Ceremonia Grammy nën hijen e vdekjes së Bryantit

Basketbollisti që vdiq të dielën, Kobe Bryant është kujtuar në ndarjen e çmimeve Grammy nga Boys 2 Men.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është udhëhequr nga Alicia Keys.

Ajo tha që të gjithë të pranishmit janë të mërzitur nga tragjedia në të cilën përveç Bryantit, vdiq edhe vajza e tij 13 vjeçare dhe 7 persona të tjerë.

E me çmime vëmendjen më të madhe e ka marrë 18 vjeçarja, Billie Eilish e cila mori shumicën e çmimeve me këngë nga albumi When We all Fall Asleep, Where do we go?.. ku mori çmimin për album, këngë dhe çmimin e artistes më të re.

Kënga Higher nga Dj Khaled ka fituar çmimin e këngës më të mirë rap derisa albumi më i mirë në këtë kategori është IGOR nga Tyler the Creator.

Bashkëpunimi më i mirë duo është vlerësuar Old town road nga Lil Nas X dhe Billy Ray Cyrus.

Vajzat shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në “Grammy 2020” (FOTO)

Mbrëmë u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Grammy” dhe si rëndom, vëmendje të madhe rrëmbyen yjet e muzikës me parakalimin e tyre mbi qilim të kuq.

Në mesin e shumë të famshmëve që e hijeshuan këtë ceremoni, lëvdata për paraqitjen e tyre morën edhe kantautoret me prejardhje shqiptare, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Njomza.

Lipa e cila në ceremoni parakaloi e shoqëruar nga i dashuri i saj, Anwar Hadid, dukej si një engjëll i vërtetë me një fustan të bardhë sateni të disenjatores Vera Wang, derisa komente të shumtë pozitive, këngëtarja kosovaro-britanike, morri për modelin e flokëve dhe grimin e saj me shumë stil.

Rexha kishte veshur një kostum të zi të kombinuar në mënyrë të përkryer me një bluzë të brendshme në formë të rrjetës, dhe duke e ofruar kështu një dukje elegante dhe të mprehtë. Rexha po ashtu e prezantoi një shpërblim gjatë mbrëmjes, krahas yllit të muzikës Shania Twain.

Në anën tjetër Njomza, kishte zgjedhur që të përshtatej me qilimin e kësaj ceremonie, duke e veshur një fustan tejet tërheqës ngjyrë të kuqe, të kombinuar me një palë sandale me rripa. / KultPlus.com