Këngëtari i njohur amerikan, Kip Winger në ‘Hardh Fest’

Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.

“Ca kokrra rrushi”, është slogani i edicionit të 21-të të festivalit që pritet të mbledhë mbi 100 mijë vizitorë në festën e vjeljes së rrushit.

Sot është zbuluar edhe një tjetër emër që od të jetë pjesë e festivalit. Bëhet fjalë për yllin e këtij edicioni që do të jetë legjenda e rock-ut, Kip Winger.

“Të shtunën me 3 shtator, këngëtari, muzicienti dhe kompozitori amerikan, Kip Winger ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, do të performojë në Rahovec, në Hardh Fest 2022!

Kip it high!”, thuhet në njoftim.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and Winery dhe Sponsor Gjeneral BPB! / KultPlus.com