Ceremonia Grammy nën hijen e vdekjes së Bryantit

Basketbollisti që vdiq të dielën, Kobe Bryant është kujtuar në ndarjen e çmimeve Grammy nga Boys 2 Men.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është udhëhequr nga Alicia Keys.

Ajo tha që të gjithë të pranishmit janë të mërzitur nga tragjedia në të cilën përveç Bryantit, vdiq edhe vajza e tij 13 vjeçare dhe 7 persona të tjerë.

E me çmime vëmendjen më të madhe e ka marrë 18 vjeçarja, Billie Eilish e cila mori shumicën e çmimeve me këngë nga albumi When We all Fall Asleep, Where do we go?.. ku mori çmimin për album, këngë dhe çmimin e artistes më të re.

Kënga Higher nga Dj Khaled ka fituar çmimin e këngës më të mirë rap derisa albumi më i mirë në këtë kategori është IGOR nga Tyler the Creator.

Bashkëpunimi më i mirë duo është vlerësuar Old town road nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus.