe Rrock live, kanë arritur kompozime të mirëfillta dhe janë përzgjedhur këngët.

Edicioni i 29-të i festivalit “Zambaku i Prizrenit”, edicioni i 19-të i festivalit Fluturat dhe Rrock live do të mbahet në fund të muajit shtator.

Këngët e përzgjedhura për edicionin e 29 të festivalit “Zambaku i Prizrenit”

Lum Halabaku me këngën “Shpresë”

Gjergj Kaçinari – “Shekëlqimi në bar”

“Besim Berisha – “Balada me numër X”

Tomor Berisha – “O Zambak lule në parajsë”

Arsim Kryeziu – “Vitet po kalojnë”

Menan Kiseri – “Kujtimet e rinisë”

Nexhat Rexha – “Trëndafilin unë e zgjodha”

Gazmend Kraja – “Zambaku e lulebora”

Ylli Kalaja – “Sytë e zi vetull gjilpanë”

Nexhat Macula – “ “Loti”

Ylli Ramzoti – “Peisazh pranveror”

Artan Bakija – “Elegji për dashurinë”

Shefqet Hoxha – ngën “Gradu ljubavi” (Qyteti i dashurisë)

Hysein Kazaz – “Ugurlar Olsun”

Edon Ramadani – “Violina e vjetër”

‘Zambaku i Prizrenit’ fton kompozitorët për edicionin e 29-të

Festivali “Zambaku i Prizrenit” duke qenë festivali i vetëm në Kosovë, i këngës së vjetër qytetare, nëpër vite ka ruajtur frymën e vlerave të mirëfillta dhe është shndërruar në një nga aktivitetet që hyjnë në përshkrimin e ngjarjeve të qytetit. Ndër të tjera Prizreni quhet edhe qyteti i “Zambakut…”, përcjellë KultPlus.

Organizatorët e edicionit të 29-të të festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, këngës për fëmijë “Fluturat 2017” dhe “Rock live”, Studio Helix dhe Komuna e Prizrenit, ftojnë të gjithë kompozitorët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora që të konkurrojnë me krijimet e tyre më të reja. Konkursi mbetet i hapur deri më 6 shtator.

Këtë vit për shkak të procedurave tenderuese, formë kjo e dhënies në organizim të Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, (anulimit dy herë të tenderit), festivali “Zambaku i Prizrenit”, “Fluturat” dhe Rock live do të mbahen në pjesën e fundit të muajit shtator.

Studio Helix, kompani kjo muzikore që merret me organizimin e aktiviteteve muzikore, rezistoi dhe fitoi tenderin për organizimin e Festivalit të këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit”, duke u ballafaquar me Kompani për kultivimin e luleve në kopshte dhe kompani qe merren me printim dhe reklama.

“Duke e parë gjendjen në të cilën e sollën festivalin e këngës së vjetër qytetare, disa organizatorë të papërgjegjshëm, dhe Kompani të tjera të ngjashme të cilat mendjen e kanë te përfitimi dhe jo te organizimi i mirëfilltë, Studio Helix që nga viti i kaluar kur e organizoi edicionin e 28 me vullnetin dhe dëshirën më të mirë po synon, që këtij festivali të ia kthejmë namin që e ka. Edicioni i 28 i vitit të kaluar ishte pikë kthese në shpëtimin e Festivalit “Zambaku i Prizrenit”, i cili për disa vite ishte para dilemës të mbahej apo të mos mbahej, prandaj studio Helix me edicionin e 29 premton se jo vetëm me organizim cilësor të festivalit por edhe cilësinë e pjesëmarrjes së këngëve të vjetra qytetare, do të ia kthej namin që e ka festivali “Zambaku i Prizrenit”, thotë Istref Krasniqi drejtor i Studio Helix.

Konkursi
Pas nënshkrimit të Kontratës, Studio Helix në bashkëpunim me Kuvendin Komunal në Prizren shpall konkursin për pranimin e këngëve konkurruese për festivalin e këngës së vjetër qytetare “Zambaku i Prizrenit 2017”, “Fluturat” dhe Rock Live. Kushtet për konkurrim janë këto: Këngët konkurruese duhet të kenë vlera të mirëfillta muzikore në frymën e këngës së vjetër qytetare, Këngët konkurruese për “Fluturat” duhet të kenë vlera të mirëfillta të këngës për fëmijë, Këngët për festivalin Rock live duhet të kenë vlera të muzikës Rrock. Pjesëmarrësit në konkurs duhet të dërgojnë demo incizimin e këngës dhe tekstin në dy kopje. Punimet dërgohen me shifër, ndërsa në zarf të veçantë dërgohet emri dhe mbiemri i plotë i autorit me adresë të saktë dhe me numër të telefonit. Do të shqyrtohen vetëm kompozimet e reja të cilat janë në frymën e muzikës së vjetër qytetare.

Festivali ka karakter garues

Punimet duhet të dorëzohen deri më 6 shtator në adresën Rruga e Saraçëve, numër 3B, ose në adresën elektronike [email protected] me shenjën për Festivalin “Zambaku i Prizrenit 2017. Edicioni i 29 i Festivalit Zambaku i Prizrenit do të mbahet në ditët e fundit të muajit shtator.

Juria profesionale ndan tri vendet e para për këngët më të mira të festivalit. Kënga fituese shpërblehet me trofeun “Zambaku i Argjend”, përderisa votat e publikut përcaktojnë këngën më të mirë të zgjedhur nga publiku e cila shpërblehet me trofeun “Mikrofoni i Artë”.

Kënga që do të zërë vendin e parë, përveç “Zambakut të Argjend” do të shpërblehet me shumën prej 500 Euro, vendin i dytë, do të shpërblehet me shumë prej 300 Euro dhe vendi i tretë do të shpërblehet me shumën prej 200 Euro. Kënga më e mirë e zgjedhur nga publiku përveç me “Mikrofonin e Artë” do të shpërblehet edhe prej 300 Euro. Trofeu “Zambaku i Argjend” i takon kompozitorit, ndërsa Trofeu “Mikrofoni i Artë” i takon këngëtarit, Shpërblimet tjera në mënyrë të barabartë i takojnë këngëtarit dhe kompozitorit të këngëve fituese.

Gjithashtu do të ndahen shpërblimet tradicionale për këngët më të mira të festivalit “Fulturat 2017” dhe Rock Live 2017. / KultPlus.com